Mickoski është i vetmuar në mbrojtjen e krimit, vullneti i qytetarëve është fitimtar, Maqedonia do të vazhdojë përpara. Hristijan Mickoski është tradhtar i interesave nacionale, që nuk di se çka do, ka reaguar sot LSDM përmes një komunikatë për media. “Mickoski pa turp kushtëzon marrëveshjen dhe referendumin te ardhshëm me amnistimin e kriminelëve të familjes dhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së krimit, Mickoski tenton të shtyjë Maqedoninë në izolim dhe paqartësi. Joserioziteti i tij çon në atë të mbetemi të vetmuar, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia çon në…
Author: Adijat
Qëndrim i përbashkët për vendimin me të cilin Kosova i rriti doganat e pemëve dhe perimeve, pritet nga takimi i nesërm në Beograd iniciator dhe nikoqir i së cilit është ministri serb i Tregtisë Rasim Ljajiq. Në takim, krahas ministrit të Maqedonisë të Bujqësisë, Lupço Nikollovski, do të marrin pjesë edhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekuliq, si dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH, Mirko Sharoviq. Kosova e vendosi të a.q masën e përkohshme më 18 korrik të këtij viti. Masa parashikon 30 për qind dogana më të larta për pemët dhe perimet e…
Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë vdiq, Risto Popovski, doajen i gazetarisë së Maqedonisë. Popovski (1945-2018) ishte themelues i agjencisë së parë private të lajmeve në Ballkan Makfaks, njëri nga iniciatorët për formimin e platformës mediale të CIVIL – Qendrës për liri, ndërsa ka qenë edhe redaktor në agjencinë e lajmeve Tanjug. Karrierën gazetareske e fillon në Radio Shkupi ku ka punuar nga viti 1965 si vullnetar, ndërsa nga viti 1970 atje angazhohet edhe profesionalisht. Nga viti 1974 deri në vitin 1992 mbetet në Tanjug, së pari si gazetar, ndërsa pastaj edhe si shef i redaksisë maqedonase në Tanjug. Ka…
Një muaj pasi një pjestar i policisë aksidentoi një djalosh 7 vjeçar në rrugën “11 Tetori” në qytetin e Kumanovës, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria ende nuk e kanë mbaruar hetimin. Ato nuk japin detaje se në çfarë faze është procedura e hetimit. Pas aksidentit prokurori kujdestar pati urdhëruar inspektimin dhe fotografimin e vendngjarjes për të parë nëse ka shenja frenimi dhe fotografimin e veturës që ka goditur vogëlushin. “Në Prokurorinë Themelore Publike ende nuk ka mbërritur dokumentacioni i kompletuar nga Prokuroria Publike në Kumanovë. Ende pritet arritja e të gjitha dokumentave të kërkuara, ndërsa pas analizimit të të gjitha…
Komunikacioni në rrugën Veles – Shtip pasdite po zhvillohet në mënyrë alternative për shkak të aksidentit afër fshatit Mamutçevë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Aksidenti ka ndodhur sot pasdite rreth orës 13.20 në dalje të fshatit Mamutçevë të Velesit. Janë përplasur një kamion dhe një autobus i cili ka transportuar punëtorë nga Velesi. Janë të lënduar 20 punëtorë. Të gjithë janë kontrolluar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Tek tetë persona janë konfirmuar lëndime më të lehta trupore dhe të njëjtët janë hospotalizuar, ndërsa tek të tjerët pas ndihmës së dhënë mjekësore në ambulancën e spitalit janë dërguar në…
Konsumatorët e objekteve të Muzeut Matkë, restoranti Kanjon Matka dhe kisha “Shën Andrej” në lokalitetin Matkë në Komunën e Sarajit nesër do të jenë pa energji eleketrike nga ora 8.30 e deri në orën 15, kumtoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni. Për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektro shpërndarës, pa energji elektrike në periudhën e njëjtë të ditës do të mbesin edhe konsumatorët e një jese të rrugës “Aminta Treti”, numrat nga 70 e përpjetë, më saktë objektet në rrethinën e udhëkryqit me bulevardin “Mitropolit Teodisij Gologanov” (Klubi i deputetëve, kafeneja “Ka”,…
