Sigurimi i kontrollit të numrit të qenve endacakë përmes rrugës humane dhe stacionit përgjegjës dhe trajtimit të kafshëve është zgjidhja e vetme sistemore për problemin me qentë endacakë me të cilat këto ditë pati disa incidente ku ishin sulmuar më shumë banorë të Shkupit. Për këtë zgjidhje sot në konferencë për shtyp informoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, si dhe për rregullimin e përgjegjësisë së pronarëve të kanakarëve për parandalimin e incidenteve në qytet. “Punojmë në vendosjen e çipave të gjithë qenve në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Ky proces i cili merr periudhë të…
Author: Adijat
Miriba Zhuta-Osmani e cila për disa kohë drejtoi Çerdhen e fëmijëve në Strugë ka theksuar se ndaj saj është ushtruar presion dhe mobing, ku i është kërkuar që të vazhdojë të udhëheq çerdhen, por me një kusht. Ajo në një prononcim për Strugalajm ka theksuar se është përballur me presionin e njerëzve të komunës dhe njerëzve të pushtetit, të cilët kërkonin sipas saj të qëndrojë në këtë detyrë, por të largojë nga puna të gjithë të edukatoret dhe nëpunësit e tjerë të çerdhes që janë të punësuar me kontrata në vepër. ’’Puna në çerdhen e Strugës është specifike, sepse ke…
Kryetari i “Javës Kulturore Shqiptare” në Kumanovë Agim Behluli ka reaguar në profilin e tij në facebook me një shqetësim të ri që po kanoset Kumanova, e veçanërisht vendbanimet shqiptaret. Ja reagimi i tij në facebook: Në qendër të vëmendjes CASINOT në Kumanovë…Kësaj radhe “jabanxhinjtë” e paskan vendosur të stacionohen edhe te tregu i gjelbërt, ku kalojnë fëmijë, nxënës, studentë, arsimtarë dhe intelektualë të ndryshëm…He moj Kumanovë e vuajtur,e shtypur dhe e lënë nën mëshirën e kohës,po ti a nuk meriton të kesh më shumë respekt…?!Ne kemi nevojë për rehabilitim,rehati,paqë dhe qetësi.Duam që përballë syve të fëmijëve tanë,të mos duken…
Partia më e madhe greke opozitare Demokracia e Re kërkoi nga kryeministri Aleksis Cipras ta sqarojë deklaratën e tij të dhënë në Beograd lidhur me çështjen për emrin e Maqedonisë. Zëdhënësja e Demokracisë së Re, Marija Spiraki, ka kërkuar nga Ciprasi të thotë a vlen ende pozicioni kombëtar gjithëpërfshirës i formuar në Samitin e NATO-s në Bukuresht të vitit 2018 se zgjidhja eventuale për emrin duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm gjegjësisht “erga omnes”. Cipras të shtunën në Beograd në konferencën e përbashkët me kolegët e tij nga Serbia, Bullgaria dhe Rumania deklaroi se pret që vitin e ardhshëm…
Krijimi i strategjisë për punësim inkluziv, është qëllimi i punëtorisë që u mbajt sot në Gostivar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, institucioneve arsimore, organizatave joqeveritare, qendrave për punë sociale dhe për punësim dhe afaristëve. Për rëndësinë e nevojës për zbatimin e masave efikase për ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë foli edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. “Papunësia është problem krucial për pjesë më vitale të shoqërisë dhe kjo rezulton me shpërngulje masive të rinisë tonë. Gostivari ndodhet në vendin e dytë në Maqedoni lidhur me emigrimin e të rinjve në Evropën Perëndimore dhe vendeve tejoqeanike.…
Nisma qytetare “Koalicioni O2″ për ajër të pastër” kërkon që Qeveria ta rrisë buxhetin për mbrojtjen e mjedisit të jetesës për vitin 2018 prej 0,4 për qind nga BPV, sa është planifikuar, në të paktën 2,5 për qind. Në të kundërtën, prej atje paralajmërojnë ngritjen e procedurës kundër Republikës së Maqedonisë për shkeljen e konventave të ratifikuara, Kushtetutën, të drejtat e njeriut dhe të fëmijës, me parashtrimin e padive dhe ankesave deri te institucionet ndërkombëtare kompetente, por edhe protesta radikale. Lartësia e mjeteve të parapara për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, uljen e ndotjes dhe ndërprerjen e minierave, sipas kësaj…
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë më 6 nëntor të këtij viti solli aktvendim me të cilin e zbut Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë i dorëzuar nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa me të cilin është konfirmuar se me vendimin e Këshillit Penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, lidhur me privimin nga liria të Edmond Themelkos, është shkelur ligji në dobi të të akuzuarit, njofton PSP në kumtesën e sotme. Sipas PSP-së, me aktvendimin e Gjykatës Supreme është konfirmuar vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake nga 12 shkurti i vitit 2016, me të…
Derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe për shitje me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,09, gjegjësisht për 0,74 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 66 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të sitet për 67,5, EURODIZEL (D-E V) për 54,5, ndërsa Vaji ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 43 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE-së për 0,02 denarë për një kilogram ulet çmimi për shitje me pakicë…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo. Nga Ministria kumtuan se në takim është biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mundësitë për thellimin e tij. Të dyja palët kanë theksuar se prioritet do të jetë realizimi i projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe me burimet ujore
Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë do të mbajnë seancë të përbashkët ndërqeveritare më 15 dhjetor në qytetin e Pogradecit. Në seancë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, do të bisedohet në shumë tema, me qëllim që të përmirësohet aktiviteti i përbashkët bilateral dhe dialogu politik për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat. Duke i pasur parasysh angazhimet e ndërsjella nga bashkëpunimi rajonal, të orientuar ndaj Bashkimit Evropian, Procesit të Berlinit, qëllimeve të projektuara në Samitin e Kartës së Adriatikut në Trieste dhe krijimi e zonën rajonale ekonomike, në fokus të seancës ndërqeveritare do të…
Ministria për Trasnpost dhe Lidhje këto ditë do të nënshkruajë tender për realizimin e projekteve për ndërrimin dhe instalimin e ujëmatësve dhe intergimin e tyre në system, leximi i largët në rrjetin e furnizimit me ujë të komunës së Kumanovës, njoftoi sot zyrtarët e ndërmarrjes publike Kumanovë “Ujësjellësi”. Projekti vlen një milion euro dhe 600,000 euro, të siguruara nga Banka Europiane e Investimeve, do të sigurohen instrumente të reja elektronike për zbulimin e defekteve nëntokësore dhe krijimin e zonave të reja dhe virtuale të furnizimit dhe menaxhimit e humbjeve të ujit. “Brenda projektit, do të instalohet softueri për menaxhimin e…
Deputetët e paraburgosur për ndodhitë e 27 prillit, Johan Tarçullovski, Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski gjenden në listën e delegatëve që në Kongresin e VMRO-së më 22 dhe 23 dhjetor në Vallandovë do të zgjedhin liderin e ri partiak. Krahas tyre, në listën e delegatëve gjendet edhe ish ministri i brendshëm Mitko Çavkov që po ashtu dyshohet për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, transmeton Medial.mk.