e aftësi të kufizuara, shoqata qytetare, organizata dhe agjenci të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni dhe ekspertë morën pjesë në diskutimin tematik “Përforcim i mekanizmave kombëtare për vëzhgim dhe implementim të Konventës të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”. Organizatorë të diskutimit janë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyra e përfaqësues së përhershme të Kombeve të Bashkuara. Sipas organizatorëve, qëllimi është shqyrtimi i situatës aktuale në shtet pas procesit të ratifikimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, arritjet e deritanishme, si dhe identifikimi i hapave të ardhshëm…
Author: Adijat
Institutin e mjekësisë së punës në Republikën e Maqedonisë, Qendra kolaborative e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e vizituan ministri i shëndetësisë Arben Taravari, ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska, zëvendës ministri i shëndetësisë Goce Çakarovski, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, drejtori i FSSH-së Orhan Ramadani me rastin e rinovimit të ndërtesës së Institutit. Ata gjithashtu u njoftuan edhe me aktivitetet dhe funksionimin e këtij instituti nacional superior. Takimi me ushtruesin e detyrës drejtor i Institutit të Mjekësisë së Punës Alajdin Memedi u shfrytëzua për promovim të aktiviteteve të deritanishme në sferën e shëndetësisë dhe në nivel…
Deputeti i LSDM-së, Tuntev sot ka bërë të ditur se deputetët e shumicës parlamentare janë marrë vesh që të mos i shfrytëzojnë pushimet vjetore për derisa nuk përfundon diskutimi për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit. Tuntev paralajmëroi se Kuvendi do të diskutojë edhe gjatë fundjavës me qëllim që të miratohet rebalanci dhe të kalohet në pikën e rendit për Zvërlevskin. “Ne jemi në qëndrimin që të mos shkojmë në pushim për derisa Zvërlevski nuk shkarkohet. Jemi në pajtim dhe kemi premtuar se do të diskutojmë dhe pas propozim ligjit të opozitës për emërimin e prokurorit publik. Pritet rebalanci i…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të dorëzojë notë deri tek Ministria kroate e Bujqësisë për ndalimin e Rregullores për kontroll gjatëimportit të frutave dhe perimeve që është sjellë më 15 korrik të këtij viti. Siç kumtoi sot ministri Lupço Nikollovski, një notë e tillë do t’u dorëzohet edhe institucioneve kompetente të Komisionit Evropian në Bruksel. Rregullorja do të shqyrtohet edhe sonte në seancë qeveritare, ndërsa të hënën pritet qëndrim i përbashkët të sjellin edhe vendet e rajonit. “Me Rregulloren e re të cilën e solli Kroacia në mënyrë të konsiderueshme rriten shpenzimet gjatë eksportit të frutave…
– Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo. Në takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë nga fusha e pushtetit lokal, për procesin edecentralizimit, për zhvillimin rajonal dhe aktivitetet dhe projektet në ecuri. Mnistri Fazliu e njoftoi ambasadorin Romeo me aktivitetet e ministrisë që drejton ai, me angazhiminpër vazhdimin e procesit të decentralizimit të pushtetit si shtyllë themelore e demokratizimit të shoqërisë duke u dhënë mundësi shtesë komunave për administrim por njëherit edhe përgjegjësi mëtë mëdha për realizimin e kërkesave dhe të drejtave të qytetarëve në…
