Një grua e moshës 57 vjeçare është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj në lagjen Çair të Shkupit, në rrugën “Indira Gandi”. Është konstatuar se bëhet fjalë për 57 vjeçaren Z.S. Trupi i saj i pajetë është dërguar në Siptalin e qytetit “8 Shtatori”. Pas bisedimeve të policisë me bashkëshortin dhe djalin e të ndjerës, është vërtetuar se ajo gjatë kohë ka pasur probleme psikike dh për këtë arsye është shëruar disa herë në Spitalin Psikiatrik, transmeton Gazeta Lajm. Rreth orës 16 kur bashkëshorti është futur në objektin ndihmës afër shtëpisë, e ka gjetur Z.S. të varur…
Author: Adijat
Seanca publike për rastin “Monstra” që është dashur të mbahet sot në Gjykatën Supreme është anuluar për më 3 tetor, për shkak se policia nuk ka sjellë një nga pesë të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës. Për shkak të kësaj edhe katër të dënuarit e tjerë janë njoftuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca publike. Sipas avokatit të të paditurve Naser Raufi, Prokuroria speciale publike duhet ta ndërmarrë lëndën që të merret vesh e vërteta. “PSP ka kompetenca dhe duhet ta ndërmarrë këtë rast, për shkak që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet…
Një nxënëse e shkollës së mesme e moshës 17 vjeçare nga Bogovinja, ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në gjendje jo kontaktuese urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit pasi dje rreth orës 14:00 ka rënë nga autobusi në afërsi të pompës së benzinës në Palçishte të Poshtme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Në koordinim me prokurorin publik merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të të gjitha detajeve rreth këtij rasti, si dhe pse ka rënë dhe është lënduar vajza 17 vjeçare nga Bogovinja.
Një autor i panjohur me kërcënim me armë dhe përdorim të forcës fizike mbrëmë e ka grabitur “Tabako Ekstra Kofi” në Shkup, me ç’rast nga i punësuari ka marrë 18.500 denarë. Siç është theksuar në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 19:50 në “Tabako Ekstra Kofi” në rr. “Naroden front” në Shkup një autor i panjohur me kërcënim me armë dhe shfrytëzim të forcës fizike nga i punësuari ka marrë 18.500 denarë, pas e ka lëshuar vendin e ngjarjes. SPB Shkup merr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Padia penale kundër kryetarit të komunës Veles, Sllavço Çadiev është edhe një dëshmi për qeverisjen kriminale dhe korruptive të VMRO-DPMNE-së në nivel lokal. Me padinë penale kundër Çadievit, padinë penale kundër Mile Janakievskit, gjykimet kundër kryekomunarëve nga VMRO-DPMNE, Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov, si dhe paditë penale dhe akuzat për Hristijan Delev dhe Vlladimir Televskit, çdo ditë po rritet numri i kryekomunarëve nga VMRO-DPMNE të cilët e kanë ndjekur shembullin e shefit të tyre Nikolla Gruevski dhe kanë punuar me kriminalitet kundër interesit të qytetarëve. Përveç kryekomunarëve dhe ish ministrave nga VMRO-DPMNE, e gjithë partia ka punuar kundër interesit të…
https://www.youtube.com/watch?v=n09pqAWuN6w Moti i ligë që kaploi gjatë darkës për pak minuta vendin tonë, shkaktoi goxha dëme në rajonin e Shkupit. Kështu më i godituri del të jetë fshati Sfillare e Epërme, ku era e fuqishme shkaktoi dëme në prona private, por edhe minaren e xhamisë e rrëzoi për tokë. Për fat të mirë, asnjë nuk është lënduar. Ekipi jonë ishte gjatë mbrëmjes në fshat të komunës së Sarajit, dhe sjell këto pamje nga dëmet që shkaktoi moti i ligë. Ekipi jonë (i TV21) në vendngjarje ka parë të paktën tri shtëpi të dëmtuara! Në vendngjarje janë pa edhe autoritetet…
Prodhime nga industria e ushqimit e Maqedonisë do të mund të plasohen nëpër 300 zinxhirë të marketeve me rreth 14 deri 20 mijë vende shitjeje në Federatën Ruse. Mundësia e këtillë për prodhuesit e Maqedonisë të ushqimit është krijuar në takimin e biznes delegacionit nga Maqedonia, i cili këtyre ditëve po qëndron në Maqedoni, me përfaqësues të Lidhjes afariste euro-aziatike, njoftoi sot Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi. Pronarët dhe menaxherët e kompanive nga Maqedonia prodhues dhe përpunues të pemëve dhe perimeve të freskëta, të cilët ekspozojnë në manifestimin e panairit “Uorlld fud Moska”, hollësitë për bashkëpunimin me tregtarët rusë i kanë saktësuar…
Sot në Gjykatën e Lartë do të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillovës. Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatit të mbrojtjes, Amir Alispahiq.Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publike në vend të të shkarkuarit Marko Zvrlevski. Ndryshe për sot ishte planifikuar edhe vazhdimi i seancës për rastin e Kumanovës, por për shkak të seancës publike për rastin “Monstra” nga Gjykata Penale informuan se gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të vazhdojë të enjten. Edhe mbrojtja…
Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup – Bllace e Poshtme te vendi i quajtur “Vrazhji vir” që mbrëmë nga ora 19:30 zhvillohet nëpër një korsi për shkak të shembjeve të gurëve në disa vende, kumtoi LAMM. Nga LAMM poashtu rekomandojnë që drejtuesit e automjeteve ti respektojnë rregullat e komunikacionit për shkak të rrugëve të rrëshqitëshme nga shiu. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Mënyra e njoftimit të televizioneve Alfa dhe Nova tregon në mosrespektimin e kapitullit profesional për trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme, theksohet në Raportin nga monitorimi i njoftimit zgjedhor mediat për periudhën nga data 27 e muajit të kaluar deri më datën 5 të këtij muaji, që e zbatoi Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA). Në kuadër të monitorimit, siç kumtoi sot ASHMAA, te TV Nova është konstatuar shkelje e tre kapitujve të tjerë. Agjencia informon se në emisionin “Studio e hapur” me titull “Pro ose kundër martesave gej”, të transmetuar më 10 gusht të këtij viti,…
Qytetarët e Maqedonisë kanë më pak besim te policia ndër të gjithë anëtarët e BE-së dhe kandidatët shtetërorë për anëtarësim, tregon hulumtimi i Eurobarometrit. Besim në polici kanë 34 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa 61 për qind nuk i besojnë. Besim më të madh në polici kanë finlandezët 95 për qind, danezët 93 për qind dhe suedezët 87 për qind. Pas Maqedonisë, më pak besim në polici kanë në Sllovaki 43 për qind, në Bullgari 44, Mal të Zi 47 dhe në Serbi 48 për qind. Qytetarët e Maqedonisë më pak besim kanë edhe në ushtri. Pothuajse 51…
Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, dje ishte për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku në parlamentin e kroat realizoi takim me deputeten Ermina Lekaj Prlaskaj, kryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në qytetin e Zagrebit, Shuip Zimberi si dhe me konsullin e nderit të RM-së në Zadar (Zare), njëherit kryetar i UO të BFI-së në Republikën e Kroacisë, Gzim Rexhepi. Në këtë takim, siç citojnë nga kabineti i Ademit, u konstatua mbështetja e nikoqirëve për hapat e ndërmarra nga Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë në sferën e Diasporës,…