Katërmbëdhjetë organizata qytetare sot nënshkruan marrëveshje për
grante në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, përmes të cilit do të konfirmohen standardet për menaxhim të mirë në vetëqeverisjet lokale në bazë të së ashtuquajturës SIGMA
parime për administratë publike.
Projekti “Ndjekje të parimeve të administratës publike në ruajtjen e vlerave të menaxhimit të mirë” e realizon Qendra për menaxhim me ndryshime, në partneritet me Asociacionin për menaxhment
konsalting MKA-2000 dhe Qendra për gazetari hulumtuese SKUP Maqedoni.
Për realizim të projektit Bashkimi Evropian ndau 70.000 euro, gjegjësisht nga pesë mijë euro për çdo grantist.
Sipas koordinatorit të projektit Martin Dodevski, standardet për menaxhim të mirë në administratën shtetërore qendrore të konfirmuara me SIGMA iniciativën e përbashkët të KE dhe OECD, do të
aftësohen në nevojat e vetëqeverisjeve lokale.
Siç potencoi Neda Maleska nga Qendra për menaxhim me ndryshime, pas krizës politike në shtet jashtëzakonisht është e rëndësishme që sërish të punohet në reformat në administratën publike, në pajtueshmëri të kërkesave të BE-së. Mes të tjerash, shpjegoi, do të punohet në përmirësimin e transparencës së pushtetit lokal me informata më të mira dhe të inkuadrimit të qytetarëve në marrjen e vendimeve me ç’rast do të jenë përgjegjës për jetën në bashkësi, si dhe se si të kontribuohet edhe
për zhvillimin ekonomik të komunave.
Përfaqësuesi i SKUP-it, gazetari Zoran Ivanov, para pjesëmarrësve në projekt theksoi rëndësinë e mbështetjes nga opinioni për efektet nga puna e tyre. “Është shumë e rëndësishme që efektet nga puna e organizatave qytetare të prekin deri te opinioni më i gjerë”, tha Ivanov.
Me projektin, shtoi, organizatat qytetare duhet të aftësohen që të inkuadrohen në përfaqësimin e politikave dhe ndikimit ndaj aktorëve të cilët marrin vendime që të mund t’i realizojnë dhe t’i identifikojnë lëshimet gjatë zbatimit të modelit për menaxhim të mirë nga ana e BE-së, nxitje të transparencës, llogaridhënies dhe administratës së orientuar servise.
Aktivitetet do të realizohen gjatë vitit të kaluar për çka do të iniciohet bashkëpunim me Ministrinë e vetëqeverisjes Lokale me qëllim që standardet të bëhen praktikë e konfirmuar përmes politikave të
këtij resori.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


