MEPSO përkohësisht e ka suspenduar kompaninë “ENG Servis
Trejd” dhe ajo prej sot deri më 1 nëntor e humb të drejtën të punojë si furnizues i tregut për energji elektrike, kumtoi MEPSO.
Në kumtesë sqarojnë se konform Rregullave për treg të energjisë elektrike (RrTEE) si organizatore e tregut të energjisë elektrike shqipton suspendim në kushte kur kompania nuk i plotëson detyrimet e saj, të cilat në këtë rast janë krijuar për shkak të energjisë elektrike të marrë, por të papaguar.
Suspendimi do të vazhdohet deri në fund të nëntorit nëse në këtë periudhë furnizuesi nuk i shlyen borxhet. Po qe se edhe deri në fund të nëntorit nuk shlyhen borxhet, MEPSO në pajtim me RrTEE do ta ndërpresë kontratën me kompaninë furnizuese “ENG Servis Trejd”.
Borxhi i furnizuesit “ENG Servis Trejd” ndaj MEPSO-s është bërë në masë më të madh në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkaqe të panjohura deri më tani, menaxhmenti paraprak nuk i ka aktivizuar instrumentet për pagesë të borxhit për çka MEPSO i ka njoftuar instancat kompetente
shtetërore .
Vendimi për suspendim të “ENG Servis Trejd” është publikuar në internet faqen korporative të MEPSO-s.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin


