Author: Adijat

Katërmbëdhjetë organizata qytetare sot nënshkruan marrëveshje për grante në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, përmes të cilit do të konfirmohen standardet për menaxhim të mirë në vetëqeverisjet lokale në bazë të së ashtuquajturës SIGMA parime për administratë publike. Projekti “Ndjekje të parimeve të administratës publike në ruajtjen e vlerave të menaxhimit të mirë” e realizon Qendra për menaxhim me ndryshime, në partneritet me Asociacionin për menaxhment konsalting MKA-2000 dhe Qendra për gazetari hulumtuese SKUP Maqedoni. Për realizim të projektit Bashkimi Evropian ndau 70.000 euro, gjegjësisht nga pesë mijë euro për çdo grantist. Sipas koordinatorit të projektit Martin…

Lexo më Shumë

“Posta e Maqedonisë” do të zbatojë një risi në punën e saj. Prej tani çdo kush që porosit në internet, do të mund që dërgesën ta ndjek nëpërmjet internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjithë qytetarët që blejnë nga vendet e huaja, arritjen e dërgesave të tyre në “Postën e Maqedonisë” dhe realizimin e shërbimit do të mund ta ndjekin përmes sistemit të ndjekjes së dërgesave, e vendosur në web-faqen www.posta.com.mk”, informojnë nga “Posta e Maqedonisë”. Me këtë thonë se, do të rritet siguria e dërgesave postare dhe me transparencë më të madhe do të eliminohen gjitha dyshimet për humbjen e qëllimshme…

Lexo më Shumë

Policia ka ngritur padi penale kundër T.S.(54) nga ‘Makedonski Brod’, drejtor i shkollës fillore ‘Sveti Kliment Ohridski’ nga i njëjti qytet, sepse sipas policisë, drejtori, ka vepruar penalisht për ‘keqpërdprim të detyrës zyrtare dhe autorizim’ dhe se ‘ka kryer transport publik pa posedim të liçencës’. Kundër 54-tër vjeçarit T.S është ngritur kallëzim penal dhe akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shkollës për pothuajse 40.000 euro. Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme raportet financiare të shkollës tregojnë se fondet e udhëtimit të nxënësve janë rritur në mënyrë drastike nga e nevojshmja. “Në financimet vjetore planet e shpenzimeve për…

Lexo më Shumë

Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji të informacionit (FETI) të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” për vitin e ri studimor 2017/2018 i modernizoi programet në pajtueshmëri me trendet e reja në arsimin e inxhinierëve të elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit. Dekani i FET-t Dimitar Tashkovski thekson se i kanë ndjekur drejtimet e trupit ndërkombëtar për akreditim të institucioneve të arsimit të lartë nga sfera e tyre, ku janë theksuar dituritë dhe mjeshtëritë themelore që sot duhet t’i posedojë një inxhinier modern i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit. Në FETI ka 650 vende për brucoshë në vitin akademik 2017/2018, prej të cilëve,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi mëngjes pune me ambasadorë dhe përfaqësues të tyre, të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim, morën pjesë përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë. Kjo iniciativë e Zëvendëskryeministrit Osmani, për koordinim të rregullt të vendeve të Ballkanit Perëndimor në interes të perspektivës evropiane, u mirëprit nga ana e përfaqësuesve, të cilët shprehën kënaqësi dhe shpresë se komunikimi i njëjtë do të rritet në koordinim të rregullt, me qëllim, të adresimit të suksesshëm të interesave të përbashkëta të…

Lexo më Shumë

Qeveria në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në çështjen e emrit me qëllim të përshpejtimit të euro-integrimeve, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani. Ai theksoi se edhe vizitat e tij sot në Berlin dhe këtë muaj në Athinë, si dhe vizita e paparalajmëruar e shefit të diplomacisë greke Koxias në Maqedoni në fund të muajit, janë në këtë drejtim. “Kjo çështje tanimë po bëhet prioritet i Qeverisë. Ne përfunduam dy çështje madhore – çështjen e gjuhës dhe marrëveshjen me Bullgarinë.Tani kemi energji të përqendrohemi në çështjen e emrit. Presim që në këtë rrugë të kemi më shumë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 23- të, në rend dite të së cilës janë disa pika në interes të opinionit. Siç njofton pres-shërbimi qeveritar, në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme propozues i të cilit është Ministria e Punëve të Brendshme, Propozim rregullorja për ndryshim të Rregullores për punë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, propozues i së cilit është Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe informatën për Programin për siguri dhe shëndet gjatë punës, me Propozim-program dhe Propozimplan aksional për…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferrit në Tetovë, në shenjë përkujtimi të pesëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-liderit dhe themeluesit të kësaj partie. Arben Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare. Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet…

Lexo më Shumë

Nga ora 9 deri në orën 11 nesër pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Pitu Guli” nr.11, 27, 29 dhe 31 në komunën Qendër. Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga objektet përballë sallës “Jane Sandanski”, bulevardi “KAÇKM” 54, 56, 58 dhe 60 në komunën Aerodrom, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 15 një pjesë e shfrytëzuesve e rrugëve “Pellagonia” dhe “Bërsjaçka buna” në komunën Shuto Orizarë. Pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Demostenova” në komunën…

Lexo më Shumë

Zoran Damjanovski për 12 vjet asnjëherë nuk e ka ndarë qytetin në baza etnike. Kështu e ka nisur konferencën për gazetarët shqiptarë i pari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski. Ai ka përmendur investimet në shkollat fillore të shqiptarëve, në SHF Jeronim De Rada- fshati Çerkez, SHF Bajram Shabani- Kumanovë, SHF, Naim Frashëri- KUmanovë, SHF, Naim Frashëri- Kumanovë. Damjanovski ka potencuar se tani aktiviteti i radhës është ndërtimi i një objekti të ri për gjimnazin Sami Frashëri. “Është filluar me ndërtimin e shtratit të lumit nga ura e lagjes së Sredorekut deri te magjistralja. 25%  të mjeteve janë të siguruara…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në akset rrugore jashtë mjediseve urbane intensiteti është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Ndryshim të regjimit në komunikacion ka për shkak të vendosjes së shtyllave elektrike në pjesën Hipodrom – Kadino, ku…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Policisë  ka dalë në mbrojtje të policit i cili  plagosi të miturin në Strumicë. Nga kjo sindikatë në konferencën e sotme ( e  hënë) për mediat  thanë se pjesëtari i policisë ka vepruar në përputhje me ligjin, madje i pari e kësaj sindikate Gocë Dellçev Todev, tha se avokatët po merren me këtë çështje dhe se do të bëjnë mbrojtjen e policit, shkruan Almakos.  “Sipas nesh, , ai ka vepruar tërësisht në mënyrë të drejtë dhe të duhur, për shkak se ngjarja është tërësisht e kualifikuar si veprim profesional nga ana e policit. Avokatët të cilat…

Lexo më Shumë