Author: Adijat

Opozita e VMRO-DPMNE-së ka ngritur interpelancë edhe për ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin të cilin tre ditë e akuzojnë se fsheh për rastin e vajzës me zorrën e verbër të plasur në trup (apendiciti), vajza e cila ndërroi jetë, njoftonPortalb.mk. “Ministri Taravari është i paguar nga qytetarët që t’i zgjidh problemet e tyre dhe të kontribuojë për shëndetësi të mirë. Mirë është që Taravari të jetë më shumë në punë sesa në pushim me paratë që i merr. Mirë është që më shumë të bashkëpunojë sesa të shfletojë nëpër internet, por edhe online që del dy muaj e gjysmë nuk…

Lexo më Shumë

Personat me shikim të dëmtuar dhe aftësi të kufizuara në zgjedhjet lokale më 15 tetor do të votojnë në mënyrë të pavarur, pa ndihmë të të afrëmve ose përfaqësuesve të komitetit zgjedhor. Kryetari i Lidhjes së personave të verbër, Zharko Sellkovski, tha se deri tani personat me shikim të dëmtuar nuk kanë mundur që në mënyrë të pavarur të realizojnë të drejtën e tyre të votës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas shabllonit, edhe këtu duhet të ketë Alfabet Braj dhe të shkruhen listat me rend. Kështu, ne vetë do të mund ta rrethojmë partinë për të cilën duam të votojmë”, tha…

Lexo më Shumë

Deri në Prokurorinë për Krim të Organizuar, nga Organizata Joqeveritare “ Zelena Llupa” është dorëzuar kallëzim për “keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimet zyrtare”, shkruan Almakos. Kallëzime penale janë ngritur për 10 gjykatës, Gjykatën e Apelit, Liljana Shopova, Safet Kadriu dhe Cvetanka Periq;tre prej të cilëve punojnë në Gjykatën Penale, Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova dhe Dijana Gruevska; si dhe katër nga gjykatësit në Gjykatën Supreme, Jovo Vangellovski si Kryetar i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, Risto Katevenovski dhe Xhemali Saiti. Emrat e sipërpërmendur ceken si të përfshirë në vendimmarrje në rastin “Fortesa”, i cili rezultoi me dy persona të arratisur, Goran Grujovski…

Lexo më Shumë

Ismail BARDHI Lutja e tyre pranë Shtëpisë (Ka’bes) nuk ishte tjetër, veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuajeni dënimin për shkak se mohonit. (El-Enfal, 35) Rasti i Mesxhid-i Dirarit sa vjen e përsëritet në forma të ndryshme. Meshxid-i Dirari është dirar (dëm), për arsye se në emër të fesë mundohet të krijojë “fe”, pra keqpërdoret feja. Kjo dukuri në kohën tonë përsëritet në format më të sofistikuara, tepër të profanizuara, të pashpirt, larg mendjes dhe larg qetësisë shpirtërore dhe lartësisë kulturore. Shembull drastik për këtë janë, p.sh.: femra “imame”, fyerja e Aishes r.a., nënës së besimtarëve, krijimi i “hilafetit” të famshëm…

Lexo më Shumë

Në Shkup dje u luajt loja e Superkupës së Evropës në mes Real Madridit dhe Manchester United e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve me rezultat 2-1 ku shënuan Casemiro dhe Isco. Për anglezët shënoi përforcimi më i ri i tyre, Romelu Lukaku. Kjo ishte ndeshje që Shkupin e mbajti në syrin e botës për 90 minuta. Telegrafi Maqedoni ishte në stadium ku ka ndjekur për së afërmi ngjarjet të cilat ishin të shumta, përveç lojës 90 minutëshe. Festa para lojës e organizuar nga shteti i Maqedonisë dhe i ndihmuar nga UEFA lë për të dëshiruar. Në këtë festë nuk…

Lexo më Shumë

25-vjeçari Bllagojçe Ristovski, i punësuar në Agjencinë për zbulim është arrestuar mbrëmë para fillimin të ndeshjes së Super Kupës në stadiumin e qytetit në Shkup. Jozyrtarisht, gjatë kontrollit të rregullt të biletave në hyrje të stadiumit të qytetit, Ristovski ju është afruar policëve dhe ka filluar të diskutojë me ata për shkak të kohëzgjatjes së kontrollit, duke e shtyrë njërin prej policëve që e ka kontrolluar. Makfax njofton se kur kanë filluar të intervenojnë policët tjerë, ai ka nxjerrë legjitimimin zyrtar se është i punësuar në Agjencinë për zbilim. Pasi Ristovski ka refuzuar të qetësohet, është vendosur nën pranga. Jozyrtarisht…

Lexo më Shumë

Dje është zhvilluar ndeshja e Super Kupës evropiane, në stadiumin e qytetit të Shkupit “Telekom Arena”. Pak para fillimit të ndeshjes, kamerat e mediave të ndryshme kanë kapur disa politikanë për t’i pyetur se për cilën skuadër ata bëjnë tifo. Në mesin e të kapurve është edhe pesoni i cili u bë i njohur në protestat radikale të VMRO-së kundër të ashtuquajturës “Platforma Shqiptare”, Bogdan Ilievski (Betmen), shkruan gazeta Lajm. Mes shumë pyetjeve që gazetari i drejton Ilievskit, është edhe kjo se a duhet të respektohen edhe kundërshtarët politik, persona me mendime të ndryshme dhe përkatësi politike ndryshe, ashtu siç…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në Shkup, kanë ndodhur 10 fatkeqësi komunikacioni dhe shumë parregullsi tjera komunikacioni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dy prej aksidentëve, ku katër persona kanë kaluar fatmirësisht me lëndime të lehta trupore, ndërsa shtatë të tjerë me dëme materiale. Në një aksident, me lëndime të rënda trupore ka kaluar një bashkëudhëtar, ndërsa dy vozitës dhe tre bashkëudhëtarë tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta trupore. Siç kumtoi SPB Shkup, policia e komunikacionit ka gjobitur tre vozitës të cilët nuk kanë respektuar semaforët. Dhjetë vozitës janë dënuar si shkak i mospajses së pajisjeve të sigurisë ose kanë shfrytëzuar telefonin gjatë vozitjes,…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kutmese akuzon kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, për strategjinë në lidhje me menaxhimin e problemit me emigrantët. Nga partia opozitare thonë se me vendosjen e emigrantëve drejtpërdrejtë atakohet siguria ekonomike e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. “LSDM, Zaev dhe Carovska planifikojnë që Maqedoninë ta bëjnë rajon (vendbanim) të emigrantëve. Me miratimin e strategjisë për emigrantët, refugjatët dhe të huajt (2017-2020), po vendoset në rrezik gjendja demografike, e sigurisë dhe ekonomike e qytetarëve të vendit tonë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, qasja e tillë e Zaevit dhe Carovskas me ndërtimin e kampeve…

Lexo më Shumë

Bordi drejtues i Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) në mbledhjen e vet të djeshme e konstatoi njoftimin nga Dragan Antonovski për dorëheqje nga funksionet kryetar dhe anëtar i Bordit drejtues të Këshillit. Në pajtim me nenin 19 të Statutit të Këshillit për etikë në mediume, Bordi drejtues vendosi se funksionin kryetar deri në përfundim të mandatit të BD do ta kryejë Katerina Sinadinovska, anëtare e deritnaishme e këtij trupi. Dragan Antonovski u tërhoq nga Bordi drejtues i KEMM pas emërimit të tij në funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë informative të Maqedonisë (MIA). “Si pjesë e…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Shkupi arritën që me sukses ta justifikojnë besimin e UEFA-s për organizimin e ndeshjes së Super Kupës së Evropës në stadiumin e qytetit në Shkup, ku u përballën Real Madridi dhe Manchester Unitedi. Pa asnjë incident, me atmosferë të bukur organizative Shkupi tregoi se mund të organizojë ngjarje të mëdha botërore. Mbi 300 shtëpi televizive nga rreth 200 shtete kanë transmetuar spektaklin e mbrëmshëm. Sipas vlerësimeve, ndeshjen e kanë përcjellur deri një miliardë shikues, që është ngjarja e dytë më e shikuar pas Lojrave Olimpike në Rio. Atmosfera ishte ideale si në stadium, poashtu edhe jashtë tij. Përveç…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare nuk arritën të marrin as Regjistrin Qendror në kuadër të ndarjes së ‘kulaçit’ qeveritar. Me fillimin e bisedimeve ishte paralajmëruar që BDI-së ti takonte Drejtoria e të Hyrave Publike, por më pas kjo nuk u arrit gjatë bisedimeve për ndarjen e posteve zyrtare. Edhe Drejtoria e Regjistrit Qendror si e rëndësishme për bizneset i kaloi LSDM. Në këtë detyrë siç mëson Zhurnal është emëruar Marija Boshkovska Jankovski. Ajo vjen në këtë pozicion në vend të Andrea Popovskit i cili deri dje ka ushtruar detyrën drejtor tek Regjistri Qendror.

Lexo më Shumë