Author: Adijat

Ish shefi i Policisë Sekrete të Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski, në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5 tha se përgjimi i 25.000 qytetarëve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në vitet e fundit, nuk është kryer as në kohën 1945-1991 kur ka ekzistuar Shërbimi Federal për Siguri në ish Jugosllavi. Bogoevski ka theksuar se DSK nuk ka guxuar sipas akteve pozitive ligjore që Maqedonia të japë certifikatë, pasi atë “rol” duhet ta ketë tjetër institucion. Ai tha se DSK në mënyrë të paligjshme edhe ka arrestuar persona në vend.

Lexo më Shumë

Byroja Australiane për Statistika ka publikuar të dhënat e para në lidhje me regjistrimin e popullsisë për vitin 2016, ku përmendet edhe numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë atje, shkruajnë mediat në vend. Në bazë të këtyre të dhënave, 98.441 persona janë përgjigjur se e kanë prejardhjen nga Maqedonia, që është një rritje prej rreth 5000 personave, krahasuar me vitin 2011.Sipas AIM-së, të pyetur për gjuhën që e flasion, 66.019 persona kanë thënë se në shtëpi e flasin gjuhën maqedonase, që është një rënie prej rreth 2000, por AIM nuk përmend për pjesën tjetër prej rreth 32 mijë personave…

Lexo më Shumë

Duke filluar prej sot e deri të shtunën, në Varshavë të Polonisë do të mbahet forum afarizmi i femrave sipërmarrëse maqedono-polake, shkruan Almakos. Sipas AIM-së, qëllimi i forumit është arritja e lidhjeve më të afërta afariste, mundësitë për bashkëpunim ekonomik, si edhe promovimi i eksporti të Maqedonisë në Poloni. Gjithashtu, synohet tërheqja e investuesve të mundshëm polak si edhe të shqyrtohen përvojat polake e shfrytëzimit të fondeve strukturore të BE-së. /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme  qeveritare u morën vendime për ndryshime kadrovike. Në dy institucione janë shkarkuar drejtorë për të emëruar më pas dy te tjerë. Sipas kumtesës së Qeverisë, për drejtor të ri të Entit Shtetëror për Statistika është emëruar, Apostoll Simovski, ndërkaq është shkarkuar Lidija Kostovska. Qeveria për drejtor të ri të Agjencisë për Administratë e ka emëruar Spase Gligorovin, ndërkaq e ka shkarkuar Zhaklina Nikollovskën.

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të mbahet konferencë me temë “Përforcimi i rolit të Kuvendit – midis reformave dhe vullnetit politik”. Në konferencë është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe ndërkombëtare, si dhe të përfaqësuesve partiak dhe kuvendor të cilët do të debatojnë për atë se si të zhvillohet roli mbikëqyrës i Kuvendit, si të përmirësohet pjesëmarrja e shoqërisë civile në punën e Kuvendit dhe si të vijë drejt debatit kuvendor më cilësor. Konferencën e organizon Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup prej ku paralajmërojnë se do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Lexo më Shumë

Drejtori i Arkivës së Maqedonisë, Filip Petrovski, i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ka hedhur akuza të ndryshme pas shkarkimit të tij nga ky post. Ai thotë se është shkarkuar n ga ”pushteti jolegjitim i Zaevit”, diçka që e ka pritur t’i ndodhë. Në akuzat e tij, Petrovski thotë se ky pushtet e ka marrë legjitimitetin nga një eurokomisioner, por jo edhe nga populli, pasi që humbën në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar/ Almakos.com/

Lexo më Shumë

Të gjithë ata që udhëtojnë në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër, duhet të kenë parasysh se edhe sot do të ketë bllokim të komunikacionit në këtë rrugë. Bllokimi do të bëhet në fshatin Rajçicë, Dibër, nga ora 13:00 e deri në ora 17:00. Arsyet e ndërprerjes së komunikacionit janë ndërtimet në rrugë, respektivisht asfaltimi në këtë pjesë të rrugës./ Almakos.com/

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme publike në Maqedoni sot dhe nesër  (28 dhe 29 qershor) është afati i parë i paraqitjes dhe regjistrimit në afatin regjistrues të qershorit. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 30 qershor. Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 3 korrik, ndërkaq rezultatet do të shpallen më 4 korrik. Dokumentet e nevojshme për paraqitje dhe kriteret dhe kushtet janë përmbajtur në Konkursin të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shpalli në fund të marsit dhe është vendosur në ueb-faqen e saj (www.mon.gov.mk). Paraqitja e dytë e…

Lexo më Shumë

Për reformat flitet, por të njejtat nuk mund të realizohen pa ndihmë financiare. Kjo u theksua nga zv/kryemnistri për Çështje Evropiane Bujar Osmani para takimit me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimorë në kuadër të Drejtorisë për Zgjërim dhe Fqinjësi të mirë, Xhenoveva Ruiz Kalavera. Ky takim vjen në vazhdimësi të dinamikës së Qeverisë për zbatimin e reformave të shumëta në vend, shkruan Almakos. Sipas Osmanit, në këtë takim planifikohej të bisedohet edhe per fondet e Bashkimit Europian, të cilat veçanërisht tani kanë shumë rëndësi. Deklaratë- Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane Ndërsa entuziazëm për bashkëpunimin me qeverinë e Maqedonisë në realizimin…

Lexo më Shumë

Të hënën (26.06) Hahn, të martën (27.06) Pribe dhe deri në fund të kësaj jave edhe diplomati Methju Nimic dhe pas një muaji sërisht eksperti Rajnhard Pribe do të qëndrojë në Shkup, shkruan Almakos. Ky i fundit pas vizitës së bërë në mesditë në Ministrinë e Drejtësisë nuk u prononcuan për mediat, përveç se tha: “ Sapo kemi filluar, do të shohim se si do të shkojë më tutje” Ndërsa, ministri Saliji shprehu gatishmërinë e plotë për zbatimin e një sërë masash dhe aktivitetesh për tejkalimin e mangësive në fushën e gjyqësisë, të përmbajtura në këtë raport. Ndryshe, eksperti gjerman…

Lexo më Shumë

Benzinat do të lirohen për 2 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit ulet për 1.5 denarë. Kështu ka vendosur sot Këshilli Rregullator për Energjetik, përcjell Almakos. Sipas vendimit, nga mesnata një litër EUROSUPER BS 95 do të shitet për 60.5 denarë ndërsa EUROSUPER BS 98 do të shitet për denarë. Cmimi i ri i një litër dizel tani do të kushtoj 46.5 denarë. Për 1.5 denarë lirohen edhe çmimi i vajit ekstra i lehtë për amvisëri, dhe tani do të kushtoj 35 denarë për litër. Këto çmime do të vlejnë në dy javët e ardhshme./Almakos/

Lexo më Shumë

Vera është periudha kur shumica e njerëzve vendosin të udhëtojnë jashtë kufijve shtetëror më së shumti me veturë. Nëse edhe ju jeni njëri nga ata që keni vendosur të udhëtoni me veturën tuaj duhet ta keni parasysh se pa dokumente të caktuara nuk mund ta kaloni shtetin. Për udhëtim me veturë jashtë shtetit janë të nevojshme këto dokumente ndërkombëtare: Karton i gjelbër Autorizim për menaxhim me veturë të dikujt tjetër Leje ndërkombëtare për vozitje Sigurim të udhëtimit Megjithatë, për diçka mos të harroni, ju rikujtojmë cilat dokumente janë të nevojshme: Dokumentet e nevojshme për lejen ndërkombëtare të vozitjes: 2 fotografi…

Lexo më Shumë