Sulm fizik ndaj policisë është shënuar në lagjen Karposh 4 në Shkup. Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 23 në bulevardin “Aradhat Partizane”. Gjithçka ka filluar në momentin kur patrulla policore gjatë kryerjes së detyrës ka ndaluar veturën “Ford” me targa të Shkupit të drejtuar nga personi F.A. (34) nga Shkupi, për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit, shkruan Gazeta Lajm. Në momentin kur ai ka dalur nga vetura që t’ua dorëzojë dokumentet policëve, një person i panjohur që ka qenë në vendin e ngjarjes, fizikisht e ka sulmuar njërin polic, kurse shoferi F.A. i është bashkangjitur dhe e ka goditur policin. Në atë moment janë grumbulluar edhe disa qytetarë tjerë të cilët e kanë rrethuar veturën policore dhe kanë tentuar t’i pengojnë policët në kryerjen e detyrës. Për ngjarjen është informuar policia dhe në vend ngjarje kanë arritur forca policore nga Stacioni në Karposh, Gjorçe Petrov, policia e komunikacionit si dhe një ekip policor Alfa dhe me këtë rast është arrestuar personi F.A. Policia njofton se është duke ndërmarrë masa për ndriçim të plotë të rastit.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Ropalca tregon zemërgjerësi, mbi 5 mijë euro donacione për xhaminë “Koxha Mehmed Beu”
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve


