Ish-shefi i njësisë antiterroriste të MPB-së në Maqedoni, Dejan Vuçkoviq i cili po vuan burg në Greqi, kërkon që të mos ekstradohet në Maqedoni, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor, transmeton INA lajmi e disa muajve më parë të portali Plusinfo.
Vuçkoviq këtë e ka theksuar muaj më parë, duke shprehur shqetësime.
Ai në shkurt të këtij viti u arrestua në Greqi, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë, pas arratisjes së tij nga paraburgimi shtatorin e kaluar.
Ai fillimisht ishte arrestuar në Shkup me akuzën për trafikim me armë dhe lëndë narkotike, pasi që në makinën e tij ishte gjetur granatë dhe më shumë se 800 gram kanabis, shkruan Plusinfo.
Vuçkoviq ka kërkuar azil politik dhe ka bërë ankesë kundër ekstradimit në Maqedoni. Në letrën e tij ai ka shkruar se nëse do të kthehej në Maqedoni, ai do të përballet me tortura dhe deri në vdekje. Sipas mediave greke, ekstradimi i tij ka të bëjë me luftimet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë, ku ai po e udhëhiqte aksionin. Ai ka thënë se struktura të
caktuara në Maqedoni e piketojnë ate si përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK-së në Kumanovë. (INA)
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


