Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 12-të në të cilën duhet të diskutohet për Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit. Ligji është parashtruar nga deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa me të pritet të zgjidhet statusi i falimentuesve të cilët nuk ishin përfshirë me ligjin e kaluar. Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale parashtruar nga grupi i deputetëve. Në kuadër të mbledhjes së 12-të janë edhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për…
Author: Adijat
Ministri Nikolla Dimitrov para fillimit të hapjes së Debatit të përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të KB-së realizoi takim bilateral me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, Tomas A.Shenon. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin, i cili ka kaluar në atmosferë tejet miqësore dhe konstruktive, ministri i ka potencuar angazhimet kyçe të Qeverisë së Maqedonisë, si në planin vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm. Madje, theks të veçantë u dha aktiviteteve reformuese të orientuara drejt kthimit të shoqërisë së Maqedonisë në rrugën e vërtetë demokratike, si edhe në qasjen pozitive, të hapur…
Punëtori me temë “Ulja e ndjeshmërisë së bujqësisë nga ndryshimet klimatike” do të mbahet sot dhe nesër në Mavrovë në organizim të Organizatës për bujqësi dhe ushqim pranë Kombeve të Bashkuara (FAO). Në punëtori do të flasin ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, ekspertë të huaj nga misioni i FAO-s, si dhe profesorë nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim. Duke filluar prej vitit 2015, Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e Republikës së Maqedonisë vendosi partneritet me Organizatën për bujqësi dhe ushqim të Kombeve të Bashkuara – FAO, me qëllim të integrimit insttucional…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot do të flasë në punëtorinë për reformat e grup ligjit të cilat e rregullojnë planifikimin, ndërtimin dhe hapësirën. Në punëtori, e cila është në organizim të Inspektoratit shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm, do të marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria, minsitritë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Këshillit inspektues, Inspektoratit shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm, Minsitrisë së Kulturës, Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, inspektorë të autorizuar ndërtimor dhe urbanistik, si dhe nga Fakulteti i ndërtimtarisë dhe Fakulteti arkitektonik.
Kryeministri Zoran Zaev u takua me Xherad Koen, një nga njerëzit e parë të njërës nga kompanitë më të zhvilluara botërore, Google Jigsaw. Është shprehur mbështetje për ndryhimet që ndodhën në Maqedoni, që i kryesoi Qeveria e re, si dhe për mundësitë për të rinj dhe zhvillim ekonomik që i hapë Qeveria. Kryeminsitri Zaev i prezantoi kushtet për investim në Maqedoni. “Me politikat e Qeverisë së re, tha, e hapim Maqedoninë për botën si dhe për të rinjtë dhe njerëzit kreativ të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për zhvillim ekonomik të shtetit, por edhe e shohin të ardhmen e tyre në…
Në zgjedhjet e fundit parlamentare një numër i madh i votuesve shqiptarë vendosën që të votojnë për partinë LSDM, votë kjo e cila nga analistët u vlerësuar si ndëshkuese për BDI-në. Pavarësisht kësaj, dy partitë politikë integruesit dhe socialdemokratët vendosën që të bashkëqeverisin. Partnerët e koalicionit këtë bashkëpunim do ta kenë edhe në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më datë 15 tetor, shkruan Almakos. Pra, ata qytetarë të cilët në zgjedhjet parlamentare votën ia dhanë LSDM-së, në zgjedhjet lokale për komunat Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Çair orientohen të votojnë kandidatët e BDI-së, sepse këto kandidat janë përkrahur nga…
Tregtia me njerëz është një problem mjaft shqetësues, i cili nuk prek vetëm Maqedoninë, por edhe shtete fqinje. Në bazë të rezultateve të arritura nga hulumtimet e bëra së fundmi, numri i viktimave të trafikimit është mbi 140, në shtete fqinje, ndërsa 6 në Maqedoni. Në konferencën e sotme të Shoqatës për aksion kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz “Porta e Hapur”), u paralajmërua fushata një mujore për rritjen e vetëdijes tek qytetarët për paraqitjen e rasteve të trafikimit me njerëz, u tha se më shumë rrezikohen femra, e posaçërisht ato me të reja në moshë. “Të gjithë viktimat e…
E përjavshmja gjermane Der Spiegel i kushtoi një shkrim Luginës së Vjosës ku projektohet të ndërtohet një digë e re. Artikulli me titullin “Mrekullia e Fundit Blu e Europës” sjell një pasqyrim të bukurive të Vjosës si dhe arsyet për mbrojtjen e këtij habitati natyror, ndër të fundit të këtij lloji që mund të gjenden në Europë. Revista e përjavshme gjermane ‘Der Spiegel’ i ka kushtuar një shkrim ndërtimit të digave të reja në lumënjtë e Shqipërisë. Nën titullin “Mrekullia e Fundit Blu e Europës”, Der Spiegel udhëton në Luginën e Vjosës, të cilën e përshkruan si një parajsë, një…
Autostrada Milladinoc – Shtip do të përfundojë tërësisht për një vit. Ndërtimi po rrjedh në vazhdimësi në disa vende me ngecje për shkak të problemeve që paraqiten me shpronësimin e tokës. Shtatëdhjetë e pesë për qind e punimeve ndërtimore kanë përfunduar. Këtë e theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili së bashku me drejtorin e NP për rrugën shtetërore Zoran Kitanov realizoi kontroll në punimet ndërtimore në autostradën Milladinoc-Shtip, i cili paralajmëroi periudhë në të cilën jashtëzakonisht do të investohet në infrastrukturën rrugore në Republikën e Maqedonisë dhe ku do të korrigjohen gabimet e bëra nga…
Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë (KRRE) dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Ujëra i Republikës së Bullgarisë (KRREU) sot në Shkup nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim me të cilën përmirësohet bashkëpunimi i deritanishëm i komisioneve. Me marrëveshjen, që e nënshkruan kryetari i KRRE-së Dimitar Petrov dhe anëtari dhe shef i delegacionit të KRREU-së Aleksandar Jordanov, vendoset kornizë institucionale për thellim të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe multilateral, këmbim të përvojave dhe informatave nga interesi i përbashkët, mbështetje e ndërsjellë në ndërtim të kapaciteteve, bashkëpunim në implementimin e direktivave dhe rregullativave evropiane nga sfera e energjetikës, si dhe transfer…
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni nga mesnata. Shtrenjtohet dizeli për një denarë, ndërsa benzina për gjysmë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 0.50 den/l në krahazim me çmimet e konfirmuara me Vendimin nga 04.09.2017 dhe me këtë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 arrin 63.50 den/l, përderisa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 arrin 65.00 den/l/ Çmimet me pakicë të EURODISEL (D-E-V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1.50 den/l krahasuar me Vendimin prej 04.09.2017 dhe me këtë çmimi me pakicë i…
Mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, në qendrën tregtare “Saraj” para një këmbimores tre persona të panjohur kanë kryer vjedhje ndaj pronarit të këmbimores. Njëri nga sulmuesit ka qenë i armatosur me pushkë automatike, kurse një tjetër me pistoletë. Ata kanë gjuajtur drejt pronarit të këmbimores me çka e kanë plagosur në të dyja këmbët. Me një veturë ai është dërguan në Qendrën urgjente në Shkup. Policia ka marrë masa për ndriçimin e rastit, por nuk jepen detaje të tjera në lidhje me shumë e vjedhur.