Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë më 6 nëntor të këtij
viti solli aktvendim me të cilin e zbut Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë i dorëzuar nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa me të cilin është konfirmuar se me vendimin e Këshillit Penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, lidhur me privimin nga liria të Edmond Themelkos, është shkelur ligji në dobi të të akuzuarit, njofton PSP në kumtesën e sotme.
Sipas PSP-së, me aktvendimin e Gjykatës Supreme është konfirmuar vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake nga 12 shkurti i vitit 2016, me të cilin është konfirmuar se është e ligjshme urdhëresa e kësaj Prokurorie Publike për privim nga liria të Themelkos.
Njëherit, Gjykata Supreme gjeti se PSP është kompetente për rastin konkret, se ka autorizime të japë urdhër për privim nga liria, të udhëheqë me procedurë para-hetuese, t’ua orientojë aksionet organeve kompetente dhe se e ka në dispozicion policinë gjyqësore. Gjithashtu, me aktvendimin vërehet se është i gabueshëm qëndrimi i Këshillit Penal se urdhër për privim nga liria mund të caktojë vetëm gjykata kompetente, por saktëson, se e drejtë themelore dhe detyrë e prokurorit publik është që t’i ndjekë kryerësit e veprave penale dhe t’i ndërmerr masat dhe aksionet e nevojshme.
Si përkujtim, më 12 shkurt të vitit 2016, me urdhër të prokurorit publik të PSP-së, Themelko është privuar nga liria, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake është kërkuar të shqiptohet masë paraburgim. Gjykatësi ka konfirmuar se është i ligjshëm privimi nga liria i Themelkos, megjithatë nuk ka shqiptuar masë paraburgimi, por masë kujdesi. Ndaj këtij vendimi të gjykatësit të procedurës paraprake mbrojtja e Themelkos dorëzoi ankesë, ndërsa Këshilli Penali të njëjtës gjykatës më 19 shkurt të vitit 2016 e pranoi ankesën dhe e shfuqizoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake
duke konfirmuar se është i paligjshëm privimi nga liria.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!
- Detaje nga aksioni policor, këta persona dyshohet se janë përfshirë në hetim
- Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Azerbajxhanit takohen në Ankara
- Rama fton studentët për dialog: Një thirrje për paqe dhe bashkëpunim
- Konfirmohet opinionisti i dytë i Big Brother VIP Kosova 5
- Rritja alarmante e rasteve me grip: A(H1N1) dhe COVID-19 në qarkullim
- “Nuk e ke vendin këtu o Taulant”/ Berisha akuza të forta Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën? Je më kriminel se Sueli!
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas


