Kanë kaluar afërsisht dy muaj nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, por ende nuk është njoftuar zyrtarisht të kenë nisur hetimet ndaj deputetëve që dyshohet se ishin përfshirë. Kryesisht bëhet fjalë për deputetë të OBRM-PDUKM-së, së Nikolla Gruevskit, të cilët dyshohen të kenë ndihmuar protestuesit që më 27 prill, ‘pushtuan’ Kuvendin duke sulmuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga Prokuroria Publike nuk kanë dhënë detaje rreth nisjes eventuale të procedurave hetimore edhe pse raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin për përfshirjen e të paktën gjashtë deputetëve…
Author: Adijat
Sot në Maqedoni do të shënohet Dita e Egjiptianëve të Ballkanit (24 qershori). Ngjarja kryesore do të mbahet në Ohër në Qendrën për Kulturë “Gligor Përliçev”, transmeton /Almakos.com/
Një dramë familjare ka përfunduar me vdekje të premten mbrëma në Ascona të Zvicrës. Shtetasi nga Maqedonia (54) qëlloi për vdekje gruan (38), ndërsa më pas tentoi të vetëvritej, shkruan “Blick”, transmetojnë mediat në vend. Dje rreth orës 8.30 të mëngjesit Goran M. (nuk është shqiptar siç shkruajtën disa media shqiptare) ishte duke ecur dorë për dore me gruan e tij në drejtim të liqenit dhe Migros. 54 vjeçari kishte një pistoletë 9-milimetra në çantë, që sipas gjitha gjasave nuk ishte në dijeni të bashkëshortes Hani (38). Papritur në hyrje të parkingut Via Muraccio 54 vjeçari qëllon për vdekje 38…
Në hyrje të Tetovës me vite nuk mund të pastrohet deponia e egër që qelb qytetin. E njejta, mbrëmë është djegur dhe tymi ka mbuluar hryjen e qytetit, shkruajnë mediat në vend. Fotografi dhe video që janë dërguara tek Eco Guerilla shihet qartë tymi i zi që ka mbuluar objektet. Qytetarët e revoltuar kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë problem që tymos Tetovën..Almakos.com/
Trajço Dimkov nga VMRO-DPMNE-ja deklaron se partia e tij është për marrëdhënie të mira fqinjësore, të bazuara në respektimin e ndërsjellë. Ai thotë se do të mbështet gjithçka që është në të mirë të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, por asgjë që është në kundërshtim me interesat e shtetit dhe popullit maqedonas. Dikmov shprehet se Kryeministri Zoran Zaev duhet të sqarojë se çfarë është arritur me Bullgarinë, duke e akuzuar se Zaevi hesht për pohimet, gjoja gjuha maqedonase është dialekt bullgar.
EUROSTAT ka publikuar listën e vendeve evropiane sa i përket mbeturinave për kokë banori. Të dhënat e statistikës evropiane tregojnë se në Maqedoni një banorë krijon 1000 kilogram mbeturina në vit, ndërsa mesatarja e BE është 1806 kilogramë, shkruan gazeta Koha. Por ajo që mund të thuhet për vendet e rajonit është se në masë të madhe kjo renditje ndër vendet me pak mbeturina i dedikohet fakti se shtetasit e këtyre vendeve mbeturinat i hedhin edhe në forma tjera. Shqipëria e ka kryesuar këtë herë renditjen evropiane për prodhimin e plehrave për frymë me sasinë më të ulët. Sipas…
Një pjesë e madhe e hetimeve të hapura javën e ardhshme do mbarojnë në aktakuza, kështu ka deklaruar kryeprokurorja speciale Katica Janeva një javë para skadimit të mandatit ligjor të PSP për mbarim të hetimeve. Për disa të dyshuar mund të ndalohet hetimi ndërsa procedura për tjerët të vazhdojë në gjykata e që pret që gjyqi në shpejtësi të plotë të mbarojë me aktakuzën. Edhe pas mbarimit të mandatit PSP do vazhdojë me punën lidhur me bisedat e përgjuara, do hap hetime të reja aty ku ka indikacione për krim dhe korupsion, kështu ka deklaruar Janeva e cila ka lëshuar…
