Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për radion
malazeze “Antena M”, tha se NATO-ja dhe BE-ja janë alternativa e vetme për Maqedoninë, dhe se pret reagim të ashpër nga Rusia, kur do të vijë koha për pranimin e vendit në Aleancën Veriatlantike.
Zaev, në emisionin “E vërteta e gjallë”, tha se është i gatshëm për reagim të ashpër nga Moska, njëjtë siç ishte rasti edhe me pranimin e Malit të Zi në NATO.
“Reaguan për Malin e Zi, ne jemi të gatshëm sepse vendi im nuk ka alternativë. Përsëris, ne duam të avancojmë bashkëpunimin me Rusinë, duam për shembull atje sa më shumë të shesim domate, lakër dhe produkte të tjera bujqësore. Megjithatë, nuk kemi alternativë, zgjidhja jonë është BE-ja dhe NATO-ja”, theksoi Zaev.
Ai thotë se është i gatshëm jo për realizimin e këtyre qëllimeve sepse, siç nënvizon, ky është opsioni i vetëm.
“E di se ka pasur përpjekje për likuidime dhe është mirë që me kohë është reaguar dhe ajo është penguar. Disa analistë më thonë “tani ti e ke radhën. Nëse diçka duhet të ndodhë, le të ndodhë. Unë e kam pranuar punën e kryeministrit, vendit tim i duhet lider dhe jam i gatshëm të marr vendime siç presin qytetarët tanë, me çdo çmim, dhe le të bëhet çfarë të bëhet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se ai është i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


