Në fshatin Svillare e Poshtme të Shkupit pardje ka pasur zënkë fizike midis anëtarëve të dy familjeve për shkak të një zënke paraprake për toka. Siç njofton MPB, rastin e kanë denoncuar N.I. (62) dhe Q.I. (24) sipas së cilëve gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:40 kur në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa kanë ndenjur me anëtarët e tjerë të familjes, me automjet motorik kanë ardhur M.J., M.J., B.M., V.R. si edhe dy persona të tjerë. Ata me vete kanë mbajtur shufra, lopata, shufra druri,…, dhe menjëherë kanë filluar t’i godasin të gjithë anëtarët e familjes nëpër kokë dhe trup, duke u shkaktuar lëndime të dukshme. Të rrahurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në SPSH “8 Shtatori”. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: I dyshuari ende në arrati pas vrasjes
- Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup
- Loja instant “Ethe e Artë” e Lotarisë Shtetërore
- Protestat e studentëve: Rama thirrje për dialog në mes të tensioneve
- Frostbite sjell protestat shqiptare në jetë përmes inteligjencës artificiale
- Ngriten aktakuza për ryshfet dhe abuzim gjatë kontrolleve tatimore në “Pulse” dhe kompanive tjera të lidhura me të
- Kreu i inteligjencës turke zhvillon bisedime në Iran me zyrtarë sauditë dhe pakistanezë
- Rusët kryejnë gati 40 goditje në rajonin e Sumit brenda një dite, tre civilë të plagosur


