Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë
seancën e 35-të tematike, në të cilën do të shqyrtohet informacioni për Kontributin për progresin e realizuar të Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet bazë për përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin në procesin e integrimit të vendit në BE.
Siç kumtoi shërbimi për informim i qeverisë, seancën do ta udhëheqë zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Kontributi për progresin e realizuar nga Republika e Maqedonisë, në përputhje me metodologjinë e re të Komisionit Evropian për përgatitjen e raporteve të progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për herë të parë këtë vit përbëhet nga një pyetësor me 1,175 pyetje, që janë përgjegjës nga ana e institucioneve kompetente dhe të rishikuar nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, në rolin e institucionit koordinues në procesin e integrimit evropian të vendit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


