Mënyra e njoftimit të televizioneve Alfa dhe Nova tregon në
mosrespektimin e kapitullit profesional për trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme, theksohet në Raportin nga monitorimi i njoftimit zgjedhor mediat për periudhën nga data 27 e muajit të kaluar deri më datën 5 të këtij muaji, që e zbatoi Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA).
Në kuadër të monitorimit, siç kumtoi sot ASHMAA, te TV Nova është konstatuar shkelje e tre kapitujve të tjerë. Agjencia informon se në emisionin “Studio e hapur” me titull “Pro ose kundër martesave gej”, të transmetuar më 10 gusht të këtij viti, televizioni ka vepruar në kundërshtim të kapitullit për barazi të të drejtave dhe lirive të njeriut sipas të gjitha bazave dhe për prezantim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve. Me artikullin “Aktakuzë kundër gjinekologut i cili ka prezantuar
shtatzëni të rreme te pacientja” të transmetuar më 31 gusht të këtij viti, TV Nova nuk e ka respektuar edhe kapitullin e prezumimit të pafajësisë.
Raporti nga monitorimi tregon se radiodifuzerët vazhdojnë ta ndjekin politikën e krijuar redaktuese gjatë njoftimit.
“Si deri më tani, në mënyrë kuantitative më e pranishme është Qeveria- përmes informimit për aktivitetet e brendshme-politike, nga të cilat në fokus veçanërisht ishte vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Koxias në Republikën e Maqedonisë”, kumtoi sot ASHMAA.
Gjithashtu, siç theksojnë, vazhdon praktika gjatë njoftimit për komunikim të relacionit pushtet-opozitë, ku jo rrallë paraqitet “pseudongjarje” të cilat përkthehen në “pseudolajme”, disa nga televizionet dhe radiot të mbajnë distancë nga një matricë e tillë, ndërsa disa prej tyre – ta reflektojnë.
Raporti i tretë dhjetë ditor, si dhe dy raportet tjera për TV Nova, janë të disponueshme në ueb-faqen e Agjencisë www.avmu.mk.
Data 20.06.2026
Aktuale
- Rreziku i mungesës së vitaminës B12: Simptomat që duhet të njihni
- Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
- Si ndikon komunikimi emocional i grave në stresin e burrave?
- Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit
- Pesë ish-deputetët e VV-së që s’e kaluan pragun më 7 qershor
- Mercedes GLE dhe GLS ruajnë motorin brutal V8
- Kaia Gerber prezanton për herë të parë piercing-un në bark, pozon me të brendshme për fushatën e re
- Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit

