Author: Adijat

Të gjithë ata që udhëtojnë për në Greqi, duhet të kenë parasysh se çfarë mund të marrin për në Greqi, e çfarë jo. Mish, djath, vezë, qumësht dhe prodhime të qumështit nuk lejohet të futen në një vend që është anëtar i Bashkimit Evropian. Në Greqi nuk guxoni të merrni as suxhuk, biftek, proshutë, jogurt e ajkë. Lejohet që të keni deri pesë kilogram pemë, perime, përveç patates, qumësht pluhur për fëmijë ose ushqim për fëmijë, si edhe deri dy kilogram ushqim për manarë. Lejohet që të merrni me vete makarona, keçap, keksa, çokollatë, ujë, lëngje, nëse nuk tejkalon çmimi…

Lexo më Shumë

“Jam i inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk kam ardhur me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit”, u shpreh përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic i cili është për vizitë zyrtare në Shkup. Ai tha se takimet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov kanë qenë të mira dhe është i inkurajuar nga ajo që ka dëgjuar nga kryeministri dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë. “Janë mendje-hapur dhe të hapur për menduar rreth kësaj çështje”. Sipas tij, në këtë…

Lexo më Shumë

Për shkaqe teknike në rrjetin elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Qendrës, Gazi Babës dhe Karposhit, informojnë nga QRMK Shkup. Në periudhën nga ora 8:30 deri në 15:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë të rrugës. Partenie Zografski, një pjesë e rrugës Tasino Çeshmiçe dhe një pjesë e rrugës Todor Aleksadrov dhe një pjese e rrugës Perisha Saveliq në Qendër. Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës Zheglan nr. 26 me rrethinën në Komunën e Gazi Babës, dhe nga ora 9:00 deri në 13:00 edhe përdoruesit…

Lexo më Shumë

Vazhdon tradita e fluksit të madhë të interesimit për t’u arsimuar në vatrën e edukimit dhe dijes që tani më ka histori dhe traditë shumë shekullore. Kjo shkollë ka qenë funksionale nga gjenerata në gjeneratë, historiku i saj është shumë atraktiv dhe sfidues. E gjallë për jetë e mot, rezistuese dhe me plotë suksese. Sot ka përfunduar provimi pranues në Medresenë Isa Beu të Shkupit ku interesimi ka qenë i madh. Mbi 220 të interesuar morrën pjesë në provim pranues të cilët gjeneralisht vijnë nga vendi jonë por një numër i konsiderueshëm i kandidatëve janë nga vendet fqinje, synim i…

Lexo më Shumë

Sot, në Kuvendin e Maqedonisë, seancë do të mbajë Komisioni për sitem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike në vend. Në rend dite është Propozim-vendimi për miratimin e akteve të përgjithshme për Avokatin e Popullit dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për nivelin e sigurimit të respektimit, përparimit dhe mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2016.

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor “Frotesa 2” është shtyrë për më 26 shtator sepse avokatët mbrojtës, Ljupço Shvërgovski dhe Mile Petrovski, kërkuan më shumë kohë për tu përgatitur. Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët. Të dyshuarit akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare që lidhen me përgjimet. Të dyshuar janë Goran Grujoski, ish-shef i drejtorisë së pestë të DSK-së dhe gjashtë shërbyes të tjerë. PSP-ja ka ngritur aktakuzë të re për lëndën “Fortesa”, duke i bashkuar lëndët hetimore “Shënjestra” dhe “Lëndina”

Lexo më Shumë

Mandati i PSP-së skadoi, ndërsa morën fund edhe “zotimet” për zbardhjen e rastit “Monstra”. Profesori universitar Mersim Maksuti, vlerëson se tani që gjyqësia ka filluar të lirohet nga kthetrat e pushtetit të kaluar, mund të pritet edhe bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore Publike dhe asaj Speciale. Kjo sipas Maksutit, pritet të rezultojë me një epilog të denjë për rastin Monstra. “Prokuroria për Krim të Organizuar në Shkup në bazë të vullnetit të vetë pozitiv për ta zbardhur deri në fund rastin “Monstra” do të duhet ta kalonte rastin te Prokuroria Speciale dhe Prokuroria Speciale pastaj ta përfaqësojë lëndën në Gjyqin Suprem,…

Lexo më Shumë

Turizmi është një nga sektoret ekonomik me rritje më rapide në vendin tonë, me potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendоre, dhe që njëkohesisht paraqet mundësi për krijimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës, këtë e tha sot Ministri Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë takimit me punëtorët e turizmit në Strugë. Bekteshi gjatë vizitës së punës që zhvilloi me kryetarin e Shoqatës së Hoteleve, restoranteve dhe kafeterive të Maqedonisë – HOTAM  Kërste Bllazhevski si dhe me përfaqësues të kësaj shoqate, tha se  turizmi ka kohë që është pjesë e jetës moderne bashkëkohore dhe sektor i…

Lexo më Shumë

Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM sot në një konferencë për shtyp kritikoi zgjedhjen e mundshme të Aleksandar Obradoviq si drejtor i mundshëm i kopmanisë shtetorore ELEM. Ai tha se Maqedonia është bërë temë në Serbi me kuadrot katastrofal që emëron Zoran Zaevi. “Maqedonia është bërë objekt për tallje në Serbi për shkak të vendimeve katastrofike që sjell Zoran Zaevi. Të gjithë pyeten si është e mundur që Zaevi t’i jep nënshtetësi dhe planifikon ta emëroj drejtor i ELEM-it, njeriun që është larguar nga pozita e drejtorit të “Elektorpriveda” të Serbisë për hedonizëm, luks dhe punë të papërgjegjshme”, tha Gjorgjievski. Ai shtoi…

Lexo më Shumë

Një autobus me targa maqedonase është djegur sot derisa po lëvizte në autostradë në afërsi të Jagodinës, në rrugën për në qytetin e Nishit. Nuk ka të lënduar në këtë incident, kanë konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Zjarrfikësit kanë shuar flakët ndërsa edhe trafiku në këtë seksion të autostradës është normalizuar. https://www.youtube.com/watch?v=BPSPaoWWGr4

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet me Greqinë mbeten prioritet kryesor edhe për Qeverinë e re të Maqedonisë, e cila po angazhohet për forcimin e këtij prioritet edhe në cilësi edhe në intenzitet, deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Greqi, Darko Angellov. Në një intervistë për portalin grek newsbist.gr, Angellov foli edhe për vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në Athinë ku tha se është gjest i fuqishëm për zhvillimin e politikës së jashtme. Në pyetjen se sa është urgjente nevoja që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, ambasadori tha se urgjenca del nga fakti se vendi jonë i plotëson kushtet për anëtarësim.…

Lexo më Shumë

Një person me kërcënim me thikë dje në Butel nga një shitore për telefona celularë ka marrë mi 1.500 euro. Siç kumtoi MPB-ja, rreth orës 21 në polici ka arritur denoncim se në salonin e VIP-Hendi, i locuar te Q.T. “Zhivko Brajkovski” në lagjen Butel, një person i panjohur i maskuar me kërcënim me thikë nga e punësuara ka marrë rreth 100.000 denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nga MPB-ja po ndërmrren masa për gjetjen e autorit, si dhe ndriçimin e tërësishëm të rastit

Lexo më Shumë