Vetëm tre muajt e parë të 20018-tës kanë ndodhur gjithsej 1899 aksidente trafiku, prej të cilëve 876 me pasoja më të rënda dhe 28 aksidente me pasojë vdekjen. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, faktor kryesor edhe më tej vazhdon të jetë drejtimi i veturës me shpejtësi më të madhe nga ajo që është e lejuar. Qyteti Gjithsej nr. aksidenteve Aksidente me pasoja të rënda SPB Shkup 775 383 SPB Tetovë 249 110 SPB Manastir 176 69 SPB Kumanovë 141 79 SPB Ohër 150 67 Prej aksideneteve të regjistruara vetëm për këtë vit, kanë ndodhur tre aksidente hekurudhore,…
Tregtarët në Bit Pazar të Shkupit thonë se ende nuk ndjehet ndonjë ndikim nga kjo masë, por nëse vazhdon kjo gjendje atëher mund të paraqiten probleme. “Te malli ka ndikim, por ndikim ka pas edhe para se të bëhet kjo çështja e doganës. Nuk ka dallim te çmimet”… “Çmimet nuk kanë luajtur aspak. Por tregu nuk ka puna, ja i thatë është, popull që vijnë dhe blejnë nuk ka aspak, shumë dobët. A është shkaku i Pazarit, apo i partive këtë nuk e di, njëra prej këtyre është”… “Nuk ka ndikuar shumë tek ne sepse ajo është çmimet janë përafërsisht…
Mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima të shoqëruara me breshër dhe erëra të fuqishme kanë kapluar shumë qytete të vendit. Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, rajonet e prekura janë Dibra, Prilepi dhe Kërçova. Sipas Entit Hidrometeorologjik mot i tillë jostabil dhe i freskët është për shkak të aktivitetit të depresionit të Detit të Zi . Këtë sezon vendi jonë kryesisht është nën aktiviteti e depresionit të Detit të Zi, që do thotë këtë vit do të kemi verë më të freskët, do të kemi reshje lokale të kohëpaskohshme jostabile të shoqëruara me bubullima,…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sonte do të marrë pjesë në manifestimin tradicional në Mostar, „Mostar Peace Connection“. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev së bashku me organizatorët nga Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multietnik, kryesuesi me Këshillin e Ministrave të Be-H-së, Denis Zvizdiq, si dhe me fituesit e çmimit “Karta e Mostarit për Paqe”, do të hedhë lule në Urën e Vjetër të Neretvës, në shenjë të paqes. Çmimin “Karta e Mostarit për Paqe” sivjet e marrin kryeministri grek Aleksis Cipras dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq, derisa vitin e kaluar e mori kryeministri Zaev.…
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në fshatin Rramanli të Kumanovës ku tre persona humbën jetën si pasojë e goditjes nga treni, drejtuesi i Hekurudhave të Maqedonisë, Infrastruktura Irfan Hasani shfajësoi veten nga përgjegjësia duke shtuar se në kalimin ku ndodhi aksidenti në atë moment ka punuar shenja sinjalizuese, duke treguar për këtë edhe video nga kamerat e sigurisë. Në këtë rast besoj se Prokuroria është ajo e cila më së miri do reflektoj dhe do të paraqes faktet. Njeriu i cili ka kaluar në moment në kalimin rrugë- hekurudhë nuk iu është përmbajt shenjave të sinjalizimit, ka kaluar në…
Vallë ndërmarrjet ku pjesëmarrje ka zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, do të marrin transhe të re të ndihmës nga shteti? Sipas dokumenteve deri te të cilat erdhi sot Alsat M, shefi i Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Sofçe Jovanovska, si kryetare e Komisionit për vlerësim, i ka radhitur ndërmarrjet „Brako“ dhe „Kast invest“ si fitues të mundshëm të ndihmës shtetërore për avancimin e biznesit. Konstatimi nga vlerësimi i është dërguar Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit. Pritet që sot pasdite, Komisioni qeveritar për sistem, të cilin e kryeson vetë zëvendëskryeministri Angjushev, ta marrë vendimin preliminar për ndihmë shtetërore…