Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka paralajmëruar se së shpejti partia të cilës ai i takon do të organizohet dhe të vazhdojë punën në Kuvend si grup parlamentar. Duke mos ndarë më tepër informacion, Dimovski tha se VMRO DPMNE është duke shqyrtuar opsionin e grupit parlamentar me qëllim mos pengimin e proceseve në organin ligjvënës. I pyetur nëse partia e tij shqyrton edhe mundësinë që gjysma e deputeteve të formojnë grup parlamentarë ndërsa gjysma tjetër të mbeten jashtë si deputet të pavarur sipas rregullores së Kuvendit, Dimovski tha se për një gjë të tillë nuk mund të flas para kohe. Grupet parlamentare në Kuvend mund të formohen me të paktën 5 deputet. VMRO ka të drejtë të formojë të paktën 10 grupe parlamentare.
Data 27.10.2026
Aktuale
- A ishte Arlinda Zekaj një viktimë e sistemit? Pyetja e saj tragjike para vrasjes
- Krimet mjedisore të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës. Gjetje alarmante nga inspektimi (Dosja e plotë)
- Vëllai i kryetares së Gjykatës Penale akuzohet për ryshfet në kontrollet tatimore të “Puls”-it në Koçan
- Luaj online: Loto 7 dhe Joker në Lotarinë Shtetërore
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: I dyshuari ende në arrati pas vrasjes
- Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup
- Loja instant “Ethe e Artë” e Lotarisë Shtetërore
- Protestat e studentëve: Rama thirrje për dialog në mes të tensioneve


