Author: Adijat

Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli, Metodija Velikçkovski prej sot deri më 15 të këtij muaji në kuadër të programit partner për bashkëpunim do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA. Gjatë qëndrimit në SHBA, shefi i SHM të ARM-së është planifikuar që të realizojë më shumë takime në nivel të lartë në Shtabin e shoqëruar të forcave të armatosura (FA) të SHBA-së në Pentagon dhe në sektorin për operacione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (KB), ndërsa para përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së do të ketë fjalim të vetin për sfidat e sigurisë për rajonin dhe për orvatjet e Republikës…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, sot në Shkup do të mbahet konferencë “Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike”, në organizim të platformës së organizatave qytetare (OQ) për luftë kundër korrupsionit. Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i zyres për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzalez. Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit përfshin 15 organizata qytetare, të cilat në këtë moment e zbatojnë projektin e quajtur “Përforcimi i Platformës së OQ për luftë kundër korrupsionit”, i financuar nga ana…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme i kryesuar nga sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska merr pjesë në Konferencën e pestë globale të Interpolit për tregti me njerëz dhe emigrimit ilegal në Doha. Siç informoi sot MPB, sekretarja shtetërore dhe koordinatore kombëtare e Republikës së Maqedonisë Magdalena Nestorovska ka realizuar takim dypalësh me ministrin e Zhvillimit të Administratës, Punës dhe Politikës Sociale dhe koordinatorit kombëtar për tregti me njerëz të shteti të Katarit Eisa Saad al Naimi. Në takim Nestorovska dhe Al Naimi kanë këmbyer përvoja lidhur me nevojën e ndërtimit të qasjes së përbashkët në luftën kundër tregtisë me…

Lexo më Shumë

Në shkollën e mesme “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup sot do të promovohet Raporti nga hulumtimi i zbatuar për inkluzivitet të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta në arsimin e mesëm, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në prezantimin e raportit do të marrin pjesë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska dhe zëvendës-përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it, Elspet Erikson. Raporti, i cili është hartuar në bazë të të dhënave nga pyetësorët të parashtruar deri te të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni, si dhe nga analiza e zbatuar e…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Drejtësisë, sot do të prezantohen gjetjet, respektivisht mospërputhjet e konstatuara nga verifikimi në funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave nga Rregullorja gjyqësore në gjykata. Në prezantim do të mbajë fjalim ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji. Grupi punues nga Ministria e Drejtësisë, deri më tani ka kryer verifikime të sistemeve AKMIS në Gjykatën Penale, Gjykatën e Apelit Shkup dhe në Gjykatën Penale. Në raportin e grupit ekspert të Rajnhard Pribe është konstatuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të sistemit AKMIS, i cili si sistem i automatizon dhe përcjell lëndët nga hapja iniciale e lëndës…

Lexo më Shumë

Katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëzetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit dhe shtatë shoferë për rreshtim jo të drejtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë, të gjithë për shkak se e kanë drejtuar automjetin pa e marrë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja, njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00. Do të bllokohen udhëkryqet në vijim: – Udhëkryqi te QT Mavrovasja; – Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh; – Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë. Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup në orën 18:00.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në Forumin e 10-të ndërkombëtar “Paqe dhe sport” që po mbahet në Principatën e Monakos, nën patronazhin e princit të Monakos, Albertti II. Tema e mbajtjes së sivjetshme jubilare të forumit “Paqe dhe sport” është “Inovacione në sport në funksion të transformimit shoqëror”. Në forumin në Monako, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, do të shqyrtohen mënyrat, në të cilat inovacionet shoqërore, të përdorura në sport, mund të përdoren për përballje me problemet vijuese shoqërore dhe sfidat e ardhshme. Qëllimi është që të ofrohen vendime avancuese, të cila do…

Lexo më Shumë

Këshilltarët nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” u larguan nga mbledhja e tretë, e Këshillit të komunës në shenjë revolte për paraburgimin e anëtarëve të VMRODPMNE-së për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të këtij viti. “Jemi dëshmitarë se po paraburgosen njerëz të cilët mendojnë më ndryshe se Qeveria aktuale dhe është absurde që në të tilla kushte, ne këtu të debatojmë për buxhete ose të shqyrtojmë raporte finaciare”, tha Dragan Petkovski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së. Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska theksoi se vendi për diskutime të tilla nuk është në Këshillin…

Lexo më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-ve, Zaim Ajro nga Ladorishti i Strugës falë ndihmës së mërgatës shqiptare është bërë me shtëpi. Familjarët e tij përmes një letre kanë shprehur faleminderime dhe urata për ndihmën e dhënë për këtë familje. Ja letra e shkruar: Unë Nuhi Miftari në emër te familjes time së pari falemnderoj Allahun e lartë madhërishëm si shkaktar kryesor për këtë çështje. Falemnderoj bashkësine Shqiptare-Islame Schwerzenbach në krye me Azir Ajro dhe Idris Murtishi. Falemnderoj të gjithë mërgimtarët dhe bashkë fshatarët për kontributin e tyre. Gjithashtu falenderoj Shoqatën Islame Ladorishtë dhe Bashkesinë Lokale Ladorishtë bashkë me kryetarin Xhevdet Dauti. Të gjithë…

Lexo më Shumë

Aktivistët e Lëvizjes LEAD do ta realizojnë projektin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”, sot në ora 15, në Parkun e Gruas, ku do ta pastrojnë parkun nga mbeturinat. Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku. Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër, përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin…

Lexo më Shumë

Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën duhet të zgjidhen prokurorë të rinj publikë. Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin prokurorë publikë pas shpalljes së Konkursit në Gazetën zyrtare të RM-së nga 22 qershori i vitit 2017.

Lexo më Shumë