Para Gjykatës Penale në Shkup sot në mëngjes nuk ka qytetarë të cilët protestojnë kundër arrestimeve të personave për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvend të 27 prillit të këtij viti. Komunikacioni, siç lajmëron MIA, po zhvillohet normalisht. Mbrëmë deri vonë para Gjykatës Penale protestuan ithtarë të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarë të familjeve të të arrestuarve. Protesta filloi dje pasdite me thirrjen e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Në protestë folën deputetë aktual dhe të mëparshëm, anëtarë të partisë opozitare, të cilët bënë thirrje për lirim të shpejtë të personave të arrestuar.
Author: Adijat
Ish ministri I brendshëm Mitko Çavkov së bashku me disa deputetë dhe funksionarë të ish pushtetit të VMRO-DPMNE, janë arrestuar sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë publike, njofton agjencia e lajmeve MIA. Përveç Çavkovit, policia ka shoqëruar edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska, aktorin Vlado Jovanovski, Goran Angelov- Qosja nga Velesi dhe ish drejtorin e Fondit shëndetësorë, Sashe Stefanovski. Çavkov dhe deputetët e VMRO-DPM dhe të arrestuesit e tjerë aktualisht gjenden në Gjykatën penale në Shkup, ku jane duke dhënë deklaratë para gjykatësit hetues. Kuptohet se të gjithë dyshohen për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, kur një…
Lidhja e Nxënësve Shqiptarë kremton festat e Nëntorit (Ditën e alfabetit shqip dhe 28 Nëntorit) Festat e Nëntorit janë gëzim për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në botë, pasiqë këto ditë, në vijën empirike të historisë, vendosën kurorën popullit tonë. Manastiri e Vlora, janë qytetet që frekuentohen më së shumti këtë muaj, për hirë të ndodhive që u zhvilluan atje vite më parë, por Shkupi si kryeqendër Dardane, këtë vit ishte mjaftë i pasur me evenimente të ndryshme, kushtuar këtyre festave. Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, njëra ndër organizatat e vetme shqiptare, që përfaqëson shqiptarët, në mesin e shkollarëve, ishte…
VIDEO/ PROMO/ ALMAKOS Avokati i popullit flet në ” Pa teklif” me Naser Selmanin Pse nuk kaloi në Kuvend raporti vjetor i Avokatit të Popullit? Cilat institucione nuk bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit? Përse nuk hetohen nga Prokuroria rastet kur policia thyen ligjin? Ndiqni intervistën e plotë me Avokatin e Popullit, të premten në orën 18:00 në Almakos. ” Pa teklif” nga Naser Selmani.
SHA ELEM do t’i përkrahë inovatorët e rinj të ekipit “Suift”, të cilët ftuan në garën e NASA-s në Maqedoni me zbulimin “senzor për matjen e energjisë diellore” dhe zbulimin e tyre do ta përdorë në projektet e tyre zhvillimore, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i KD të SHA ELEM Dragan Minovski. Ai tha se aparati do të shfrytëzohet për përcaktimin e lokacionit ku është më volitshëm të vendoset një central 10 megavatëshe fotovoltike për prodhimin e energjisë nga dielli, për të cilën SHA ELEM i filloi përgatitjet për ndërtim. Aparati do të përdoret edhe për shfrytëzimin maksimal të…
Maqedonia ka një rritje të shpejtë shqetësuese të borxhit publik, prandaj ka nevojë urgjente për një konsolidim më të fortë fiskal, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi gjendjen financiare të vendit. Paralajmërimet janë se deri në vitin 2022 borxhi i Maqedonisë mund të arrijë deri në 53 përqind, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin vjetor evropian “Ballkani Perëndimor në udhëkryq-Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”, që do të mbahet më 5 dhjetor në Bruksel. Samiti, siç njoftojnë nga shërbimi për informim, organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështetјe të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund. Samiti mbahet pak para miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të bëhet në fillim të vitit 2018. Në samit…
Kompania Makpetrol ka shpallur konkurs për dy punëtorë në Tetovë. Kushti kryesor për të konkurruar është të keni të kryer shkollën e mesme, shkruan Gazeta Lajm. “Konkurs për 2 (dy) punëtorë me kohë të caktuar prej 5 muajve në vendin e punës shitës kategoria II në pikën e karburanteve në Tetovë, Rajoni Pollog në Drejtorinë për shitje me pakicë. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: Arsim të mesëm Përvojë pune së paku një vit Njohje e gjuhës angleze. Orari i punës për këto vende pune zhvillohet me ndërrime. Orari javor i punës është 40 orë, nga e hëna deri të…
Marrëveshja për miqësi me Republikën e Maqedonisë mund të hyjë në fuqi në fund të vitit. Paralajmërimi doli nga bisedimet e sotme të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva në kuadër të seancës së parë të përbashkët të qeverive të dy vendeve. Dy diplomatët e parë deklaruan se do të investojnë përpjekje që parlamentet e dy vendeve, sa më shpejt që është e mundur ta ratifikojnë marrëveshjen. “E përshëndetim Qeverinë bullgare që e ka futur ratifikimin e marrëveshjes në Asamblenë popullore. Shpresoj se deri në fund të vitit ose në fillim…
Spekulimet dhe deklaratat e ish deputetes së LSDM Solza Gërçeva do të formojë parti politike dalin të vërteta pasiqë ajo në facebook ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë atë në procesin e regjistrimit të subjektit të ri politik. Sipas informacioneve që ajo jep, tashmë për formimin e partisë ajo ka pregaditur statusin, programën qëllimin si dhe ideologjinë për veprim, ndërsa emri i partisë thuhet se do jetë ‘Zëri i Maqedonisë’.
Opozita kërkon që propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të kthehet që nga fillimi në procedurë parlamentare. Partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, duke u bazuar në shkeljet, që sipas tyre i kanë bërë propozuesit e ligjit si dhe në deklaratat e komisarit Johanes Han, pretendon se ligji duhet të sillet me procedurë të rregullt dhe duke i paraprirë një debat me ekspertë. Sipas deputetit Dragan Danev, propozimi duhet sillet përmes Komisionit për sistem politik. Opozita VMRO-DPMNE edhe si pushtet edhe si opozitë tani, gjithnjë ka qenë konstruktive dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Por kur nga ne kërkohet të…
Gjykatësja Lidija Trajkovska-Zimbovska dha dy orë pauzë në seancën për lëndën “Trust”, me qëllim që PSP të bëjë printimin e listës me prova, të cilat janë shkruar në 80 faqe. Avokatët kërkuan që këtë herë lista e provave të jetë me numra që më lehtë ta ndjekin nxjerrjen e provave para Gjykatës. Para Gjykatës duhet të dëshmojë edhe drejtuesi i “Sileks jo metale” i cili nuk u paraqit në seancën e kaluar. Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit…