Eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn në fillim të fjalës së tij në konferencën për media nga Qeveria, uroi festën e Fitër Bjaramit dhe falenderoi mediat që edhe sot e ndoqën këtë ngjarje, shkruan Almakos.com. Gjatë ditës së sotme ( e hënë)mbërriti në Shkup. Në agjendën e tij përpos takimit tek a tek me kryeministrin Zoran Zaev, ishte pjesmarrja në seancën e qeverisë dhe më pas konferenca për mediat. Diplomati Johannes Hahn shprehu qëndrim pozitiv sa i përket ndryshimit të atmosferës në Maqedoni, që nga hera e fundit që ai ishte për vizitë. Porosia e tij ishte që të gjithë të…
Author: Adijat
Avokati i Popullit në kumtesën me rastin e 26 qershorit, Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura porositi duke potencuar se obligimi për luftë kundër torturës dhe trajtimit johuman nuk guxon të jetë vetëm deklarues, por është koha që autoritetet të ndërmarrin masa dhe aktivitete konkrete për shuarjen e situatave të tilla, ndërsa viktimat të cilat ishin objekt i torturës ose veprimit tjetër mizor, jonjerëzor ose poshtërues t’u sigurojnë mbështetje adekuate ligjore, mjekësore, psikologjike dhe sociale, transmeton Flaka. Avokati i Popullit vlerëson se mbështetja e viktimave nga tortura paraqet një nga obligimet themelore në çdo shoqëri e cila i…
Deponia problematike e qytetit të Strugës është ndezur sërish, duke rikthyer problemin me këtë katastrofë ekologjike në Strugën turistike, shkruajnë mediat në vend. Mediat bëjnë të ditur se vetëm një automjet i zjarrfikësve ka tentuar që të shauj zjarrin e sërishëm. Në lidhje me këtë, javën që shkoi pati disa protesta të qytetarëve. U paralajmëruan hapa konkret për të zgjidhur këtë çështje, megjithatë ende nuk ka asnjë hap konkret drejt përmbylljes së kësaj çështje, transmeton /Almakos.com/
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka arritur në godinën e Qeverisë së re. Në derë e ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ndërkaq Han do të marrë pjesë edhe në seancën tematike të Qeverisë, shkruajnë mediat në vend. Ashtu siç njoftojnë nga shërbimi informativ i Qeverisë, kryeministri Zaev me eurokomesarin do të takohet në ora 13:10. Tet-a-tet takim, i cili është paraparë që të zgjasë 15 minuta, do të jetën ë kabinetin e Zaevit. Në ora 13:25 duhet që të fillojë takimi i delegacionit, udhëhequr nga Zaev, në përbërje të së cilës do të jenë zëvendëskryeministrja dhe…
Kanë kaluar afërsisht dy muaj nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, por ende nuk është njoftuar zyrtarisht të kenë nisur hetimet ndaj deputetëve që dyshohet se ishin përfshirë. Kryesisht bëhet fjalë për deputetë të VMRO DPMNE-së, së Nikolla Gruevskit, të cilët dyshohen të kenë ndihmuar protestuesit që më 27 prill, ‘pushtuan’ Kuvendinduke sulmuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga Prokuroria Publike nuk kanë dhënë detaje rreth nisjes eventuale të procedurave hetimore edhe pse raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin për përfshirjen e të paktën gjashtë deputetëve…
Presidenti bullgar Rumen Radev shprehu mbështetje për inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE përderisa ata i realizojnë kushtet për anëtarësim dhe theksoi se kjo do ta forcojë sigurinë rajonale, shkruan gazeta greke “Katimerini”. Radev, i cili hyri në detyrë si president në janar, deklaroi se vizita e tij në Greqi ka rëndësi simbolike, transmeton BTA. Gjatë vizitës së parë në vend, Radev theksoi në një intervistë për “Katimerini” se vizita është “porosi e rëndësishme politike e cila shpreh dëshirë që marrëdhëniet midis dy vendeve të vazhdojnë të zhvillohen dhe thellohet në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët…
Në Shtip mbrëmë rreth orës 20 është gjetur i vdekur në banesën e tij një burr i moshës 55 vjeçare të cilit vdekja ju konstatua nga mjeku kujdestar i Ndihmës së Shpejtë, shkruajnë mediat në vend. Rastin është duke e hetuar Prokurori i përgjithshëm i qytetit të Shkupit së bashku me një patolog dhe ekipi i policisë në SPB-Shtip. Trupi i pajetë është dorëzuar në Institutin për mjekësi ligjore në këtë qytet. Përndryshe, vdekjet e tilla dita ditës shtohen përshkak të pakujdesit nga familjarët që të moshuarit i lënë të vetëm nëpër banesë. Si pasojë e kësaj, personat e moshuar…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në një intervistë për NOVATV, deklaroi se xhipin e braktisur që e ka gjetur TV24 në një livadh në Sonje të Epërme, e ka vozitur drejtori i Qendrës Pranuese Vizveg, Strasho Angellovski, lider i partisë konservatore “MAAK”, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Ministrja konfirmoi se kundër tij është ngritur procedurë disiplinore edhe është larguar nga puna për shkak se xhipin e ka përdorur drejt uikend-shtëpisë së tij në Sonje të Epërme, gjatë së cilës atje i është prishur dhe pastaj e ka lënë me vjet që të kalbet, transmeton /Almakos.com/
Dhe fundi i Prokurorisë Speciale Publike për të ngritur padi për materialet e përgjuara po afron. Kanë mbetur edhe katër ditë, pra deri në fund të kësaj jave. Deri tani janë hapur 19 lëndë për hetim ndërsa janë ngritur vetëm tre padi ndaj personave të përmendura në krim që dyshohen se kanë bërë krim me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe krim financiar, shkruajnë mediat në vend. Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva në një prononcim për media në javën e kaluar ka thënë se vazhdimi i afatit për të ngritur padi është i diskutueshëm dhe se pret që partitë politike të gjejnë…
E tërë shëndetësia është e partizuar, çdo spital, në çdo kënd”, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një intervistë për “Fokus”, duke shtuar se mjekët në këtë mënyrë duke mos e duruar padrejtësinë, demotivohen dhe sjellin vendime që të ikin jashtë vendit, njoftojnë mediat në vend. “Mjekët nuk munden që të shohin se si punësohen ushtarë partiak dhe padrejtësi. Duke filluar nga pastrues, infermiere, ndihmës teknik, mjekë, gjegjësisht në 7 vitet e fundit gjithçka është pranuar me çelës partiak, me përjashtime të rralla. Është fakt se është e partizuar, nuk janë zgjedhur profesionistët që e kanë ditur punën, por…
VMRODPMNE është për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respektim të ndërsjellë dhe do të mbështesë gjithçka që është në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, po asgjë që është në kundërshtim me interesat e popullit maqedonas dhe shtetit, porosit partia në një kumtesë me shkrim deri te mediat. Zaev, shtohet, në Bullgari publikisht e akuzoi Republikën e Maqedonisë se ka përhapur nacionalizën dhe urrejtje në të kaluarën, pa në këtë rast të saktësojë ndaj kujt ka përhapur shteti ynë nacionalizëm.
Oda e Mjekëve të Maqedonisë (OMM) ka reaguar në propozim-ligjin për veprimtari të mjekëve të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, duke sqaruar se ata në këtë ligj kanë punuar me vite dhe se nuk do të lejojnë të keqpërdoren për qëllime partiake. “Në ligjin për veprimtari të mjekëve Oda e Mjekëve e Maqedonisë ka punuar me vite, dhe se bazat për një procedurë të tillë ligjore janë nxitur dhe kanë filluar para 10 vjetëve, shkruajnë mediat në vend. Gjatë tërë kësaj periudhe janë ndryshuar dhe plotësuar versione të ndryshme të vendimeve të tilla ligjore edhe atë në mandatin e më shumë…

