Një grup prej gjashtëmbëdhjetë nxënësish dhe dy supervizorëve
nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Gostivar” janë në trajnim dyjavor në Zvicër. Qëndrimi realizohet në kuadër të projektit “Implementimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”, të organizuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në të cilin shkolla është përfshirë që nga viti
2012.
Në kuadër të këtij projekti në shkollë me sukses funksionon bashkësia e shkollës dhe Fëmija Avokat, që punojnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kundër-diskriminimit dhe multikulturalizmit dhe
përmirësimit të kushteve për realizimin e mësimit në shkollë.
“Shkëmbimi ndërkulturor mbahet në fshatin e fëmijëve ‘Pestalozzi’, Trogen, ndërsa grupi i SHMEK ‘Gostivar’ prej 16 nxënësve është zgjedhur si rezultat i punës së deritashme aktive”, informuan nga shkolla.
Qëllimi i shkëmbimit ndërkulturor është që studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi për të drejtat e fëmijëve, parimet e dialogut ndërkulturor dhe komunikimit, anti-diskriminimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit dhe vlerave të tolerancës mes kulturave të ndryshme.
Data 29.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë


