Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen
e 12-të në të cilën duhet të diskutohet për Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit.
Ligji është parashtruar nga deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa me të pritet të zgjidhet statusi i falimentuesve të cilët nuk ishin përfshirë me ligjin e kaluar.
Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale parashtruar nga grupi i deputetëve.
Në kuadër të mbledhjes së 12-të janë edhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të rrogave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutim dhe
Propozim ligji për dhënie të kuponave me vlerë – vauçerë, parashtruar nga opozita.
Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, deputetët duhet ta vazhdojnë mbledhjen e 15-të në rend dite të së cilës janë Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. propozim-ndryshimet e Ligjit për përdorimin e
gjuhës maqedonase, Propozim-ligji për ndërprerje të rëndësisë së Ligjit për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim ligji për dhënien e kuponave me vlerë – vauçerëve, të gjithë në lexim të parë.
Deputetët do të diskutojnë edhe për punën e ministrave të Financave, Dragan Tevdovski, të Kulturës, Robert Allagjozovski dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Aksidentohet Labinot Rexha, publikon pamjet e veturës së dëmtuar
- ASH: 25 vjet (EBR), shqiptarët të padukshëm, shqipja e fshirë!
- Tymi përfshin Shkupin, rritet ndotja e ajrit – zjarri në Kitkë vijon të jetë aktiv
- Georgievski: A jemi kaq shtet i brishtë sa të shpërbëhemi nëse bullgarët futen në Kushtetutë?
- Transporti Publik në alarm: Na kompensoni naftën deri në shtator, ose reduktojmë autobusët
- (VIDEO) Partitë të ndara për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
- Klodi paralajmëron rikthimin në Itali, tregon planet për ditët në vijim
- Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim. Presidenti Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë


