Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të
marrë pjesë në Forumin e 10-të ndërkombëtar “Paqe dhe sport” që po mbahet në Principatën e Monakos, nën patronazhin e princit të Monakos, Albertti II.
Tema e mbajtjes së sivjetshme jubilare të forumit “Paqe dhe sport” është “Inovacione në sport në funksion të transformimit shoqëror”.
Në forumin në Monako, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, do të shqyrtohen mënyrat, në të cilat inovacionet shoqërore, të përdorura në sport, mund të përdoren për përballje me problemet vijuese shoqërore dhe sfidat e ardhshme.
Qëllimi është që të ofrohen vendime avancuese, të cila do ta theksojnë fuqinë e sportit në krijimin e shoqërisë së qëndrueshme, inkluzive dhe të qetë.
Kjo është pjesëmarrja e tretë e presidentit Ivanov në forumin ndërkombëtar “Paqe dhe sport”.
Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin ndërkombëtar “Paqe dhe sport” presidenti Ivanov do të realizojë takim bilateral me princin e Monakos, Alberti II.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë
- Gostivarasi akuzohet për dhunë ndaj partneres dhe vajzës së saj të mitur
- Arrestohet 26-vjeçari në Koçan me marihuanë
- Suspensioni i prokuroreve pas vrasjes së Arlinda Zekajt


