Aksioni në Lagjen e Trimave, sipas policisë, ka marrë viktima policore si asnjëherë më parë deri tani, në ndonjë aksion të policisë maqedonase, pas vitit 2001, shkruan Lajmpress. Nga policia thonë se përveç tetë pjesëtarëve të vdekur gjatë ditës së luftimeve këto ditë ka vdekur edhe një pjesëtar tjetër, si pasojë e lëndimit të organeve të brendshme, transmeton Gazeta Lajm. Ky dokumentar është përgatitur dy vite me material nga deklaratat e familjarëve të të vrarëve, me informacione të zbuluara në institucione të shtetit por edhe nëpërmjet hetimit të bërë në mesin e policëve që kanë qenë në aksion.
Author: Adijat
Nesër hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore. Me mosrespektimin e rregullave për mbajtjen e pajisjeve dimërore shoferët e vendosin veten por edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion në rrezik dhe njëkohësisht, sipas nenit 361 nga Ligji për siguri në qarkullimin e rrugëve, parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative. Nëpunësi policor, mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore. Gjithashtu, nëpunësi policor mund të…
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, sfidat me të cilat përballen vendet nga rajoni, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat përballet Evropa, ishin pjesë të temave për të cilat biseduan zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefi idiplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Në takim, Osmani e theksoi realizimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, i cili pret, deri në fund të implementimit të tij, në tërësi t’i reflektojë kërkesat e Unionit për reforma në Maqedoni, që në afat adekuat do të ishin…
Marrëveshje për vëllazërim midis Qytetit të Qytetit dhe Qytetit të Sarajevës sot do të nënshkruhet në Galerinë kombëtare Hamami i Daut pashës. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë kryetari i Qytetit të Shkupit dhe ai i Sarajevës, Petre Shilegov dhe Abdullah Skaka.
Investuesit nga Amerika janë të mirëseardhur të investojnë në Maqedoni, ndërsa Qeveria i ndërmerr të gjitha hapat me të cilat garantohet stabilitet dhe klimë e favorshme biznesi. Këtë rekomandoi nënkryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në takimin me senatorin Kristofer Marfi të mbajtur në Uashington, ku nënkryeministri mori pjesë në Forumin transatlantik ekonomik të titulluar “Ndërtimi i urave në Mesdhe”. Kabineti i nënkryeministrit për Çështje Evropiane njoftoi se Angjushev në takim e njohu senatorin Marfi me aktivitetet reformatore të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar përkushtueshmëri të fortë drejt integrimit më të mirë euroatlantik të vendit. “Sundimi i të…
Takim i koordinatorëve nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz në Evropën Juglindore do të mbahet sot në Shkup. Në takim fjalim do të mbajë koordinatorja për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska. Fjalim përshëndetëa në fillim të takimit do të ketë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.
Përfaqësues nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina marrin pjesë në Forumin rajonal për e-bujqësi që mbahet në Novi Sad në organizim të FAO-s. Në forumin treditor do të bisedohet për atë se si me zbatimin e teknologjive informatike dhe komunikuese mundet që bujqësia dhe prodhimtaria e ushqimit të jenë më efektive, më të sigurta, të shëndetshme ekologjike dhe përfituese për bujqit. “Bujqit munden mirë t’i shfrytëzojnë teknologjitë informatike dhe komunikuese në planifikim, prodhimtari dhe marketing të prodhimeve të tyre”, thotë Nevena Aleksandrova Stefanova, nëpunësve FAO për sisteme inovative bujqësore dhe këmbim të dijeve. Ajo shton…
E formuar kah fundi i vitit 1989 me emrin Mehmet Akif Ersoj dhe e themeluar zyrtarisht në tetor të vitit 1990 me emrin aktual, SHB “Logos-A” me të drejtë e konsideron veten pioniere të botimit të pavarur në ish-Jugosllavinë e atëhershme dhe në Maqedoninë e re. Ndonëse në fillim e ngritur me shumë telashe, pas këtyre 27 viteve punë të frytshme, ka arritur të nxjerrë në dritë rreth 1.000 tituj (mbi 8.000.000 ekzemplarë) të sferave të ndryshme të dijes. Shtëpia Botuese Logos – A, një ndër shtëpitë botuese më kryesore shqiptare, këtë vit sjell 36 botime të reja për lexuesin…
Deri nga fundi i vitit duhet të përfundojë sanimi i pjesës së autostradës Petrovec – Milladinovci dhe Kadino – Hipodrom, ku do të rehabilitohet rruga e dëmtuar, e cila e vështirëson qarkullimin. Investimi i sanimit së tetë kilometrave nga pjesa e autostradës është 600.000 euro nga buxheti i NP për rrugë shtetërore (NPRRSH). “Intenca e jonë është të modenrizohet kjo pjesë e autostradës me qëllim që të kemi autostradë bashkëkohore dhe kuptohet të sigurtë përgjatë Korridorit 10”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski gjatë kontrollit të aktiviteteve ndërtimore në terren. Siç potencoi drejtori i NPRRSH Zoran Kitanov, sugjerimet…
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, turin e vizitave në shkollat fillore dhe të mesme e filloi në shkollën më të vjetër të qytetit “Ismail Qemali”. Me këtë rast, siç kumtojnë nga shërbimi për informim, ai zhvilloi një takim me të punësuarit në këtë shkollë dhe kërkoi nga kolektivi që të japë propozimet për caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor shkolle. “Dalëngadalë duhet t’i përzgjedhim drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas meje, një ndër shkollat më prestigjioze dhe më të rëndësishme është shkolla në të cilën edhe unë vetë kam mësuar, respektivisht shkolla ‘Ismail Qemali’. Vlerësoj se…
Shkupi sot është qytet me shumë sfida. Ndotja, gjithsesi është problemi më i madh, por ka edhe shumë probleme me infrastrukturën, trafikun, urbabanizmin, gjelbërimin. Shumë nga këto probleme janë të tejkalueshme dhe të zgjidhshme, vetëm nëse të gjithë ne jemi të gatshëm të heqim dorë nga një pjesë e rehative tona dhe të investojmë në ardhmërinë tonë të përbashkët. Këtë sot e theksoi kryetari i Shkupit Petre Shilegov në shënimin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit. Ai potencoi se në zgjidhjen e këtyre problemeve duhet të përfshihen pushteti qendror, i qytetit dhe komunal, biznesmenët dhe organizatat, por…
Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar në lidhje me çështjen e Kumanovës. Ai shprehet se vendimet për këtë çështje janë të turpshme dhe të rrezikshme, shkrun Albeu. Demirja bën thirrje që të gjithë sëbashku duhet te ngremë zërin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve. Reagimi i plotë: “Të dashur miq, Ndjej keqardhje te thelle si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysme burg. Dënoj me forcë procesin…