Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli, Metodija Velikçkovski
prej sot deri më 15 të këtij muaji në kuadër të programit partner për bashkëpunim do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA.
Gjatë qëndrimit në SHBA, shefi i SHM të ARM-së është planifikuar që të realizojë më shumë takime në nivel të lartë në Shtabin e shoqëruar të forcave të armatosura (FA) të SHBA-së në Pentagon dhe në sektorin për operacione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (KB), ndërsa para përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së do të ketë fjalim të vetin për sfidat e sigurisë për rajonin dhe për orvatjet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në integrimet euroatlantike, a cila do të jetë paraqitja e parë e këtilla e një përfaqësuesi të ARM-së në Kongresin e SHBA-së.
Konform axhendës, është parashikuar që gjenerali Veliçkovski që të takohet me kryesuesin e Shtabit të bashkuar të FS të SHBA-së, gjeneralin Xhozef Danford, me nënsekretarin për operacione paqeruajtëse pranë KB-së, Zan Pjer Lakrois, me këshilltarin pranë sektorit për operacione paqeruajtëse, gjeneral nënkolonelin Karlos Loitei, ndërsa do të realizojë takim edhe me komandantin e Gardës nacionale të Vermontit, gjenral-majorin Stiven Kej.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë
- Gostivarasi akuzohet për dhunë ndaj partneres dhe vajzës së saj të mitur
- Arrestohet 26-vjeçari në Koçan me marihuanë
- Suspensioni i prokuroreve pas vrasjes së Arlinda Zekajt


