Breshëri i pak javëve më parë shkaktoi shumë dëme në tokat bujqësore, e posaçërisht në tokat e fshatit Grushin. Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë, me në krye ministrin doli që ditën e parë në terren për të kontrrolluar dëmet e shkaktuara, dhe menjëherë më pas filloi edhe vlerësimi i të njejtave. Megjithatë edhe pse duket se procesi rrjedh siç duhet, ka hasur në një pengesë. Një pjesë e banorëve nuk i kanë tokat në pronësi të tyre, të njejtat i shfrytëzojnë, por ligjërisht tokat apo parcelat janë në pronësi të prindërve të tyre apo personave të tjerë. Pra, e gjitha…
Author: Adijat
Në Maqedoni planifikohet të realizohet projekti për rikonsolidimin apo riorganizimin e parcelave tokësore. Kjo do të thotë së Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave nëpërmjet projektit të financuar nga BE (2.56 mln euro) dhe I cili do të realizohet nga FAO, do të fillojë punën për ndryshimin e kufinjve apo edhe formave të parcelave për të pasur sipërfaqe me forma më të harmonizuara dhe më të përshtatshme për prodhime bujqësore dhe më të plota, shkruan Almakos. Në prezantimin e sotëm ( e martë) të kësaj punëtorie i pranishëm ishte edhe Euroamabasadori Samuel Zhbogar. Ky i fundit tha se…
Reformat në organet e drejtësisë nuk kanë filluar ende, hapi i vetëm, është iniciativa për shkarkimin i Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvërlevski, çështje për të cilën do të vendoset të mërkurën në Kuvendin e Maqedonisë. Nga njëra anë kjo tregon se po punohet në drejtimin e kthimit të shtetit të së drejtës, ndërsa nga ana tjetër kemi një pesimizëm të qytetarëve për mos hapjen e rasteve të montuara nga PPS dhe së fundmi faktin që asnjë nga kërkesat për paraburgim të kërkuara nganPPS nuk u pranuan nga ana e gjykatës, shkruan Almakos. Sipas analistëve gjendja momentale nuk duhet të krijojë…
Tre vjet pas vizitës së tij të fundit, në orën 09:00 të së hënës në objektin e qeverisë mbërriti ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, diplomati i rradhës që viziton Maqedoninë. Siç thuhej në kumtesën e lëshuar nga Qeveria, përfaqësuesi special i OKB-së për çështjen e emrit, e ka përgëzuar qeverinë e re për vullnetin dhe ndryshimet demokratike në Maqedoni. Në takimin mes kryeministrin Zoran Zeav dhe diplomatit Nimic, është biseduar për mundësinë e përfarimit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin që e bllokon euro-integrimin e Republikës së Maqedonisë, njohton Almakos.…
Në fshatin Svillare e Poshtme të Shkupit pardje ka pasur zënkë fizike midis anëtarëve të dy familjeve për shkak të një zënke paraprake për toka. Siç njofton MPB, rastin e kanë denoncuar N.I. (62) dhe Q.I. (24) sipas së cilëve gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:40 kur në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa kanë ndenjur me anëtarët e tjerë të familjes, me automjet motorik kanë ardhur M.J., M.J., B.M., V.R. si edhe dy persona të tjerë. Ata me vete kanë mbajtur shufra, lopata, shufra druri,…, dhe menjëherë kanë filluar t’i godasin të gjithë anëtarët e familjes nëpër kokë dhe…
Bashkësia Energjetike Evropiane (BEE) i propozon Maqedonisë që të zbatojë tarifën e lirë të rrymës elektrike vetëm për këtegorinë sociale dhe për periudhë kohohre prej dy vitesh. Drejtori i Sekretariatit të BEE-së, Janez Kopaç, që sot pati takim me Komisionin kuvendor për çështje ekonomike, deklaroi se detajet e Qeverisë për kthimin e tarifës së lirë janë të panjohura për të, por përjashtimet janë të mundshme nëse argumentohen mirë, nëse janë të afatizuar dhe nëse harxhimet e bëra gjatë realizimit të paguhen nga buxheti i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria ka paralajmëruar se kthimi i tarifës së lirë nuk do të…
Komuna Çair vazhdon aksionin e asfaltimit të rrugëve në lagjen Seravë. Pas asfaltimit të rrugëve Mesta, Serava dhe Kosta Abrasheviç, përfundoi procesi i riparimit të infrastrukturës rrugore edhe në rrugën “Krimska” kurse sot përfundon edhe asfaltimi i rrugës “Sevastopolska”. Aksionet e asfaltimit të rrugëve në kompetencë të Komunës së Çairit do të vazhdojnë edhe në zona tjera ku riparimi i tyre është i nevojshëm, tonw nga Komuna .
Rreth 450 tonë kokrra gruri të pakorrura, pronë e kombinatit bujqësor “Pellagonia”, janë djegur dje nga një zjarr në atarin e fshatit Kremenicë. Siç kumtoi policia, zjarri ka shpërthyer në orën 14:15, ka kapluar 90 metra katrorë sipërfaqe, ndërsa është shuar në orën 16:00 nga ekipet e Njësitit territorial kundër zjarrfikësve – Manastir dhe të punësuarit në “Pellagoni”. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB – Manastir.
Një tërmet me intesitet prej 4.9 shkalle sipas Rihter, është ndjerë në Shkup rreth orës 13:19. Thellësia e dridhjeve ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra është shënuar 12 km larg qytetit të Ohrit./Almakos.com
Në pritje të reformave në sferën e mediave të cilët dalin nga marrëveshja e Përzhinos, një grup i organizatave mediatike kanë paraqitur Kërkesë deri te Qeveria për zbatimin e reformave sistematike në media në të cilën janë theksuar pyetjet e rëndësishme të cilët janë të domosdoshme masa praktike dhe ndryshime ligjore që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse. Nga Qeveria, gjithashtu kërkohet të fillojë një proces transparent të diskutimit publik, si për problemet me prioritet ashtu edhe për problemet tjerë që nëse zgjidhen mund të vjen deri te përmirësimi i lirisë së shprehjes dhe gjendjes së sektorit të mediave. 1.…
Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), sot i publikoi këto rezultate për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit. Rezultati i kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test. Bazuar në këtë, KShM e vlerëson shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor. “Kujtojmë se në dy raundet e organizimit të testit,…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, mëngjesin e sotëm ( e hënë) është takuar me përfaqësuesin special të OKB-së, për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic. Ashtu siç kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë, në takim është biseduar për mundësinë e përfarimit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me kontestin që e bllokon euro-integrimin e Republikës së Maqedonisë. “Ndërmjetësuesi Nimic i ka përshëndetur ndryshimet demokratike në Maqedoni, që hapin mundësi për zhvillim të shtetit”, thuhet në kumtesë. Ata thonë gjithashtu se Nimic e ka përgëzuar Zaevin për hapjen e politikave të hapura praktike, me të cilat siç ka thënë…

