Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekateria Zaharieva deklaroi se shpreson që marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë do të ratifikohet javën e ardhshme në Kuvendin popullor bullgar. Në intervistë për Televizioni bullgar kombëtar, Zaharieva deklaroi edhe se do të formohet komision për histori, me qëllim që ai të mos politizohet. Lidhur me çështjen për emrin, shefja e diplomacisë bullgare thekson se Sofja para pak kohësh e njohu Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues, transmeton MIA. “Është e rëndësishme që të takohen njerëzit, të përmirësohet infrastruktura midis dy shteteve. Pesëqind mijë qytetarë të Maqedonisë e vizitojnë…
Author: Adijat
Sot në mëngjes është plaçkitur ekspozitura e HallkBanka në lagjen Butel 1 të Shkupit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se plaçkitja ka ndodhur rreth orës 9:30 në ekspoziturën në rrugën Butelska. Plaçkitjen e kanë realizuar tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, të cilët kanë marrë një shumë të caktuar të parave dhe kanë ikur nga vendi. Në vendin e ngjarjes kryhet ekspertizë në prezencë të përforcimit policor. Merren masa për gjetjen e plaçkitësve.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë seancën e 35-të tematike, në të cilën do të shqyrtohet informacioni për Kontributin për progresin e realizuar të Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet bazë për përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin në procesin e integrimit të vendit në BE. Siç kumtoi shërbimi për informim i qeverisë, seancën do ta udhëheqë zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Kontributi për progresin e realizuar nga Republika e Maqedonisë, në përputhje me metodologjinë e re të Komisionit Evropian për përgatitjen e raporteve të progresit të vendeve…
Së paku tre milionë në botë nuk kanë shtetësi, që i privon nga identiteti, të drejtat dhe në shumë raste, për atë shkak nuk mund të punësohen, kumtoi sot Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë. Rohinxhët myslimanë, në vendin me shumicë budiste Mjanmar, janë pakica më e madhe, pjesëtarët e së cilës janë pa shtetësi. Grupe të tjera janë romët në Maqedoni, kurdët sirianë, bashkësia Karana në Madagaskar dhe Pemba në Keni. Në Raportin e organizatës u bëhet thirrje qeverive në botë ta zgjidhin atë problem deri në vitin 2024.
Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, për aktvendimet për grupin e Kumanovës ka thënë se do të ketë hetim ndërkombëtar dhe e vërteta patjetër do të del në shesh. “Lexoj komentet te shumta pas vendimit te gjykates per rastin e Kumanoves ku njerezit nga mllefi dhe mosdija akuzojn LSDM-ne dhe qeverine e tanishme si fajtore per denimin e shqiptuar. Sinqerishte habitem.Vendimi sotëm i gjykatës vetemse vërteoi nevojën te cilet tek sa kane filluar me shkarkimin e Prokurorit publik, emerimi i ri i te cilit do te ndodhe se shpejti. Gjykatat dhe gjykatesit ende jane po te njejtat te instaluara nga regjimi…
Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoni është matur në Berovë, ku janë shënuar katër gradë nën zeron. Temperaturë nën zero ka pasur edhe në Strumicë minus dy, dhe Demir Kapi, Shkup-Petrovec dhe Manastir me minus një. Në qytetet e tjera temperatura e mëngjesit ka lëvizur nga zero në Vinicë, Tetovë dhe Gjevgjeli, një në Shkup, Kriva Pallankë, Shtip, Llazaropole, Kumanovë dhe Prilep, dy në Dibër, tre në Ohër, katër në Pretor dhe Mavrovë, pesë në Pozharan, gjashtë në Gjurishte, Krushevë deri në shtatë gradë Celsius në Topollçan. Gjatë natës moti ishte me vranësira mesatare, ndërsa në mëngjes…