Në konferencën e sotme “E ardhmja e TV kanaleve komerciale tokësore në nivel nacional: Cila është formula e suksesit?”, në organizim të Institutit të Maqedonisë për media, përfaqësues të industrisë mediale, shoqërisë civile dhe institucioneve diskutuan për problemet dhe perspektivat e TV kanaleve komerciale në nivel nacional, njohton Almakos. Euroambasadori, Samuel Zhbogar, në hapje tha se biznesi i mediave në Maqedoni i ka dy qëllime, të sigurojë përfitim dhe të sigurojë lirinë e shprehjes dhe informacioneve, ndërsa shteti përmes rregullatorëve të vet të pavarur dhe profesional në proces transparent i ndjek operacionet e tyre. “Ata i ndjekin si lirinë edhe…
Shoqata e ndërtimtarisë, industrisë së materialeve ndërtimore dhe jometaleve në mbledhjen e mbajtur më 23 qershor, diskutoi rreth miratimit të ligjit mbi ndërtimin dhe planifikim hapësinor dhe urbanistik, por edhe mbi problemet serioze të financave, dhe për çdo problem në lidhje me investimet kapitale. Në diskutimin e vëllimshëm, në prezencë të ministrit të transportit dhe lidhjeve, z. Goran Sugarevski, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë z. Andrea Serafimovski shpalosi problemet e afaristëve të ndërtimtarisë, njohton Almakos. U sugjerua nga Serafimovski që të ketë ndërhyrje në Ligjin e Ndërtimit, ku shtatë vitet e fundit ka pësuar 25 ndryshime. Ai ju drejtua…
Maqedonia ka nevojë që urgjentisht të krijojë një ambient më të sigurtë dhe më human për të punësuarit. Ekzistojnë linja telefonike ku mund të paraqiten parregullsitë, por paralelisht me ato, ekziston edhe frika se pas kësaj paraqitje mund të humbet vendi i punës, shkruan Almakos. Sa i përket kësaj, Ministrja në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, tha se tani qytetarët, konkretisht të punësuarit duhet të ndjehen të lirë të paraqesin rastet kur ndodh të shkelen të drejtat e tyre, pasi që institucionet do të punojnë me vepra dhe jo me fjalë. Sa i përket punës së institucioneve,…
Qeveria e re ndër premtimet e saj ka edhe atë për rritje të pagës minimale. Megjithatë, rritja e pagës minimale mund të bëjë edhe më të shpeshta rastet kur, pagesa e rrogës në bankë bëhet sipas rregullave, ndërsa shtesën e të njejtës pasi e tërheq nga banka, punëtori ia kthen pronarit, përndryshe mund të humbasë edhe vendin e punës, njohton Almakos. Sa i përket kësaj, ministri i financave, Dragan Tevdovski, në takimin që mbajti sot ( e premte) me sindikatat dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, tha se do të bëhet çfarëdo që është e nevojshme që keqpërdorime të…
Në kuadër të Verës së Shkupit 2017 sonte do të hapet ekspozita e piktorit akademik Adin Hebib. Hebib, i cili është i lindur në vitin 1955 në Mostar, është shkolluar në Mostar dhe Beograd, ndërsa ka përfunduar në Paris në klasën e prof Boris Cikallovski, ku nga viti 1983 deri në vitin 1985, ka specializuar ekspresionizëm. Opusi i tij i pasur i fotografive dhe grafiteve përshin skenografi, pllakate, ilustrime të librave dhe monografi, shkruajnë mediat në vend. Adin Habib ka marrë 11 çmime të para evropiane për dizajn grafik. Është fitues edhe i serisë së çmimeve shkencore dhe mirënjohjeve…

