Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë sot shpalli konkurs për blerjen e fotografive me temë “Kuadri juaj nga Maqedonia”. “Qëllimi është që T’ju nxisim, frymëzojmë, inkurajojmë ta ndani edhe Ju tregimin Tuaj nëpërmjet momenteve Tuaja më të bukura dhe më frymëzuese që i keni pasur në Maqedoni. Kreativitetin ndani përmes fotografive Tuaja në tema të ndryshme: destinacione turistike, aktivitete në natyrë, motive gurmane …”, theksojnë nga Agjencia. Konkursi do të jetë i hapur deri më 5 dhjetor, ndërsa të gjitha informacionet në lidhje me aplikacionin janë në dispozicion në linkun https://goo.gl/wSUYcp.
Author: Adijat
Një grup shqiptarësh, në Shkup është dënuar me dënime të rënda. Ata kanë bërë luftime të përgjaskshme me policinë, ndërsa ekziston dyshimi se i gjithë rasti është inskenuar Dënimet e rënda për anëtarët kosovarë nga „Banda e Kumanovës“ në rastin e Kumanovës, në Kosovë ka shkaktuar irritim. Ministria e Jashtme në Prishtinë e ka ftuar ambasadorin e saj që të kthehet gjatë fundjavës nga Shkupi. Për shkak të „aktiviteteve terroriste“, Gjykata maqedonase ka dënuar me burg prej 746 vitesh një grup prej 38 ish ushtarëve të UÇK-së. Katër nga ta u liruan. Pothuajse gjysma e të dënuarve janë nga Kosova,…
Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka nisur me “reforma” që nga dita e parë e tij si kryetar komune. Me urdhër të tij gati se të gjithë dyerve ju është ndërruar kasaforta pa dhënë ndonjë sqarim, transmeton Express. Ky gjest qesharak ka habitur edhe administratorët e komunës së Zhelinës, pasi kryetari i tyre ka nis të merret edhe me gjëra të vogla. Blerim Sejdiuështë kryetari i vetëm në Maqedoni i cili ka premtuar se vitin e parë të mandatit të tij do të investojë 60 milionë euro ku banorët e presin me padurim investimin kapital të tij. Ndryshe…
Ish kryetari i Këshillit radiodifuziv, Zoran Stefanovski ka vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës një në mesnatë në Shkup, shkruan Medial.mk Deri te fatkeqësia ka ardhur pasi Stefanovski më veturën e tij duke lëvizur në bulevardin “Nikolla Karev” ka dalë nga rruga duke goditur bilbordin reklamues. Ai është dërguar në spital ndërsa mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen. Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për radion malazeze “Antena M”, tha se NATO-ja dhe BE-ja janë alternativa e vetme për Maqedoninë, dhe se pret reagim të ashpër nga Rusia, kur do të vijë koha për pranimin e vendit në Aleancën Veriatlantike. Zaev, në emisionin “E vërteta e gjallë”, tha se është i gatshëm për reagim të ashpër nga Moska, njëjtë siç ishte rasti edhe me pranimin e Malit të Zi në NATO. “Reaguan për Malin e Zi, ne jemi të gatshëm sepse vendi im nuk ka alternativë. Përsëris, ne duam të avancojmë bashkëpunimin me Rusinë, duam për…
Mjekja Margarita Dalipi Mustafai me prejardhje nga Struga, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, mjekun Ardian Mustafai nga Tetova, vite me radhë profesionin e tyre e ushtrojnë në Gjermani, shkruan gazeta KOHA. Së fundmi, Margarita ka arritur që pas përfundimit të specializimit 5 vjeçar në fushën e Mjekësisë Interne në Klinikën në Frankfurt (ODER)-të Gjermanisë, së fundi është emëruar nga ana e Klinikës si kryemjeke. Ajo është emëruar kryeinfermiere ne repartin e Mjekimit Intensiv IMC. Me këtë ajo është e para a femër shqiptare në Gjermani me këtë post. Që të dy një kohë të gjatë jetojnë dhe punojnë…
Ish-shefi i njësisë antiterroriste të MPB-së në Maqedoni, Dejan Vuçkoviq i cili po vuan burg në Greqi, kërkon që të mos ekstradohet në Maqedoni, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor, transmeton INA lajmi e disa muajve më parë të portali Plusinfo. Vuçkoviq këtë e ka theksuar muaj më parë, duke shprehur shqetësime. Ai në shkurt të këtij viti u arrestua në Greqi, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë, pas arratisjes së tij nga paraburgimi shtatorin e kaluar.…
Arsimtarëve të shkollave fillore, profesorëve të shkollave të mesme si dhe të punësuarve nëpër çerdhe do tu rriten pagat për 5%, paralajmëroi ministri i financave Dragan Tovdovski, transmeton Express. Gjithashtu do të rriten edhe pagat e mjekëve dhe motrave medicinave. Kjo rritje parashihet në Buxhetin e vitit 2018, që kap shumë në vlerë prej 3.44 miliard euro. Kështu që, nëse një edukatore në çerdhe ka marrë pagë prej 18.000 denarësh, paga e saj do të rritet për 900 denarë, njofton Koha. Për pagat u përgjigj se tashmë po ndërmerren masa për rritjen e nivelit të përgjithshëm të pagave me rritje të…
Kryetari i Qeverisë të Maqedonisë, Zoran Zaev në Budvë u takua me Fiona Mekilvem, drejtoreshë e Sektorit të MPJ-së të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Në takim ka marrë pjesë edhe Endrju Pejc, koordinator i MPJ-së britanike për Samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Londër. Shërbimi i qeverisë për media kumtoi se në takim Mekilvem ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson agjendën reformës të ndërmarrë nga qeveria e Maqedonisë. Ajo ka shprehur inkurajim deri te Qeveria të vazhdojë me reformat e brendshme, si dhe mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së…
Qeveria do ta pezullojë Këshillin për furnizime publike përmes propozimit me procedurë të shkurtuar. Pritet që Këshilli të ndërpresë së funksionuari nga dhjetori i këtij viti. Kjo është një nga reformat në sistemin për furnizime publike që i paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin “Reforma në sistemin për furnizime publike”. Në kuadër të reformave është paraparë edhe miratimi i ligjit të ri për furnizime publike deri në tetor të vitit të ardhshëm. Pezullimi, siç u theksua, është për arsye se me vendosjen e tij furnizimet publike janë bërë më të komplikuara dhe se janë zhvilluar në afat…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë seancën e 35-të tematike, në të cilën do të shqyrtohet informacioni për Kontributin për progresin e realizuar të Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet bazë për përgatitjen e Raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin në procesin e integrimit të vendit në BE. Siç kumtoi shërbimi për informim i qeverisë, seancën do ta udhëheqë zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Kontributi për progresin e realizuar nga Republika e Maqedonisë, në përputhje me metodologjinë e re të Komisionit Evropian për përgatitjen e raporteve të progresit të vendeve…
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=gHAvE5eZrXs Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka hyrë në objektin e Qytetit të Shkupit, njofton MAK FAX. Siç thonë nga PSP, pas hyrjes së tyre në Qytetin e Shkupit, kanë mbajtur mbledhje me udhëheqësinë pa zbuluar detajet e bisedës dhe mbledhjes. Sipas informacioneve të “Makfax”, prokuroret Speciale janë duke mbledhur dëshmi për procedurë parahetimore duke kërkuar dokumente të “Shkupi 2014” dhe të tjera ku dyshohet për krim në bisedat e përgjuara, “bombat”.