Me iniciativë të Shoqatës Draudacum, është stolisur me vepra arti zyra e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta. Punimet artistike janë vepra të krijuara nga artistët pjesëmarrës të Kolonisë Aritstike Gostivari – 2017. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkrahjen e gjithanshme të organizimit të Kolonisë Aritistike për vite me radhë, organizatorët për çdo vit Komunës së Gostivarit i dhurojnë punime nga Kolonia Artistike. Këtë vit, punimet u vendosën në zyrën e Kryetarit të Komunës. Drejtuesit e shoqatës, Reshat Ameti, Xhelil Rufati dhe Xhezair Shaqiri u kujdesën personalisht për vendosjen e veprave në muret e zyrës së Kryetarit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, duke filluar prej nesër dhe gjatë fundjavës territori i tërë vendit do të përfshihet me temperatura të larta nga faza e portokalltë. Ministria e Shëndetësisë pas takimit të mbajtur të Komisionit për valë të ngrohtit, rekomandon në tre ditët në vijim (prej të premtes deri të dielën) nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjet, ndërsa të gjithë personat tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten te mjeku i tyre amë. Punëdhënësve u rekomandohet ta riorganizojnë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) i përkujton punëdhënësit për obligimin e tyre për respektimin e rekomandimeve për mbrojtjen e punëtorëve, ndërsa lidhur me paralajmërimet për kushtet e motit dhe temperaturat shumë të larta gjatë ditëve në vijim. Pas takimit të mbajtur të Komisionit për valë të nxehta, rekomandohet gjatë tri ditëve të ardhshme (prej të premtes deri të dielën) prej obligimeve të punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60-vjeçare, ndërsa të gjithë personat e tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë. Punëdhënësve u rekomandohet që ta riorganizojnë…
Një vozitës ka shkelur 87-vjeçaren në qendër të Kriva Pallankës, e cila ka vdekur në vend si pasojë e goditjes. Siç informon Ministria për Punë të Brendshme, vetura e markës ‘Seat Cordoba’ me targa regjistrimi të Kriva Pallankës, e drejtuar nga B.V. i lindur në vitin 1964, te vendi i njohur si ‘Osiçki Pat’ ka goditur 87-vjeçaren, me iniciale S.B. e lindur në vitin 1930, njofton AIM. Inspektim ka kryer ekipi i stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme e Kriva Pallankës. Për detajet rreth rastit, do të vijojnë pas analizës së përgjithshme të inspektimit.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot realizoi takim me ambasadorin e Italisë në shtetin tonë, z. Karlo Romeo. Në aspekt të aspiratave të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shtetit tonë, në këtë takim theks të veçantë iu kushtua reformave qeveritare dhe shtyllave që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit. Zëvendëskryeministri Lika shprehu se vullneti pozitiv që mbizotëron në këtë koalicionim qeveritar dhe marrëveshjet për harmonizim të qëndrimeve të ndërsjellta, duhet të shfrytëzohen me përqëndrim të madh për të formuar një shoqëri të shëndoshë multietnike dhe…
Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë e Tophanës në Shkup, ku prej ditës së mërkurë (02.08.2017) ka filluar gërmimi i hapsirës për parking dhe bodrum, e cila sipas parashikimeve të firmës kontraktraktuese do të zgjasë dy javë. Sic është i informuar opinion, ndërtimin e kësaj xhamie do ta finansojë Dijaneti i Republikës së Turqisë. Projekti i Xhamisë së Tophanës do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së. Xhamia do të ndërtohet me arkitekturë osmane dhe pritet që të përmbushë nevojat për muslimanët e kësaj lagje.…
VMRO DPMNE ka reaguar para Gjykatës së Apelit, ndaj marrjes së pasaportave të disa funksionarëve të saj, dhe kërkoi argumentime ligjore të vendimeve të gjykatave. VMRO thotë se me presion të Qeverisë së LSDM-së, gjykatat kanë sjellur vendim jashtë çdo logjike të shëndoshë. “Gjykatat ndodhen në presion të organizuar politik dhe sulmi nga ana e Qeverisë së LSDM-së, mediat nën kontroll të tyre dhe PSP-ja Pikërisht për këto arsye, para një viti kjo gjykatë solli vendim që t’ia kthejë pasaportën Zoran Zaevit, i cili u kap duke dhënë ryshfet prej 200 mijë eurove. Gjykata duroi presionin dhe lejoi të poshtërohet…