Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie sot do ta
prezantojë Raportin për përvojën dhjetëvjeçare nga bashkëpunimi mes Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Akademisë nacionale për jurisprudencë (ENM) në sferën e reformave në gjyqësi.
“Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Akademia nacionale franceze për jurisprudencë (ENM) bashkëpunojnë tashmë 10 vite. Ky bashkëpunim realizohet përmes pasurimit dhe përmirësimit
të praktikave gjyqësore, përmes këmbimit të përvojave të gjykatësve nga Franca dhe nga Maqedonia. Integrimi evropian i Maqedonisë është kushtëzuar me përforcimin e shtetit juridik, që nënkupton vendosjen e sistemit të trajnimit dhe zgjedhjes së gjykatësve të cilët i përmbushin kriteret objektive dhe të unifikuara”, thonë nga Ambasada franceze në Maqedoni.
Me këtë përvojë dhjetëvjeçare, siç theksojnë, dy partnerët dëshirojnë të bëjnë analizë të deritanishme, si dhe t’i konfirmojnë drejtimet për bashkëpunim të ardhshëm i cili do të kontribuojë për
mendim të pasuruar në kuadër të agjendës reformuese të miratuar nga Qeveria e re. Në kontekst të
asaj, shtojnë se ky do të ishte edhe qëllimi i misionit të cilin e zbaton ENM në Shkup në qershor të
këtij viti.
Në prezantimin e raportit në rezidencën e Francës në Shkup është paralajmëruar prania e ministrit të
Drejtësisë, Bilen Saliji dhe drejtoreshës së Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel
Shatev”, Aneta Arnaudovska. ab/shk/08:49
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


