Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në intervistën e fundit në Struga TV pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës. Ai potencoi se disa projete të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar. Ndërkohë duke folur në këtë…
Author: Adijat
Qeveria e re nga shtatori do të aplikojë masë të re për administratën, ashtu që një pjesë e saj do të punojë edhe të shtunën e parë të muajit. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka theksuar se janë disa institucione që do ti nënshtrohen kësaj mase: Drejtoria e të Hyrave Publike, Doganat, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, MPB, Njësitë rajonale të Drejtorisë Pronësore – Juridike, Ministria e mbrojtjes, etj. Orari i ri i punës do të jetë fleksibil ku administrata mund të vijë në punë nga ora 7:30 – 8:30 dhe mund të përfundojë orarin nga 15:30 –…
Vitin e kaluar, mbi 48 për qind e ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të ushqehen çdo të dytën ditë me mish gjedhe, pulë peshk apo ushqim vegjetarian, ndërsa rreth 50 për qind nuk janë ngrohur si duhet gjatë dimrit të madh që mbajti sivjet, shkruan gazeta KOHA. Madje, gjysma prej tyre nuk i kanë paguar me kohë faturat ndaj shtetit dhe kompanive private, si uji dhe energjia, qiraja, kreditë, ngrohja… Megjithatë, mbi 70 për qind e familjeve në Maqedoni kanë qasje në rrjetin e internetin, ndërsa 68 për qind e familjeve katëranëtarëshe kanë nga 6 telefona celular!…
Kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në ora 11:45 në konferencë për shtyp, do t’i tregojnë detajet e propozim-planit “3-6-9” për zbatimin e reformave prioritare, njofton Portalb.mk. Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e ka miratuar propozim-planin “3-6-9”. Në seancë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar se për shkak të vjetërsimit është e nevojshme që të revidohet strategjia ekzistuese për ekstremizëm radikal. Qeveria e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar informatën për përgatitjen e strategjisë nacionale dhe planit aksionar për shkatërrimin e radikalizmin dhe të ekstremizmit të dhunshëm 2017-2020, por edhe ndryshimet e strategjisë…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka paralajmëruar se së shpejti partia të cilës ai i takon do të organizohet dhe të vazhdojë punën në Kuvend si grup parlamentar. Duke mos ndarë më tepër informacion, Dimovski tha se VMRO DPMNE është duke shqyrtuar opsionin e grupit parlamentar me qëllim mos pengimin e proceseve në organin ligjvënës. I pyetur nëse partia e tij shqyrton edhe mundësinë që gjysma e deputeteve të formojnë grup parlamentarë ndërsa gjysma tjetër të mbeten jashtë si deputet të pavarur sipas rregullores së Kuvendit, Dimovski tha se për një gjë të tillë nuk mund të flas para kohe.…
Letër e hapur autoriteteve të Strugës. Kur Elvira e fejuara e te ndjerit Jetonit, po luftonte me te gjithë forcat e saje,duke kërkuar ndihme për ta shpëtuar Jetonin!. Ku i kishte Liqeni i Strugës ekipet e shpëtimit??? Benin diku plazhe, apo s’kishte fare? Të dashur Struganë, po ju drejtohem e pikëlluar shpirtërisht dhe e mbushur përplot me dhembje, meqë përfitoni nga te gjithë, mos lejoni që Struga turistike të shndërrohet në Strugë morgu, qe ç’do vit gëlltit jetët e shumë te rinjve! Para ca viteve tragjikisht humbi jetën kushëriri im, Agron Hasani nga f.Sanakos i Gostivarit, pa i mbushur njëzet…
Presidenti Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga gruaja e tij Maja Ivanova, prej sot deri më 7 korrik do të jetë në vizitë pune në Spanjë, ku do të merr pjesë në forumin “Kran Montana” që mbahet në Barcelonë. Ivanovi do të mbajë fjalim në sesionin zyrtarë në hapjen e forumit me temë “Çfarë bote për të ardhmen? Strategji për stabilitet në një mjedis të paparashikuar – drejt një mënyre për menaxhime”. Temat e diskutimit në forumin vjetor janë të fokusuara në prodhimin e energjisë, ndryshimet klimatike, kriza e refugjatëve, forcimi i rolit të gruas në shoqëri dhe mundësia për bashkëpunim…
“Takim pune me ministrin pa resor Samka Ibraimovski. Nga java e ardhshme fillon me punë gjinekologia në Shuto Orizare, me çka zgjidhet problemi shumëvjeçar dhe sigurohet mbrojtje shëndetësore e vazhdueshme gjinekologjike për gratë e kësaj komune”, thotë sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njofton Portalb.mk Në ordinancë do të punoj dr. Vjollce Mbiarra, gjinekolog specialist me përvojë disavjeçare, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan ne Shqipëri. Ndryshe, tanimë disa vjet Iniciativa e Grave të Shutkës (IGSH) ka kërkuar që të ketë gjinekolog amë në Komunën e Shuto Orizares, pasi rreth 8000 gra të këtij rajoni nuk kanë mundur t’i…
Dy denarë shtesë subvencione për një kilogram bostan të shitur nga 3 deri në 15 korrik të këtij viti të blerësve të regjistruar me çmim jo më të lartë se katër denarë, do të marrin prodhuesit. Kështu vendosi Qeveria në seancën e djeshme. Qëllimi është që, siç njoftoi, të ndihmohen bujqit për shkak të çmimit shumë të lirë me të cilin ballafaqohen. Gjatë përllogaritjes të pagimit të drejtpërdrejtë, sqaron pres-shërbimi qeveritar, janë marrë parasysh sasitë që nuk tejkalojnë 50.000 kilogramë për hektar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin akademik 2016/17 janë regjistruar gjithsej 58.083 studentë, që paraqet ulje për 3 për qind në krahasim me vitin akademik 2015/16, Numri i studenteve (femra) ka arritur në 32.297 ose 55,6 për qind. Numri më i madh i studentëve (86.6%) janë regjistuar në universitetet shtetërore, ndërsa 13 për qind janë regjistruar në universitetet private në vend. Në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/17, janë regjistruar 16.710 studentë ose 28.8 për qind (këtu përfshihen edhe studentët të cilët për herë të dytë, tretë ose më shumë regjistrohen në vitin…
Pika e parë e seancës së Gjykatës Kushtetuese e paraparë për sot, është Rregullorja për mënyrën e formimit dhe punës së komisioneve shkollore, fshehtësia e materialit të testimit ekstern, mënyrës së kontrollimit të testeve nga ana e komisioneve shkollore, si dhe forma dhe përmbajtja e raportit nga testimi ekstern në shkollat e mesme i sjellur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 22 prill të vitit 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni. Para disa ditëve qeveria e re largoi testimin ekstern për shkollat e mesme dhe fillore. Iniciativa për rishqyrtimin e gjashtë neneve nga ligji për arsim të mesëm, të cilët rregullojnë…
Ministria e Mbrojtjes i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin dhe rrethinën në dy javët e fundit. “Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Dyert e kampit, theksojnë nga MM, janë të hapura për qytetarët të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë…