Author: Adijat

Stacioni i autobusit në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) në Shkup nuk do të jetë në funksion prej sot në mesditë deri nesër në orët e mëngjesit kumtoi sot NPQ Shkup. Autobusët e linjës “50” në këtë periudhë do ta shfrytëzojnë stacionin e autobusit afër parkut “Gruaja luftëtare”. “Mbyllja e përkohshme e stacionit është për shkak ngjarjes qendrore në suaza të manifestimit ‘Shkupi Flet’ i cili do të mbahet në Galerinë e grafitit në QTQ”, thuhet në kumtesën e NPQ Shkup.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe ai i Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kontakt me kolegun e tij nga Athina duke i dhënë mbështetje, por edhe qëllimin për të dërguar ndihmë, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të komunës së Athinës, Jorgos Kaminis. “Me kryetarin e komunës së Athinës, Jorgos Kaminis kanë kontaktuar kryetarët e komunave nga Tirana Erion Veliaj dhe të Shkupit Petre Shilegov të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të madhe në atë që kalon Atika, si dhe qëllimin e tyre për ndihmë urgjente përmes Athinës, deri te rajonet e goditura. Kaminis ka falënderuar për solidaritetin…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit është mbajtur në stacionin e policisë pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur një armë, municion dhe marihuanë. Nga SPB Tetovë sot informojnë se efektivët e policisë të zyrës së jashtme për punë kriminale Gostivar, dje mbrëma, me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 17-vjeçarit, banor i fshatit Çegran të Gostivarit.. Sendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe me vërtetim janë marrë për ekspertizë. Minoreni, në prani të familjarit të tij është arrestuar në Stacionin e policisë në Gostivar dhe është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme

Lexo më Shumë

Vetëqeverisja Lokale e Gostivarit iu bashkua fushatës “Ti je një luledielli”, me të cilën grumbullohen mjete për t’i ndihmuar fëmijët e hospitalizuar në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari bleu fanelle për administratorët komunalë, duke përkrahur kështu këtë nismë dhe duke inkurajuar qytetarët e Gostivarit që edhe ata të kontribuojnë në këtë drejtim. Prezantuesja e njohur shqiptare dhe kryetare e Fondacionit për grumbullimin e mjeteve, Albana Osmani, udhëheqëse e fushatës senzibilizuese e cila tha se është e kënaqur me rrjedhën e kësaj fushate në Maqedoni dhe se është shumë e lumtur që…

Lexo më Shumë

Katastrofat natyrore nuk njohin kufij dhe i tejkalojnë kontestet, kumtojnë nga MPJ greke dhe u falënderohen të gjithëve për ndihmën e ofruar dhe përkrahjen dhe solidaritetin e shprehur. “E shprehim falënderimin tonë të sinqertë deri te ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushoglu dhe te i IRJM-së, Nikolla Dimitrov për reagimin e tyre të shpejtë të ofrojnë mjete ajrore për shuarjen e zjarreve vdekjeprurëse në Atikë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, MPJ greke iu falënderua edhe Qipros, Izraelit, Spanjës dhe Komisionit Evropian për ndihmën e ofruar, por…

Lexo më Shumë

Në 34 rajone të Drejtorisë për punë pronësore juridike nëpër Maqedoni mund të parashtrohen kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore. Zyrat janë të hapura për pranim të kërkesave çdo ditë, nga ora 7:30 deri në 16:30. Me ndryshimet e paradokohshme të Ligjit për privatizim të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, është prolonguar afati për parashtrim të kërkesës për privatizim të tokës. Kërkesa parashtrohet në sektorin rajonal në komunën ku ndodhet toka. Në dokumentet e nevojshme për parashtrim të kërkesës është dëshmia për identifikim të kërkuesit, respektivisht personat që janë trashëgues të tij sipas dispozitave për trashëgimi (fotokopje nga letërnjoftimi apo…

Lexo më Shumë

Kinemaja udhëtuese “Makedoks” e përfundon udhëtimin e nëntë, këtë vit në rajonin e Strugës, me “MakeDoks” eko-doku maratonën filmike të festivalit të gjashtë “DrimON” nesër mbrëma nga ora 22 në Shtëpinë e Kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë. Ditët paraprake Kinemaja udhëtuese kishte projeksione të filmave dokumentar në fshatrat strugan Tashmarunishte, Radozhdë dhe Mali Vlaj. “Në ndërkohë arriti edhe gjenerata e dytë e “Dokunikulci”, me çka filloi edhe punëtoria për film dokumentar kreativ. Të rinjtë menjëherë e kapën ritmin e Kinemasë udhëtuese, morën pjesë në projeksionin në Radozhdë, kishin udhëtim tërëditor në fshatin e shkëlqyer malor Mali Vlaj, ndërsa vetëm për…

Lexo më Shumë

Qeveria sot do ta mbajë seancën e rregullt, të 81-të, në të cilën me propozimin e Drejtorisë për ZZHTI ministrat do të vendosin lidhur me propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për kontraktimin e marrëveshjes për t’iu ndarë ndihmë shtetërore Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime BAUMER Shkup. Shërbimi për media paralajmëroi se do të vendoset edhe për projekt marrëveshjen për qira afatgjate të zonës industriale Strugë të Shoqërisë tregtare për prodhim, tregti dhe shërbime REÇI Enterprises Strugë. Me propozimin e NP Hekurudhat dhe Infrastruktura e Maqedonisë do të shqyrtohet informacioni për procesin e tjetërsimit të tokës e cila ka…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, më datë 23.07.2018 duke rregulluar trafikun në rrugët ,,Vëllezërit Gjinovski,, dhe ,,Major Çede Filipovski,, në Gostivar, ndërsa 49 vjeçari C.C. nga fshati Debresht, i cili ka drejtuar veturën e tipit ,,Mercedes,, fillimisht nuk e ka respektuar urdhrin e tyre, me të cilën është sjellë në mënyrë agresive, pastaj edhe rëndë i ka poshtëruar dhe fyer pjesëtaret e policisë. Personi C.C. menjëherë është arrestuar në Stacionin e policisë- Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ballafaqohet me padi adekuate.

Lexo më Shumë

Një person i vdekur, ndërsa pesë janë lënduar, mes tyre dy fëmijë, në aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orë 20 në rrugën magjistrale Ohër- Kërçovë. MPB ka bërë të ditur se janë ndeshur vetura “Opel Astra” me targa të Kërçovës i drejtuar nga personi A.K. (32) nga Kërçova dhe vetura e tipit “Mercedes” me targa gjermane i drejtuar nga H.R (45) nga fshati Veleshtë i Strugës me vendbanim në Gjermani. Në akidentin H.R ka marrë lëndimë të rënda trupore ku me veturë të Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër ku në ora 23.40 ka ndërruar…

Lexo më Shumë

Atdheu ynë do t’ia dalë. Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Përgjithmonë do të jemi maqedonas dhe do të flasim në gjuhën maqedonase, porositi sot në mëngjes përmes Fejsbukut, kryeministri Zoran Zaev. Porosia e Zaevit pason pas takimit të djeshëm të liderëve në të cilin nuk u arrit marrëveshja për referendumin. Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni në takimin në Klubin e deputetëve u dakorduan për zgjedhjen e KSHZ-së, për Ligjin për financimin e partive politike dhe për qeveri teknike sipas Modelit të Përzhinës gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk arritën të dakordohen…

Lexo më Shumë

Shtatëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 11 nga 13-aksidente që në 24 orët e fundit kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore i ka sanksionuar 200 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga trafiku janë përjashtuar 90 shoferë. Sipas raportit të policisë, 21 persona e kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patent shoferi,katër fillestarë, një automjet ka qenë me probleme teknike, pesë automjete të paregjistruara dhe dy për shkak të mbingarkesës. Në mënyrë jo të rregullt janë parkuar 65 vetura, ndërsa shërbimi i karrotrecit i…

Lexo më Shumë