Këshilltarët nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” u larguan nga
mbledhja e tretë, e Këshillit të komunës në shenjë revolte për paraburgimin e anëtarëve të VMRODPMNE-së për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të këtij viti.
“Jemi dëshmitarë se po paraburgosen njerëz të cilët mendojnë më ndryshe se Qeveria aktuale dhe është absurde që në të tilla kushte, ne këtu të debatojmë për buxhete ose të shqyrtojmë raporte finaciare”, tha Dragan Petkovski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.
Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska theksoi se vendi për diskutime të tilla nuk është në Këshillin e Komunës së Kumanovës, por në pres-konferenca partiake, dhe më pas 11 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së u larguan nga mbledhja.
Megjithatë seanca e këshillit u mbajt, sepse ka pasur kuorum për punë.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Apple sjell revolucionin e ri me MacBook-ët e parë me ekran me prekje
- Frika dhe përgjegjësia: Biseda e Arlinda Zekajt para tragjedisë
- Këshilltarët e Bashkisë të Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor
- Dhunoi bashkëshorten, kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit nga Vinica
- 44-vjeçari nga Prilepi arrestohet me drogë
- Gostivarasi akuzohet për dhunë ndaj partneres dhe vajzës së saj të mitur
- Arrestohet 26-vjeçari në Koçan me marihuanë
- Suspensioni i prokuroreve pas vrasjes së Arlinda Zekajt


