Kryetari i Qeverisë të Maqedonisë, Zoran Zaev në Budvë u takua me
Fiona Mekilvem, drejtoreshë e Sektorit të MPJ-së të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Në takim ka marrë pjesë edhe Endrju Pejc, koordinator i MPJ-së britanike për Samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Londër.
Shërbimi i qeverisë për media kumtoi se në takim Mekilvem ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson agjendën reformës të ndërmarrë nga qeveria e Maqedonisë. Ajo ka shprehur inkurajim deri te Qeveria të vazhdojë me reformat e brendshme, si dhe mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për reformat në të cilat shihet mundësia për progresin e vendit në integrime dhe për jetë më të mirë të qytetarëve.
Përfaqësuesja e qeverisë britanike Mekilvem i ka përshëndetur edhe politikat e Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të vazhdojë me interesin aktiv për Maqedoninë dhe për gjithë rajonin në aspektin e
stabilizimit dhe integrimeve.
Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria ka motivim të madh t’u sigurojë jetë cilësore qytetarëve dhe ardhmëri euroatlantike vendit.
“Plani 3-6-9 parasheh reforma në drejtësi, në media, në shërbimet e sigurisë, me ç’ka krijohet klimë e qëndrueshme për investime në vend. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE, do të thotë edhe inkurajim i investuesve, me këtë edhe vende të reja pune më mirë të paguara për qytetarët dhe standard më të lartë jetese. Drejtë kësaj jemi fokusuar dhe bëjmë gjithçka që mundemi në rrugën drejt qëllimeve euroatlantike. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gjithashtu pjesë e politikave të
ndërtimit të miqësisë të Qeverisë së re, me çka jemi të vetëdijshëm se proceset mund të lehtësohen.
E rëndësishme është përkrahja e Republikës së Maqedonisë nga miq të mirë ndaj shtetit, siç është Mbretëria e Bashkuar”, ka theksuar Zaev.
Në takim është diskutuar edhe për mundësinë për bashkëpunim në teknologjinë digjitale dhe për mundësitë që në këtë plan i hapë Samiti i ardhshëm në Londër për vendet nga Ballkani Perëndimor.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


