Miriba Zhuta-Osmani e cila për disa kohë drejtoi Çerdhen e fëmijëve në Strugë ka theksuar se ndaj saj është ushtruar presion dhe mobing, ku i është kërkuar që të vazhdojë të udhëheq çerdhen, por me një kusht.
Ajo në një prononcim për Strugalajm ka theksuar se është përballur me presionin e njerëzve të komunës dhe njerëzve të pushtetit, të cilët kërkonin sipas saj të qëndrojë në këtë detyrë, por të largojë nga puna të gjithë të edukatoret dhe nëpunësit e tjerë të çerdhes që janë të punësuar me kontrata në vepër.
’’Puna në çerdhen e Strugës është specifike, sepse ke të bësh me fëmijë të vegjël .Nuk është normale që edukatoret dhe të punësuarit e tjerë(në pjesën dërrmuese femra) që janë familjarizuar me punën të largohen, vetëm sepse ata janë me kontratë dhe janë punësuar nga administrate e kaluar.Këtë situatë unë si drejtoresh e Çerdhes në Strugë nuk do ta lejoja dhe sot ndodhem në pozicionin e edukatores’’,ka theksuar për Strugalajm, Miriba
Zhuta-Osmani.
Prej shumë kohësh Struga ndeshet me problem të theksuara sa i përket hapësiarave në Çerdhet e Strugës, ku vetëm muajve të fundit gjatë drejtimit të kësaj çerdhe nga ZhutaOsmani u bënë disa investime dhe shtesa objektesh gjë që ndikoi në shtimin e hapësiarave akomoduese për fëmijët që frekuentojnë këtë institucion në Strugë. (INA)
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


