Ministri Nikolla Dimitrov para fillimit të hapjes së Debatit të
përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të KB-së realizoi takim bilateral me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, Tomas A.Shenon.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin, i cili ka kaluar në atmosferë tejet miqësore dhe konstruktive, ministri i ka potencuar angazhimet kyçe të Qeverisë së Maqedonisë, si në planin vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm. Madje, theks të veçantë u dha aktiviteteve reformuese të orientuara drejt kthimit të shoqërisë së Maqedonisë në rrugën e vërtetë demokratike, si edhe në qasjen pozitive, të hapur dhe miqësore drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë dhe indirektë të Maqedonisë.
Dimitrov u përqendrua edhe në angazhimin dhe kontributin e tanishëm dhe të planifikuar të Republikës së Maqedonisë drejt misioneve të NATO-s, ndërsa me qëllim që partnerët dhe kontribut drejt paqes botërore në pajtueshmëri me kapacitetet e vendit, si dhe dëshmim se vendi pas pritje së gjatë meriton të bëhet vendi anëtar i 30-të i organizatës.
Nënsekretari amerikan Shenon, shprehu respektim të lartë për vizionin, guximin, vetëdijen dhe qasjen reale të përmbajtura në mesazhet e transmetuara nga ana e Maqedonisë. Shfaqi interes për marrëdhëniet bilaterale me fqinjët, si dhe kënaqësi nga hapat pozitiv në këtë drejtim.
Shenon e potencoi kënaqësinë e SHBA-së nga partneriteti me Republikën e Maqedonisë dhe gatishmërinë që të vazhdojnë me mbështetjen për realizim të qëllimeve strategjike të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë mori pjesë në shumë ngjarje dhe takime në shoqërim të kryeministrit Zoran Zaev.
Data 28.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt
- Lista e Përbashkët Arabe i shtrin dorën bllokut të Eisenkotit për të rrëzuar qeverinë e Netanyahut
- Analiza/ Armand Shkullaku: As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën
- VMRO: Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore “Momin Potok” drejt përfundimit
- “Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër


