Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i
forcave të armatosura Gjorge Ivanov në shoqëri të SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski sot do t’i vizitojë njësitet e ARM-së në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles, ku zyrtarisht do të hapet Qendra për simulime në Komandën për trajnime dhe doktrina (KTD). Në ngjarje do të marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë.
Ivanovi, siç kumtuan nga ARM-ja, do t’i vizitojë edhe akomodimet dhe kapacitetet për trajnim të KTDsë, me ç’rast do t’i vizitojë ushtarët të cilët janë në shërbim vullnetar dhe do të njihet me kushtet për qëndrimin dhe punën e tyre, ndërsa do t’i vizitojë edhe kadetët në kursin vijues për nënoficerë të parë.
Njëherit, nga ana e KTD-së para të pranishmëve do të prezantohet edhe letërsia ushtarake profesionale e cila është përpunuar si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të formimit të ARM-së
Data 29.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë


