Qytetarët e Maqedonisë kanë më pak besim te policia ndër të gjithë
anëtarët e BE-së dhe kandidatët shtetërorë për anëtarësim, tregon hulumtimi i Eurobarometrit.
Besim në polici kanë 34 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa 61 për qind nuk i besojnë.
Besim më të madh në polici kanë finlandezët 95 për qind, danezët 93 për qind dhe suedezët 87 për qind.
Pas Maqedonisë, më pak besim në polici kanë në Sllovaki 43 për qind, në Bullgari 44, Mal të Zi 47 dhe në Serbi 48 për qind.
Qytetarët e Maqedonisë më pak besim kanë edhe në ushtri. Pothuajse 51 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë besim në ushtri, ndërsa 41 për qind nuk kanë.
Besim më të madh edhe në armatat nacionale sërish kanë finlandezët 95 për qind dhe pastaj danezët dhe francezët me 88 për qind.
Në përgjithësi në BE, besim në ushtri kanë 75 për qind e qytetarëve, 19 për qind nuk kanë besim, ndërsa gjashtë për qind janë pa qëndrim për këtë çështje, tregojnë të dhënat e Eurobarometrit, që i transmetojmë Al Xhazira dhe Baltiktajms.
Hulumtimi i Eurobarometrit është zbatuar në maj të këtij viti dhe janë bërë krahasime me hulumtimin nga nëntori i vitit të kaluar, periudhë në të cilën kanë ndodhur shumë ngjarje në skenën politike në Maqedoni. Te qytetarët e Maqedonisë, për shkak të krizës politike dhe dhunës në Kuvend më 27 prill është vërejtur ulje e konsiderueshme e besimit në polici për shtatë për qind ndërsa besimi në ushtri ka rënë për dy për qind.
Data 24.08.2026
Aktuale
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht UHT i pasigurt i importuar nga Kosova
- Çmimet e ushqimeve pritet të rriten sërish në Maqedoni: Dy valë shtrenjtimesh deri në maj 2027
- Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!
- 16-vjeçarja futet papritur në fushë dhe rrëzon lojtarin – më pas tregon pse e bëri
- Forcat speciale të Maqedonisë dhe SHBA-së zhvillojnë trajnim të përbashkët
- Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, mbrojtja kërkon kohë për provat
- Filipçe: LSDM është gati për zgjedhje që nesër, por nuk do të bëhemi alibi për Mickoskin
- Tragjedia në Malishevë: Një jetë e humbur dhe dyshime për shëndetin mendor


