Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë,
Ekateria Zaharieva deklaroi se shpreson që marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë do të ratifikohet javën e ardhshme në Kuvendin popullor bullgar.
Në intervistë për Televizioni bullgar kombëtar, Zaharieva deklaroi edhe se do të formohet komision për histori, me qëllim që ai të mos politizohet.
Lidhur me çështjen për emrin, shefja e diplomacisë bullgare thekson se Sofja para pak kohësh e njohu Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues, transmeton MIA.
“Është e rëndësishme që të takohen njerëzit, të përmirësohet infrastruktura midis dy shteteve.
Pesëqind mijë qytetarë të Maqedonisë e vizitojnë Bullgarinë, ndërsa 350 mijë bullgarë udhëtojnë në Maqedonia. Çështja është se si do të zbatohet kjo marrëveshje. Nga opozita e atjeshme gjuha ndaj Bullgarisë është tejet e ndryshme. Nacionalizmi i fuqishëm dhe fushata kundër fqinjëve tregoi se nuk sjellin rezultate”, tha Zaharieva.
Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht të këtij viti në Shkup e nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi midis dy vendeve. Të dytë marrëveshjen e vlerësuan si hap historik e cila do të trasojë rrugë drejt stabilitetit të së dy vendeve
dhe rajonit.
Me dokumentin i cili duhet të ratifikohet në dy parlamentet, mes tjerash parashikon edhe formim të Komisionit për çështje historike dhe arsimore, në bazë pariteti, që të kontribuojë që në mënyrë objektive dhe të bazuar në dëshmi interpretim shkencor i ngjarjeve historike.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin
- Studentët Zijahudin Elezi dhe Rinor Bugujevci e çojnë çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Parlamentin Europian
- Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it
- Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë
- BDI: Skandal, komuna e Tetovës dhe Qeveria e lanë pa mbrojtje emërtimin shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë
- Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+
- Kompania nga Shkupi qarkulloi 27 milionë, fitoi vetëm 30 mijë euro!
- Uji i pijshëm rikthen debatet në Këshillin e Gostivarit

