Padia penale kundër kryetarit të komunës Veles, Sllavço Çadiev është edhe një dëshmi për qeverisjen kriminale dhe korruptive të VMRO-DPMNE-së në nivel lokal.
Me padinë penale kundër Çadievit, padinë penale kundër Mile Janakievskit, gjykimet kundër kryekomunarëve nga VMRO-DPMNE, Marjan Risteski dhe Aleksandar Panov, si dhe paditë penale dhe akuzat për Hristijan Delev dhe Vlladimir Televskit, çdo ditë po rritet numri i kryekomunarëve nga VMRO-DPMNE të cilët e kanë ndjekur shembullin e shefit të tyre Nikolla Gruevski dhe kanë punuar me kriminalitet kundër interesit të qytetarëve.
Përveç kryekomunarëve dhe ish ministrave nga VMRO-DPMNE, e gjithë partia ka punuar kundër interesit të qytetarëve dhe shtetit. Dëshmi për këtë është fakti që VMRO-DPMNE është partia e vetme që nuk ka paguar tatim për zgjedhjet e kaluara parlamentare me çka kjo parti nuk i ka
përmbushur detyrimet ndaj shtetit.
Nëse VMRO-DPMNE me të vërtetë mendonte për qytetarët, kryekomunarët e saj nuk do ti varfëronin qytetarët. Nëse VMRO-DPMNE me të vërtetë mendonte për shtetin, dhe jo për apetitet kriminale të
Gruevskit, atëherë partia do paguante tatim sikur çdo person tjetër fizik dhe juridik ndaj shtetit.
Borxhi ndaj shtetit dhe paditë penale kundër funksionerëve të VMRO-DPMNE-së më së miri tregojnë sa kujdeset VMRO-DPMNE për qytetarët dhe shtetin. Për atë VMRO-DPMNE sot është opozitë dhe për atë do ti humb zgjedhjet lokale me rezultat të thellë në të cilat qytetarët do ta dënojnë qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së në nivel lokal.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni
- Hakmarrje e Ramës? 2 ditë pasi mbështeti protestat, Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit


