Partia më e madhe greke opozitare Demokracia e Re kërkoi nga
kryeministri Aleksis Cipras ta sqarojë deklaratën e tij të dhënë në Beograd lidhur me çështjen për emrin e Maqedonisë.
Zëdhënësja e Demokracisë së Re, Marija Spiraki, ka kërkuar nga Ciprasi të thotë a vlen ende pozicioni kombëtar gjithëpërfshirës i formuar në Samitin e NATO-s në Bukuresht të vitit 2018 se zgjidhja eventuale për emrin duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm gjegjësisht “erga omnes”.
Cipras të shtunën në Beograd në konferencën e përbashkët me kolegët e tij nga Serbia, Bullgaria dhe Rumania deklaroi se pret që vitin e ardhshëm të ketë zhvillime pozitive lidhur me çështjen me Maqedoninë nëse, siç theksoi, Shkupi vendos të bëjë hapa pozitiv përpara.
“Konsideroj se 2018 mund të jetë vit me rëndësi vendimtare për problemet për të cilat me vite jemi marrë me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ndoshta viti 2018 do të sjellë disa zhvillime pozitive nëse Qeveria e re në Shkup vendos të bëjë hapa pozitiv përpara drejt zgjidhjes së këtij
problemi. Nëse ata heqin dorë nga retorika se janë pasardhës të vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë dhe nga pohimet e veta irredentiste, atëherë ndoshta dhe do të mund të gjejmë ndonjë zgjidhje të përbashkët. Në këtë rast unë do të jem i pari i cili do ta garantojë perspektivën evropiane të sigurisë të vendit fqinj”, deklaroi Cipras.
Kërkesa e Demokracisë së Re deri te Ciprasi përkon me raundin e ri të bisedimeve për emrin, që pas pauzës prej tre viteve, sot dhe nesër po mbahet në Bruksel.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


