Author: Adijat

Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga gjithsej 17 aksidentet e trafikut të regjistruar në 24 orët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në 11 lëndime më të lehta kanë marrë 15 persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve nëntë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 23 shoferë të cilët gjatë drejtimit…

Lexo më Shumë

Fëmijët të cilët kanë nevojë për hormonin e rritjes, shpesh herë duhet ta ndërpresin terapinë për shkak të vonesës në shpalljen e tenderëve apo të presin të lirohet ndonjë vend derisa terapinë e marrin fëmijët e tjerë. Pikërisht në ditët e ardhshme 20 fëmijë nuk do të mund ta vazhdojnë terapinë për shkak të vonesave teknike në Klinikën për fëmijë në Shkup, shkruan Almakos. Sipas kryetarit të Shoqatës së prindërve me fëmijëve me sëmundje endokrinologjike të rritjes, Aleksandar Petrovski ,një nga kërkesat e tyre është që terapia e fëmijëve që kanë nevojë për hormonin e rritjes të mos varet nga…

Lexo më Shumë

17 vjet më parë në Maqedoni u bë i mundur realizimi i operacionit të parë me zemër të hapur, ndërsa 20 vjet më parë në Klinikën Universitare  në Frankfurt  u realizua transplantimi i parë i zemrës. Pikërisht në kujtim të këtyre sukseseve sot foli  Doktori Zhan Mitrev, drejtor në Spitalin e Specializuar për sëmundjet kirurgjikale, shkruan Almakos. Siç tha Mitrev  sot në takimin me gazetarët, në institucionet shëndetësore në vend, vazhdimisht ka kërkesa për transplantim  të organeve, por pengesa hasen në procedurat administrative. “ Në institucionet tona shëndetësore është një numër i caktuar pacientësh të cilët parashtrojnë kërkesa për transplantimin…

Lexo më Shumë

MEPSO përkohësisht e ka suspenduar kompaninë “ENG Servis Trejd” dhe ajo prej sot deri më 1 nëntor e humb të drejtën të punojë si furnizues i tregut për energji elektrike, kumtoi MEPSO. Në kumtesë sqarojnë se konform Rregullave për treg të energjisë elektrike (RrTEE) si organizatore e tregut të energjisë elektrike shqipton suspendim në kushte kur kompania nuk i plotëson detyrimet e saj, të cilat në këtë rast janë krijuar për shkak të energjisë elektrike të marrë, por të papaguar. Suspendimi do të vazhdohet deri në fund të nëntorit nëse në këtë periudhë furnizuesi nuk i shlyen borxhet. Po qe…

Lexo më Shumë

Erkan Arifi nga BDI, Shaban Zendeli nga Lëvizja BESA dhe Bekim Afuzi nga Aleanca për Shqiptarët janë tre kandidatët që garojnë për komunën e Likovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, informon INA. Edhe pse kundërshtarë politik ata sot bashkërisht kanë pirë kafenë e mëngjesit, duke diskutuar për zgjedhjet dhe elektoratin e kësaj komune. Tre kandidatët me këtë gjest i kanë dhënë një frymë të re fushatës zgjedhore dhe konkurrencës në garën zgjedhore. “Një moment i ri në skenën politike. Një kafe me oponentët!”, ka shkruar Bekim Afuzi, i cili ka nxjerrë foton e përbashkët në njërin nga lokalet e…

Lexo më Shumë

Në debatin për gjuhën në Kuvend, deputetët e VMRO-së po replikojnë mes veti dhe akuzojnë se ndaj funksionarëve të BDI-së po zhvillohen hetime. “Le të nënshkruhet referendum dhe qytetarët të prononcohen nëse janë për ligjin e gjuhëve. BDI t’u sqarojë shqiptarëve nëse LSDM do të ngrit amendamente dhe shqiptarët të ndëshkohen”, ka thënë Manojllovski i VMRO-së, raporton Post.mk.

Lexo më Shumë

“Në 2008 kur ne përpunuam ligjin për gjuhët me një grup deputetësh, LSDM reagoi dhe thonte se ligji është kundër kushtetutës, ndërsa tani Radmilla Sheqerinska i ka vendosur flamur evropian”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski, në debatin e sotëm për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Edhe në 2008 edhe në 2011 e përgatitëm ligjin, i cili ishte kompakt dhe në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit. Atëherë LSDM ishte në opozitë, ku pohonte se ky ligj është kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk jepte mbështetje”, tha Veljanoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se tani LSDM përmes një dere të vogël dëshiron…

Lexo më Shumë

Një autor i panjohur i armatosur me armë mbrëmë ka kryer grabitje në marketin “Tineks” në lagjen e Shkupit Hrom, në rrugën “Vasil Çakalarov”, me dhunë dhe me kërcënim ka marrë nga arka 15.000 denarë. Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja është paraqitur në orën 21:15 minuta në Njësinë për Informim dhe Komandë. Grabitësi me armë e ka kërcënuar të punësuarën dhe më pas e ka kryer vjedhjen. Merren masa për gjetjen e autorit.

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale do të konfirmojë se nëse është parashtruar ligjërisht çështja për referendumet për emigrantët të caktuara në disa komuna në datën kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet lokale, paralajmëroi sot zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski. Sipas tij, mbajtja e referendumeve, së bashku me zgjedhjet, është simptomatike dhe i prish të dy proceset. Pavleski nënvizon se referendumet dhe pyetjet duhet të shpallen dhe definohen në pajtueshmëri të Ligjit, posaçërisht kur bëhet fjalë për nivel lokal, ndërsa qytetarëve duhet t’u jepet shans dhe kohë të mjaftueshme që të njoftohen me pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjen. “Jemi…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së kuorumit sot është ndërprerë seanca e 16-të në të cilën me procedurë urgjente duhet të sillen ndryshimet ligjore me të cilat me aneks të marrëveshjes duhet të vazhdojë ndërtimi i autostradës Milladinoc – Shtip deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi iu bëri thirrje koordinuesve të grupit të deputetëve të sigurojnë kuorum dhe theksoi se që dje deputetët janë njoftuar se për sot është caktuar seancë urgjente e Kuvendit. “I lus deputetët nga opozita të cilët e di që janë këtu, të hyjnë në sallë me çka do të…

Lexo më Shumë

Maqedonia është me zhvillim shumë të pabarabartë rajonal. Vetëm 18 për qind nga popullata është e mbuluar me rrjet kanalizimi, ndërsa në Shkup ka përmendore që kushtojnë miliona euro. Situatën e tillë duhet ta ndryshojmë dhe mundësitë me të cilat disponojmë t’i sistemojmë barabartë çdokund, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në tribunën për zhvillim të barabartë rajonal dhe lokal. Angjushev përmendi se së pari duhet të hartohen mjetet buxhetore sipas rajoneve në të gjitha sferat për çka tashmë përgatitet projekt me përkrahje të huaj. “Ne jemi shtet i vogël, por jo i pasur. Për këtë shkak duhet…

Lexo më Shumë

Sulm fizik ndaj policisë është shënuar në lagjen Karposh 4 në Shkup.  Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 23 në bulevardin “Aradhat Partizane”. Gjithçka ka filluar në momentin kur patrulla policore gjatë kryerjes së detyrës ka ndaluar veturën “Ford” me targa të Shkupit të drejtuar nga personi F.A. (34) nga Shkupi, për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit, shkruan Gazeta Lajm.  Në momentin kur ai ka dalur nga vetura që t’ua dorëzojë dokumentet policëve, një person i panjohur që ka qenë në vendin e ngjarjes, fizikisht e ka sulmuar njërin polic, kurse shoferi F.A. i është…

Lexo më Shumë