Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga parimi për transparencë, në
faqen e saj të internetit publikoi dokumente, informacione dhe të dhëna të reja që janë të qasshme për opinionin e gjerë.
Në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë për herë të parë, mund të gjenden informacione për buxhetin e Ministrisë, raportet e revizionit, rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës dhe rregullorja për organizimin e brendshëm, lista e të gjithë të punësuarve në institucionin me numra zyrtarë të telefonave dhe postës elektronike.
Gjithashtu, për herë të parë për opinionin janë të qasshme edhe informacionet që kanë të bëjnë në mbrojtjen e informatorëve, personit zyrtar për denoncim të mbrojtur të brendshëm dhe Rregulloren për denoncim të mbrojtur të brendshëm, si dhe të dhëna për oficerin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Krahas dokumenteve dhe informacioneve të reja të vendosura, në faqen e internetit të Ministrisë janë të qasshme edhe plani për furnizime publike, organogrami për organizim të brendshëm, tekste të konsoliduara të ligjeve dhe akteve nënligjore, formularë që i shfrytëzojnë qytetarët gjatë dorëzimit të parashtresave deri te Ministria për realizimin e të drejtave të tyre dhe formularë me kërkesë të qytetarëve për dhënien e akteve reale, tarifave për kompensime për dhënien e akteve reale, listë të informacioneve me karakter publik dhe personit të obliguar për informacione me karakter publik, listë të regjistrave dhe kontakt nga Ministria për informacione të përgjithshme. Gjithashtu publikisht janë të qasshme edhe biografitë e ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror.
Opinioni, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, mund të njihet edhe me aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Drejtësisë përmes paralajmërimeve të cilat vendosen në faqen fillestare të faqes zyrtare të internetit. Të gjitha dokumentet e lartpërmendura janë të qasshme në www.pravda.gov.mk.
Data 29.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë
- (VIDEO) Propozim Ligji për kontratat e përhershme, VLEN synon zgjidhjen e problemit, BDI: Procesi do të keqpërdoret
- NATO feston 103-vjetorin e Republikës së Turqisë
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë


