Autostrada Milladinoc – Shtip do të përfundojë tërësisht për një
vit. Ndërtimi po rrjedh në vazhdimësi në disa vende me ngecje për shkak të problemeve që paraqiten me shpronësimin e tokës. Shtatëdhjetë e pesë për qind e punimeve ndërtimore kanë përfunduar.
Këtë e theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili së bashku me drejtorin e NP për rrugën shtetërore Zoran Kitanov realizoi kontroll në punimet ndërtimore në autostradën Milladinoc-Shtip, i cili paralajmëroi periudhë në të cilën jashtëzakonisht do të investohet në
infrastrukturën rrugore në Republikën e Maqedonisë dhe ku do të korrigjohen gabimet e bëra nga Qeveria paraprake.
Ministri informoi se javën e kaluar në seancë qeveritare është miratuar Aneksi i marrëveshjes për ndërtim të kësaj autostrade me të cilin propozohet që afati për ndërtim të vazhdohet deri në fund të shtatorit të vitit 2018. Afat plotësues, siç tha, kërkoi realizuesi, për shkak se nuk arriti ta përfundojë ndërtimin në afatin paraprak i cili ishte deri më 1 maj të vitit 2017. Prolongimi madje, theksoi ministri, në ndërtim nuk do të ketë implikime financiare plotësuese ndaj buxhetit.
Ai potencoi se në përgjithësi është filluar me zgjidhjen e të gjithë problemeve që detektohen në ndërtimin e të gjithë autostradave, si dhe rrugët e shpejta.
Kitanov potencoi se prolongimi i ndërtimit të autostradës Milladinoc-Shtip është për shkak të mënjanimit të mangësive që janë paraqitur gjatë ndërtimit në periudhën e kaluar, si dislokim i shtyllave elektrike, shpronësim të tokës dhe rrëshqitje të dheut. Potencoi se ndërtimi i autostradës nuk është ndërprerë në asnjë moment.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Klodi paralajmëron rikthimin në Itali, tregon planet për ditët në vijim
- Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim. Presidenti Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
- (VIDEO) Ministria e Arsimit, shpallet thirrja publike për ushqimet e subvencionuara
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht nga Kosova
- Shkupi mbulohet nga tymi për shkak të zjarrit në Bojanë – autoritetet në terren
- Kuvendi mohon pretendimet: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët
- Në pushime pa Klodin, Elijona tregon kush po i qëndron pranë
- Nikolloski: Qeveria po punon për të lehtësuar problemet e transportuesve


