Author: Adijat

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1944149428959233/ Antarët e KSHZ edhe pse të revoltuar, me 9 vota “ pro” dhe asnjë “ Kundër” në seancë publike votuan që t’i kthejnë shpërblimet e marra për zbatimin e zgjedhjeve, sepse nuk duan të shihen si të korruptuar, pavarësisht se të njejta janë ligjore. Çdonjëri prej tyre individualisht do të vendosin nëse paratë do t’i kthejë në buxhetin e Maqedonisë apo do t’i donojnë Gjatë debatit anëtarët e shfaqën hapur revoltën e tyre për këtë, siç thanë, paragjykim të opinionit publik, duke thënë se shpërblimet kanë qenë të merituara pasi çdonjëri prej tyre e ka ditur kur i fillon…

Lexo më Shumë

Në vend si 16 vjeçarë, tinejxherët kur të mbushin 17 vjeç do të kenë të drejtën për aftësim për drejtimin e automjetit. Kufiri i sipërm lidhur me afatin e patentës së shoferit do të jetë për personat mbi 70-vjeçarë, e jo si deri tani mbi 65-vjeç. Kjo parashikohet në ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion, i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, e të cilat sot janë miratuar në Komisionin e Kuvendit për mbrojtje dhe siguri. Përveç rritjes së moshës për përftimin e të drejtës për aftësim për drejtimin e automjetit, propozuesit e ndryshimeve, deputetët e LSDM-së, po ashtu…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga parimi për transparencë, në faqen e saj të internetit publikoi dokumente, informacione dhe të dhëna të reja që janë të qasshme për opinionin e gjerë. Në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë për herë të parë, mund të gjenden informacione për buxhetin e Ministrisë, raportet e revizionit, rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës dhe rregullorja për organizimin e brendshëm, lista e të gjithë të punësuarve në institucionin me numra zyrtarë të telefonave dhe postës elektronike. Gjithashtu, për herë të parë për opinionin janë të qasshme edhe informacionet që kanë të bëjnë në…

Lexo më Shumë

Një grup prej gjashtëmbëdhjetë nxënësish dhe dy supervizorëve nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Gostivar” janë në trajnim dyjavor në Zvicër. Qëndrimi realizohet në kuadër të projektit “Implementimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”, të organizuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në të cilin shkolla është përfshirë që nga viti 2012. Në kuadër të këtij projekti në shkollë me sukses funksionon bashkësia e shkollës dhe Fëmija Avokat, që punojnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kundër-diskriminimit dhe multikulturalizmit dhe përmirësimit të kushteve për realizimin e mësimit në shkollë. “Shkëmbimi ndërkulturor mbahet në fshatin e fëmijëve ‘Pestalozzi’, Trogen, ndërsa…

Lexo më Shumë

Dukuria e blerjes së provimit nga studentët, duke i ndarë një shumë parash profesorëve të caktuar shqiptarë është një dukuri që vazhdon të jetë e pranishme në Maqedoni. Kjo praktikë më e pranishme ka qenë gjatë periudhës së kaluar, kur shumë emra të profesorëve eminent për një shumë të caktuar parash kanë shitur provimet. Siç mëson INA, kjo dukuri kriminale ka qenë më evidente në Fakultetin Pedagogjik, ku shpërtheu edhe skandali i dhënies së vërtetimeve për diplomim të shumë personave, që tani janë nën hetim dhe bëhet fjalë për arsimitarë, policë dhe kuadro të tjerë të sistemuar nëpër institucione shtetërore.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Estonisë realizoi sërë takimesh me përfaqësues të lartë të vendit mes të cilëve edhe me Klen Jarac, Drejtor i zyrës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë. Si dhe me Erik Nils Kros, Kryetar i grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë, njofton Portalb.mk. “Në takime u hapën tema për bashkëpunim dypalësh mes Maqedonisë dhe Estonisë, bashkëpunimin rajonal në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e rajonit. Theks të…

Lexo më Shumë

Deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Kërsto Mukoski, paradite erdhën në Gjykatën Penale në pyetje para gjykatësit në procedurë paraprake për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Pritet që gjatë ditës para gjykatësve të paraqiten edhe kolegët e tyre Sasha Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski. Një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në gjykatë dha vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se shikuar juridikisht sipas tij nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, ia lë gjyqit që tëvendosë për atë dhe beson në të. Gjashtë deputetë  janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria…

Lexo më Shumë

”Ndodhi kjo që nuk e prisja. Kemi një gjyqtar pa përvojë. Ne morëm  vlerësim të një aktakuze, që është heqja e bombave, të njëjtën gjë e kërkoi Zoran Zaev. Për atë është miratuar për mua është refuzuar. Gjykata është një dhe unë e besoj,por jo dhe gjykatësen.Pres një gjykim brutal. Ne kërkojmë atë që Zoran Zaevit i lejohet ta bëj të vlej dhe për mua “, tha gazetari dhe biznesmeni Dragan Pavlovic – Latas,përcjell Fol. Ai është akuzuar në rastin “Total” së bashku me tre kompani: Total Doel Marketing, Total Media Center dhe Mediamax, në të cilën ai duket si pronar…

Lexo më Shumë

Ngjarje solemne për shënimin e 5 dhjetorit, Ditës botërore të vullnetarizmit do të mbahet sot në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje janë paraparë fjalime të kryetarit të Kryqit të Kuq, Romel Velev dhe zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri. Do të ndahen edhe çmime për vullnetarët për arritje të veçanta nga ana e Kryqit të Kuq të RM-së.

Lexo më Shumë

Sektori për parandalim pranë SPB-së Shkup, kryetari i Komunës Aerodrom Zllatko Marin, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe nxënës të shkollave fillore në këtë komunë sot në mesditë do ta fillojnë fushatën “Viti 2018 i lumtur dhe i sigurtë-në shoqërim familjar dhe miqësor”. “Qëllimi themelor i fushatës është ngritja e ndërgjegjes tek qytetarët, veçanërisht te popullata e mitur për rrezikun nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, ulja e numrit të të lënduarve nga përdorimi i tyre, si dhe ndërmarrja e një sërë aktivitetesh preventive të drejtuara ndaj mbajtjes dhje ngritjes së nivelit të përgjithshëm të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov në shoqëri të SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski sot do t’i vizitojë njësitet e ARM-së në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles, ku zyrtarisht do të hapet Qendra për simulime në Komandën për trajnime dhe doktrina (KTD). Në ngjarje do të marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë. Ivanovi, siç kumtuan nga ARM-ja, do t’i vizitojë edhe akomodimet dhe kapacitetet për trajnim të KTDsë, me ç’rast do t’i vizitojë ushtarët të cilët janë në shërbim…

Lexo më Shumë

Në Stacionin e vogël sonte në ora 20 do të hapet ekspozita e fotografive fituese të Pride Photo Award për vitin 2016, të cilën e organizojnë ambasadat e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë. Pride Photo Award është konkurs ndërkombëtar vjetor i fotografisë me fokus në diversitetin seksual dhe identitetin gjinor. Çdo vit fotografë në mbarë botën i ndajnë pikëpamjet më kreative, më sfiduese dhe më stereotipe të gjinisë dhe seksualitetit. Juria ndërkombëtare eksperte i selekton veprat më të mira pas së cilës organizohet ekspozitë botërore. Ekspozita tashmë është vendosur në Amsterdam, Bolonjë, Xhakartë, Hanoi dhe në San…

Lexo më Shumë