Shkupi sot është qytet me shumë sfida. Ndotja, gjithsesi është
problemi më i madh, por ka edhe shumë probleme me infrastrukturën, trafikun, urbabanizmin, gjelbërimin. Shumë nga këto probleme janë të tejkalueshme dhe të zgjidhshme, vetëm nëse të gjithë ne jemi të gatshëm të heqim dorë nga një pjesë e rehative tona dhe të investojmë në ardhmërinë
tonë të përbashkët.
Këtë sot e theksoi kryetari i Shkupit Petre Shilegov në shënimin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit.
Ai potencoi se në zgjidhjen e këtyre problemeve duhet të përfshihen pushteti qendror, i qytetit dhe komunal, biznesmenët dhe organizatat, por edhe të gjithë qytetarët.
Të gjithë, siç potencoi, duhet të heqim dorë nga pak që të marrim më shumë, që të krijojmë qytet funksional dhe prosperues, qytet i cili do të punojë për qytetarët e saj dhe për të gjithë.
Shilegov u shfaqi admirim dhe falënderim luftëtarëve të cilët janë përfshirë në çlirimin e Shkupit. Muzeu përkujtimor i tyre të punëtorisë partizane ilegale për armë tashmë disa vjet është i mbyllur, siç tha, për shkak të moskujdesit.
Sipas Shilegovit, Shkupi duhet të jetë krenar dhe nuk guxon ta harrojë historinë e tij antifashiste dhe leksionet nga e kaluara.
Kryetari i Shkupit dhe delegacioni i Këshillit sot vendosën lule para Përmendores së Çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, në Varrezat partizane dhe para përmendores së gjeneralit Mihajllo Apostollski në varrezat e qytetit “Butel”.
Lule vendosën edhe delegacionet e Këshillit të Qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare – Shkup, nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë, nga Kuvendi, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes, Shtatmadhoria e ARM-së, nga komunat e Shkupit, si dhe delegacione të korit diplomatik, qytetarë dhe institucione.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re


