Erkan Arifi nga BDI, Shaban Zendeli nga Lëvizja BESA dhe Bekim Afuzi nga Aleanca për Shqiptarët janë tre kandidatët që garojnë për komunën e Likovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, informon INA. Edhe pse kundërshtarë politik ata sot bashkërisht kanë pirë kafenë e mëngjesit, duke diskutuar për zgjedhjet dhe elektoratin e kësaj komune. Tre kandidatët me këtë gjest i kanë dhënë një frymë të re fushatës zgjedhore dhe konkurrencës në garën zgjedhore. “Një moment i ri në skenën politike. Një kafe me oponentët!”, ka shkruar Bekim Afuzi, i cili ka nxjerrë foton e përbashkët në njërin nga lokalet e komunës së Likovës. Ky gjest mjafti i nevojshëm për skenën politke shqiptare, por fatkeqësisht i mungur deri tani, është përshëndetur edhe nga ambasadorë të huaj në vend.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Shqiptarët e Amerikës bëjnë thirrje për mbështetjen e Arkin Jahijit në Bërvenicë
- Ropalca tregon zemërgjerësi, mbi 5 mijë euro donacione për xhaminë “Koxha Mehmed Beu”
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre


