Author: Adijat

Gjykata penale pa përgjigje konkrete përse nuk lëshon urdhër me të cilin policia do marrë leje t’ia marrë pistoletën zyrtare që e posedon ish shefi i Drejtorisë së peste, Goran Grujevsjki. Policët kanë qenë në banesën e tij, por familja ka kërkuar urdhër gjyqësor të cilën MPB ende po e pret. Nga Gjykata themelore Shkupi 1 sot shkurt deklaruan se procedura është sekrete. Duke pas parasysh Ligjin për procedurë penale, hetimi është në kompetencë të Prokurorisë dhe është sekret, nuk mund të japim të dhëna zyrtare lidhur me hetimin, ndërsa për gjithçka që ka të bëjë me këtë, prokuroria kompetente…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit nga rrugët “Aminta Treti”, “Naum Naumovski Borçe” dhe “Çedomir Minderoviq” në komunën Qendër nesër nga ora 8 do të mbeten pa ujë të pijshëm. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me ujë është mënjanimi i defektit rrugor të gypit ujësjellës me diametër prej 80 milimetra në rrugën “Aminta Treti” nr.33. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup nuk e mënjanojnë defektin.

Lexo më Shumë

Është publikuar Thirrje publikuar për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mbështetjes financiare prej 10.000 euro mjete të pakthyeshme për bujq të ri, por me risi, ndryshim i kritereve për aplikim, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Ndryshimet e kritereve në pajtim Vendimin që e solli Qeveria për ndryshimin e Programit për zhvillim rural në pjesën e masës për ndihmesën e bujqve të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore. “Bëhet fjalë për kritere të reja të ndryshuara të cilat do të ndihmojnë mjetet të përfundojnë te bujqit e vërtetë”, thekson Ministria.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit sot është kryeqytet i futbollit, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nga fan zona neutrale në sheshin “Maqedonia”. “Shkupi sot është nikoqir i spektaklit të madh futbollistik. Takohen Real Madridi dhe Mançester Junajted. kemi nderin dhe kënaqësinë t’i shohim emrat e njohur të futbollit. Le të fitojë futbolli, le të fitojë më i miri”, deklaroi Trajanovski. Ai u bëri thirrje të gjithëve në sheshin “Maqedonia” të kënaqen në fan zonën neutrale me muzikë të mirë, argëtim sportiv dhe sonte bashkarisht ta ndjekin ndeshjen.

Lexo më Shumë

Vazhdon të zhvillohet në drejtim pozitiv bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Bullgarisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe, miqësi, vlerësuan kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë Dimitar Gllavçev në takimin e sotëm në Shkup. UI përbashkët ishte konstatimi, siç kumton pres-shërbimi qeveritar, se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. “Në pritje të ratifikimit të Marrëveshjes në parlamentet e dy shteteve, tanimë janë vendosur kontakte midis biznesmenëve nga të dy vendet, që do të kontribuojë për zhvillim ekonomik në shtete dhe janë hapur mundësi për bashkëpunim në disa sfera, siç janë…

Lexo më Shumë

Në sheshin Maqedonia sot janë arrestuar dy persona për shkak shitjes dhe distribuimit të mallit të paautorizuar me marka të Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Siç kumtoi MPB-ja, personat janë dërguar në Stacionin Policorë Qendër, ndërsa Inspeksioni i tregut do të parashtrojë padi penale në pajtim me Ligjin për tregti të nenit 2 paragrafi 2 “Ushtrim i veprimtarisë pa person juridik të regjistruar”.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot u takua me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë, Benxhamin Perks. Në takim, Osmani siç njofton Zyra për informim e SÇE-së, ka falënderuar Benxhamin Perks lidhur me aktivitetet e vazhdueshme të cilat i zbaton UNICEF në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i së cilit është mbështetja dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. “Në bashkëpunim me institucionet shtetërore, shoqëritë civile, por edhe ekspertë, UNICEF bëri shumë lidhur me përmirësimin e jetesës së shumë fëmijëve në vend, veçanërisht kategorive më të prekura. Për këtë jemi falënderues si vend, por dua edhe ta shpreh falënderimin…

Lexo më Shumë

KSHZ ka miratuar kalendarin për organizmin e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit. Sipas këtij vendimi, Regjistri zgjedhor do të jetë në shqyrtim publik nga 21gushti dhe do të zgjas deri më 9 shtator. Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe kryetar komunash fillon nga 21 gushti dhe zgjat deri më 4 shtator. Ndërsa partit politike listat e kandidatëve të tyre duhet ti dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 9 shtator. Në këtë mbledhje vendos edhe për kërkesat deri te MPB dhe Minsitria e shoqërisë informatike për sigurimin e të dhënave të…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes kumtesës së rregullt të ditës së sotme akuzon pushtetin për skandale në sistemin shëndetësor. Sipas partisë opozitare sistemi shëndetësor po merr dimensione shqetësuese për nevojat dhe shëndetin e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. “Papërgjegjësia e Qeverisë së LSDM-së po futet nga skandali në skandal. Masakra në sistemin shëndetësor që po bën LSDM-ja e paaftë, po merr dimension shqetësuese mbi nevojat dhe shëndetin e qytetarëve. Deri tani LSDM-ja ka arritur në mënyrë joligjore të shkarkojë 60 drejtorë, me çka ka prishur profesionalizmin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas kësaj partie karaketristikë e drejtorëve të rinj të emëruar…

Lexo më Shumë

Fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, Real Madrid dhe Mançester Junajted janë të gatshëm për ndeshjen pasuese në UEFA Super kupën që sonte luhet në Arenën në Shkup. Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan konfirmoi se ylli i parë i “klubit mbretëror”, Kristiano Ronaldo është i gatshëm të luajë, por sa do të zgjasin minutat do të vendoset para ndeshjes. “Po, Ronaldo ka pak stërvitje para kësaj ndeshje, por është i gatshëm të luajë. Është e qartë se jo kot e kemi në Maqedoni. Pasi është këtu me ne, do të thotë se është i gatshëm të…

Lexo më Shumë

Partitë politike po shqyrtojnë kandidaturat për komunën e Studeniçanit, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Derisa partitë e tjera janë të heshtura dhe nuk po nxjerrin emrat e kandidatëve për garën e ardhshme për këtë komunë, vetëm PDSH tanimë është e ditur se do të konkurrojë sërish me Azem Sadikin, informon INA. Këtë jozyrtarisht kohë më parë nuk e ka mohuar edhe Sadiki. Ai konsiderohet si kandidati favorit në këto zgjedhje, për shkak të disa projekteve të realizuara infrastrukturore në këtë komunë, që nuk ishin realizuar me vite të tëra. Por edhe në BDI po shqyrojnë kandidaturën e tij dhe…

Lexo më Shumë