Kryeministri Zoran Zaev nesër pritet të takojë kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të biseduar për fatin e koalicionimit të mëtejshëm. Burime partiake për INA theksojnë se në këtë takim do të diskutohet për dallimet dhe mosmarrëveshjet që u krijuan gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore, ku Sela do t’ia numërojë ato pas pozicionimit të Zaevit në krahun e BDI-së. Po ashtu do të diskutohet edhe për hapat e mëtejshëm në rast se ASH do të mbetet në Qeveri, ose do të ndodhë largimi i saj, që ky vakum më pas të zëvendësohet nga PDSH dhe disa deputetë që…
Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani konsideron se dallimet rreth emrit me Greqinë do të zgjidhen së shpejti. Ai në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat-M, pohon edhe se Maqedonia mund të evitojë referendum falë zgjidhjes e cila do të dilte nga ndryshimi i emrit të aeroportit “Aleksandri i Madh” dhe pikat e tjera strategjike të cilat deri tani Greqia i ka konsideruar për irredentiste. “Ju garantoj se në qoftë se vazhdojmë t’i realizojmë reformat me këtë dinamikë, ta mbyllim çështjen e emrit do të fitojmë mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët për shkak se qytetarët kërkojnë – Maqedonia në…
Konferencë përfundimtare e projektit “Reformë në sektorin ujë në nivel qendror”, qëllimi kryesor i të cilit ishte që në vend të vendoset sistem për kthimin e shpenzimeve në sektorin për furnizim me ujë dhe ujëra të zeza përmes mbështetjes së zbatimit të Studimit kombëtar për tarifa për ujë dhe politikë të reviduar për tarifa për ujë, sot do të mbahet në Shkup. Projekti në vlerë prej 1,8 milionë euro, që u realizua gjatë 13 muajve, është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA programit operativ për zhvillim rajonal 2007-2013. Aktivitetet projektuese ishin të fokusuar në procesin e përgatitjes dhe…
“Masa për nxitje të sipërmarrësisë tek grupet etnike jo-shumicë”, është tema e forumit që e organizon fondacioni” Servis sipërmarrës për të rinj” dhe Agjencia për realizim të së drejtave të bashkësive. Në forum është paralajmëruar pjesëmarrje e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Agjencisë për Punësim, Agjencisë për mbështetje të sipërmarrësisë, Sekretariati për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Programi për zhvillim i KB-së, odat ekonomike, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave civile të cilat punojnë në sferën e zhvillimit të sipërmarrësisë ndëretnike të…
Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie sot do ta prezantojë Raportin për përvojën dhjetëvjeçare nga bashkëpunimi mes Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Akademisë nacionale për jurisprudencë (ENM) në sferën e reformave në gjyqësi. “Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Akademia nacionale franceze për jurisprudencë (ENM) bashkëpunojnë tashmë 10 vite. Ky bashkëpunim realizohet përmes pasurimit dhe përmirësimit të praktikave gjyqësore, përmes këmbimit të përvojave të gjykatësve nga Franca dhe nga Maqedonia. Integrimi evropian i Maqedonisë është kushtëzuar me përforcimin e shtetit juridik, që nënkupton vendosjen e sistemit të trajnimit dhe zgjedhjes së gjykatësve të cilët i përmbushin kriteret…
Prej sot e deri më 5 nëntor në kinemanë “Kultura” do të mbahet Festivali i parë investigativ i filmit Shkupi (FIFSH) i cili është në organizim të Platformës së sapoformuar për gazetari investigative dhe analiza – PINA (pina.mk) në partneritet me Fondacionin “Frdrih Ebert” – Shkup. Festivali do të hapet me filmin “Të jesh informator” (Being a Whistleblower) të gazetarit francez dhe regjisor Benoa Brinzhe, ndërsa më pas do të ketë diskutim me temë “Informatorët: lojtarë “sekret” të cilët mund ta ndryshojnë historinë”. “Si festivali i parë i këtij lloji në rajon, FIFSH bashkon tema lokale, rajonale dhe botërore të…